• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

2023, “viti i artë” i turizmit, por gara ende e hapur me rajonin

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
2023, “viti i artë” i turizmit, por gara ende e hapur me rajonin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Sulce, drejtuese se Fast News Economy

Viti që lamë pas shënoi periudhën më të mirë për turizmin shqiptar, me rreth 10.1 milionë turistë dhe shtroi terrenin për një 2024 edhe më të mbarë. Pritshmëritë e qeverisë janë për rreth 14 milionë turistë këtë vit, cka do ta shndërronte vendin tonë në një ndër destinacionet kryesore të preferuara në rajon.





Të dhënat e Institutit Europian të Statistikave tregojnë se ka pasur një rritje të ndjeshme të netëqëndrimeve dhe norma e rritjes është më e larta jo vetëm në rajon, por në të gjithë Europën.

Për 10 mujorin 2023, që janë të disponueshme të dhënat, rritja e net qëndrimeve në total në strukturat akomoduese në Shqipëri ishte 55.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Pas Shqipërisë, në rajon renditet Mali i Zi me 19.4%. Ndërkohë që rritja në mesataren e vendeve europiane është 6.3%. Gjithsej, Shqipëria shënoi 5.57 milionë net qëndrime të vendasve dhe të huajve në 10 muajt e vitit 2023, nga 3.58 milionë në të njëjtën periudhë të 2022-it.

“Rëndësia e sektorit të turizmit për peisazhin ekonomik të Shqipërisë, tashmë  është e pamohueshme. Parashikimet për vitin 2023 në terma konkret do të jenë 22% e PPB-së, me  një kontribut prej  4,26 miliardë euro (viti 2022 kontriboi me 21,6%).  Ka pasur rritje të konsiderueshme të netëqëndrimeve krahasuar me rajonin, por duhet të theksoj se informaliteti ka qenë evident. Hyrjet e turistëve me netëqëndrimet nuk rakordojnë. Ka qenë kërkesa e shoqatave të turizmit që vendosi në lëvizje qeverinë për të kërkuar nga motorët e shitjes on line të mos lejojnë të operojnë subjekte, që nuk kanë një nipt aktiv. Qeveria rriti kontrollin nëpërmjet ndryshimeve ligjore dhe aplikoi gjoba për subjektet e paregjistruara. Efekti ishte i menjëhershëm . Nga muaji nëntor 2023  kemi një rritje me 68% te netëqëndrimeve. Sipas informacioneve nga një sondazh, kemi një rritje 25-30-% të rezervimeve në hotele për periudhën qershor – gusht 2024, duke ndjekur një trend rritës”, shprehet Zak Topuzi, kryetar i Shoqatës së Hoteleri- Turizmit për Fast News Economy.

Por sipas tij, pavarësisht rritjes së numrit të turistëve dhe normës së rritjes së netëqëndrimeve, kundrejt rajonit jemi pas përsa i përket numrit mesatar të netëqëndrimeve për turist.

“Pavarësisht rritjes së numrit të turistëve në mënyrë progresive,  pesha e turistëve ndërkombëtarë ishte 56,4%, ndërsa turistët vendas kontribuan me 43,6% në totalin e mbërritjeve. Në krahasim, numri mesatar i netëqëndrimeve për turist në Shqipëri është 2.44, duke u tejkaluar nga Maqedonia e Veriut me 2.95, Serbia me 3.16 dhe Mali i Zi  me 3.7. Kjo sipas të dhënave të Institutit të Statistikave”, shprehet Topuzi.

Të ardhurat nga sektori i turizmit

Turizmi gjeneroi një rekord të ardhurash vitin e kaluar. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, bëhet fjalë për 4.1 miliardë euro, me rritje 1.3 miliardë euro kundrejt vitit 2022. Ndërsa krahasuar me periudhën para pandemisë, (viti 2019) të ardhurat nga turizmi janë dyfishuar.

