• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

3 momentet më të këqija për të blerë një makinë

nga Fast News
1 year më parë
në Finance
0
3 momentet më të këqija për të blerë një makinë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Blerja e një makine është një vendim i madh. Përveç markës së makinës, ju duhet të bëni dhe disa zgjedhje të tjera si: a do të blini një makinë të re apo të përdorur, nëse do të merrni kredi apo do ta paguani me para në dorë, çfarë karakteristikash duhet të ketë ajo…

Por një faktor tjetër i rëndësishëm për blerësit e makinës është periudha në të cilën ata e blejnë makinën. Për t’ju ndihmuar me këtë vendim, këtu janë 3 momentet më të këqija në të cilat ju nuk duhet të blini një makinë:





  1. Periudha e pranverës

SipasUSAA, periudha e pranverës është periudha gjatë së cilës njerëzit janë duke shijuar motin e mirë dhe shumë prej tyre i kanë xhepat plot – sepse tashmë festat e fundvitit kanë përfunduar. Shitësit nuk kanë shumë konkurrencë, prandaj ata nuk ofrojnë të njëjtat ulje si në periudhën e ngadaltë të vitit.

Pra, kur është periudha e duhur për të blerë një makinë? Muajt e dimrit dhe fundviti janë momentet më të përshtatshme për të kërkuar makina me ulje. Në pritje të vitit të ardhshëm, shitësit duhet të përmbushin kuotën e shitjeve prandaj çmimet ulen dhe shitjet rriten – veçanërisht gjatë festave.

Nëse nuk prisni dot deri në fund të vitit, ju mund të gjeni çmime të leverdishme për makina ne fund të muajit ose në fund të tremujorit.

Ju gjithashtu mund të përfitoni nga çmimet e modeleve të vjetra kur pikat e shitjeve promovojnë modele të reja të makinave, në fund të verës ose në fillim të vjeshtës.

  1. Kur karta e kreditit apo llogaria juaj bankare është e ulët

Disa konsumatorë bëjnë blerje duke u bazuar te gjendja e tyre financiare në të ardhmen, duke harruar gjendjen e tyre financiare aktuale. “Unë i kam shlyer të gjitha borxhet, tani situata ime financiare do të përmirësohet” apo “Unë do të filloj një punë të re së shpejti, kështu që rroga ime do të jetë më e lartë,” kështu arsyetojnë disa njerëz. Por në këto situata, këta blerës shpesh detyrohen të marrin borxhe për të shlyer paratë e blerjes së makinës. Prandaj nëse doni të blini një makinë sigurohuni që jeni në gjendje të paguani për të dhe mos harroni që pas blerjes iu duhet dhe një thes me para për ta mbajtur.

  1. Blerjet e momentit

Kur bëni një blerje të momentit, ju nuk arrini të mendoni për detajet e kësaj blerjeje. Makinat njihen si blerje të momentit dhe kjo jo për faj të shitësve të zgjuar. Le ta pranojmë, shumica e makinave që ju shihni në showroom-e apo në vitrinat e dyqaneve janë shumë tërheqëse. “Makina ime mund të parkohet vet,” – mendoni ju ndërkohë që po firmosni “qorrazi” blerjen e saj.

Fatmirësisht, procesi i blerjes së makinës ka ndryshuar pak dhe kërkimi online është hapi i parë që hedh një blerës i interesuar.

Duke parë modele të ndryshme me çmimet përkatëse tashmë blerësi e ka më të lehtë t’i shmanget një blerjeje të çastit të pamenduar mirë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Zbardhet skema e uljes së tatimit të pagave. Kategoritë që do të përfitojnë

Para

Çmimi i Bitcoin është në rritje. Çfarë do të ndodhë më pas?

Para
Çmimi i Bitcoin është në rritje. Çfarë do të ndodhë më pas?

Çmimi i Bitcoin është në rritje. Çfarë do të ndodhë më pas?

Të Gjitha

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

nga Fast News
12:30 | 18/06/2025
0

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

nga Fast News
11:53 | 18/06/2025
0

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

nga Fast News
16:37 | 17/06/2025
0

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

nga Fast News
16:27 | 17/06/2025
0

Recent News

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

12:30 | 18/06/2025
Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

11:53 | 18/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar