Afrimi i muajve të sezonit veror kombinuar me sasinë e lartë të informalitetit në treg ka bërë që monedha europiane të humbasë më tej terren javët e fundit. Që prej fillimit të marsit euro nuk ka ngritur kokë duke prekur nivele të reja.
“Në këtë kurs këmbimi presionin më të madh e jep sasia e eurove si pasoje turistëve të shumtë por dhe euro informale por njëkohësisht dhe ndikimin e investimeve të huaja direkte që kanë qenë në nivele të konsiderueshme apo dhe faktor të tjerë që kanë të bëjnë për shpejtësinë e rritjes së ofertës monetare në lekë”, u shpreh Adrian Civici, ekspert ekonomie.
Krahasuar me fillim vitin e kaluar, në janar dhe shkurt ku euro mesatarisht u regjistrua drejt 116 lekëve, muajt e parë të 2024 e fiksuan në 13 lekë më pak.
Disponibilitetin e madh të euros në tregun monetar dhe financiar sipas ekspertëve mund ta ndihmonte një ndërhyrje e mëtejshme e Bankës së Shqipërisë.
“Dy janë elementët që mund të ndihmojnë. Deri tani kemi folur për ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë për të bërë blerje masive në treg për të rritur rezervën valutore por gjithsesi dhe kjo ka një limit. Elementi dytë është rritja e masës monetare në lekë dhe ajo ka ndikuar se ka të bëjë më rritjen e pagave, përmirësimin e bilancit tregtar.”
“Po ti referohemi tendencës 24 mujore të fundit shkaku kryesor ka qenë sasia shumë e madhe e euros në tregun monetar dhe financiar”.
Vlera më e lartë që monedha europiane arriti në 2023 ishte në muajin janar duke arritur deri në nivelin e 102 lekëve në fund të vitit.(grafik) Por pritshmëritë për thyerjen e rekordit 10.1 milionë turistëve në 2023, a pritet ta rrezikojë valutën drejt 100 lekëve? “Nëse presioni do jetë po aq i fortë në kuptimin e fluksit dhe disponibilitetit të euros, normal që ndikimi do jetë për poshtë, në favor të lekut.”
Nga mesatarisht 123 lekë në 2019 në 108 lekë në 2023, në gjysmë dekadën e fundit euro ka rënë me 11.5%./ A2 CNN
ECURIA E KURSIT TE KEMBIMIT EURO/LEK
(Burimi: Banka e Shqiperise)