Por ndërsa turistët e huaj kanë zgjedhur Shqipërinë për të pushuar, shqiptarët janë larguar jashtë vendit. Shpenzimet e tyre gjithashtu kanë shënuar rritje të ndjeshme. Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë rezulton se gjatë vitit 2023, shpenzimet e qytetarëve shqiptarë jashtë arritën në 2.3 miliardë euro, me rritje 600 milionë euro kundrejt vitit 2022.

Pavarësisht kësaj tendence, bilanci në sektorin e turizmit rezultoi pozitiv dhe në vend kanë mbetur 1.8 miliardë euro.

Problemet e sektorit të turizmit

Por pavarësisht vitit të suksesshëm turistik që lamë pas dhe atij aktual që gjithashtu ka nisur mirë, turizmi në Shqipëri paraqet probleme të shumta, që sipas operatorëve të tregut duhet të zgjidhen, që sektori të ketë një zhvillim të qëndrueshëm në afatgjatë dhe turistët të jenë të kënaqur. Kryetari i Shoqatës së Tur Operatorëve, Kliton Gërxhani evidenton si shqetësimin kryesor mungesën e stafit të kualifikuar. Pasi në finale, turizmi është shërbim.

“Problemet në turizëm janë disa, por mbi të gjitha do të evidentoja mungesën e stafit të kualifikuar. Kërkesa e turizmit rritet, kurse numri i punonjësve zvogëlohet. Një tjetër problem është mungesa e koordinimit të shtetit me sektorin privat për vizionin dhe zhvillimin e turizmit. Ndërkohë që shqetësim është edhe mungesa e kontrollit dhe standardizimit te tregut”, shprehet ai.

Ndërkohë që për Zak Topuzin, kryetarin e Shoqatës së Hoteleri Turizmit problemet që duhet të marrin zgjidhje janë disa, përfshi zhvillimin e turizmit elitar, që është kategoria e turizmit që realizon më shumë të ardhura.

“Problemi më madhor për Shqipërinë paraqitet sezonaliteti. Nga ekonomitë e rajonit, Shqipëria tregon shpërndarjen më të fortë sezonale të ardhjeve e cila është e përqendruar në muajt e verës, 53% e tyre ne  qershor – gusht. Industria e turizmit në vend  përballet me sfidën e sezonalitetit, gjë që duket  nga vendi i 108-të që ajo zë nga 117 ekonomi në treguesin e sezonalitetit (Raporti i Forumit Ekonomik Botëror 2022).

Problem tjetër është mungesa e kapaciteteve akomoduese.  Turizmi i  “rërës dhe detit” duhet të jetë mbizotërues. Vendit i mungojnë resortet dhe hotelet me kapacitete 200-300 dhoma për të akomoduar kategorinë e turistëve me carter. Vazhdojmë të ndërtojmë fshatra turistikë me status investitori strategjik për vila e apartamente, duke dëmtuar rëndë  potencialet që kemi.

Tjetër problem është diversifikimi i Produktit Turistik dhe  mungesa e Turizmit Elitar, pa lënë pas dore turizmin masiv. Sot është gjithashtu një sfidë reale, duke pasur parasysh konkurrentët rajonalë, si Greqia, Italia, Kroacia dhe së fundi Mali i Zi.  Evropa është destinacioni kryesor turistik në botë dhe turizmi evropian eliter përfaqëson midis 130-170 miliardë euro në vit. Brenda vitit 2030 do të kemi trefishim e të ardhurave nga ky turizëm. Studimi tregon se ndërsa turistët  elitar zënë vetëm 2% të kapaciteteve  të akomodimit, gjenerojnë afro 22% të të ardhurave të përgjithshme evropiane nga turizmi, përbëjnë 22% të shpenzimeve të akomodimit dhe deri në 33% të shpenzimeve për kulturën, argëtimin dhe blerjet.

Por duhet të jemi të kujdesshëm: Turizëm Elitar në një ambient te ndotur nuk mund të ketë “Shqipëria  shitet si paketë: Aeroport- Destinacion. Largimi i mbeturinave dhe eliminimi i derdhjeve të ujërave të ndotur në det është një sfidë për Shqipërinë.

Transporti publik është një gangrenë. Gjithashtu, përmirësimi i qarkullimit rrugor, sidomos korridori veriut duhet të shpallet emergjencë kombëtare. Një turist nuk mund të konceptojë një vend turistik pa një transport publik eficient e të organizuar. Kjo do të jetë sfida e radhës për ne”, shprehet Topuzi.

Kryetari i Shoqatës së Hoteleri Turizmit vë në dukje edhe një risk që do të ketë turizmi shqiptar dhe që duhet të mbahet parasysh. Kjo edhe pse ecuria e sektorit këtë vit duket premtuese.

“Lëvizja pa viza e Kosovës do të jetë një sfidë e re  për vendin. Kosova vërtet ka destinacion Shqipërinë, por turizmi patriotik nuk mund të prevalojë ndaj eksplorimit vitet e parë të tregjeve të reja më cilësore”, argumenton Topuzi.

Ndërkohë që Kliton Gërxhani është skeptik sesi do t’i përgjigjet tregu fluksit të turistëve.

“Volum që do të vazhdojë në rritje besoj, por kjo nuk do të pasqyrohet në cilësinë e turistëve dhe shërbimit. Do të kemi më shumë punë për të njëjtat të ardhura në fund (ose më pak) sesa para pandemisë”, shprehet ai.

Turizmi është “asi nën mëngë” i ekonomisë shqiptare. Sektori ku duket se po përqëndrohen investimet e privatëve dhe ato të qeverisë. Sektori që po gjeneron më shumë vende pune, madje edhe me paga të larta. Por është gjithashtu sektori që ende nuk e ka treguar veten, duke qene në “provë” të fortë përballë një konkurrence që nuk fal dhe që turizmin e kanë traditë.

Etiketa: aktualitet
Pas

10 gjëra që, nëse nuk i bëni, do të pendoheni më vonë

Para

“Edhe fshatrat, të moshuarit apo diaspora”, ngrihet strategjia 1.6 mld lekë për sipërmarrjet inovative

Para
“Edhe fshatrat, të moshuarit apo diaspora”, ngrihet strategjia 1.6 mld lekë për sipërmarrjet inovative

“Edhe fshatrat, të moshuarit apo diaspora”, ngrihet strategjia 1.6 mld lekë për sipërmarrjet inovative

Të Gjitha

Ku flenë turistët e huaj? Vetëm 1 në 5 sistemohen në apartamente apo hotele

Ku flenë turistët e huaj? Vetëm 1 në 5 sistemohen në apartamente apo hotele

nga Fast News
10:00 | 19/06/2025
0

“Mund të humbni të gjitha paratë”, AMF paralajmëron për platformën e palicencuar të monedhave virtuale

“Mund të humbni të gjitha paratë”, AMF paralajmëron për platformën e palicencuar të monedhave virtuale

nga Fast News
09:30 | 19/06/2025
0

Roli i Ngushticës së Hormuzit në tregtinë globale – Si mund të ndikojë bllokimi i saj në furnizimin me naftë?

Roli i Ngushticës së Hormuzit në tregtinë globale – Si mund të ndikojë bllokimi i saj në furnizimin me naftë?

nga Fast News
09:00 | 19/06/2025
0

Qëndrimi para kompjuterit për një kohë të gjatë, e rrezikshme për shëndetin

Qëndrimi para kompjuterit për një kohë të gjatë, e rrezikshme për shëndetin

nga Fast News
08:30 | 19/06/2025
0

Recent News

Ku flenë turistët e huaj? Vetëm 1 në 5 sistemohen në apartamente apo hotele

Ku flenë turistët e huaj? Vetëm 1 në 5 sistemohen në apartamente apo hotele

10:00 | 19/06/2025
“Mund të humbni të gjitha paratë”, AMF paralajmëron për platformën e palicencuar të monedhave virtuale

“Mund të humbni të gjitha paratë”, AMF paralajmëron për platformën e palicencuar të monedhave virtuale

09:30 | 19/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar