Pak ditë më parë qeveria miratoi skemën kombëtare të subvencioneve në bujqësi, ku mbështetje do të jepen për 8 kategori. Por a siguron kjo skemë dhe kjo masë subvencionesh mbështetjen e duhur për këtë sektor? Eksperti Ilir Pilku analizon në intervistën e mëposhtme për Fast News Economy gjendjen e sektorit, krahasimin me vendet e rajonit dhe ndikimin e skemës së qeverisë tek fermerët dhe blegtorët.
Sa eshte priorotet bujqesia per qeverine?
Nese do ti referohemi strategjise se zhvillimit bujqesor dhe rural (2021-2027), strategjise kombetare te ujitjes dhe kullimit (2019-2031), dhe planeve te tyre te veprimit, verehet nje prioritet i larte i mbeshtetjes se bujqesise, si ne vlerat e financimit ashtu edhe ne targetet e percaktuara.
Rritja e konkurrueshmerise, permisimi i standarteve te produkteve bujqesore, harmonizim dhe perafrimi me standartet e BE-se, përmirësimi i infrastrukturës rurale jane prioritetete te rëndësishme për ekonominë rurale dhe për përmirësimi i cilësisë së jetës dhe reduktimit te emigrimit dhe migrimit rural-urban.
Sa financohet bujqesia krahasuar me vendet e tjera te rajonit?
Mbështetja buxhetore për bujqësinë në Shqipëri ka pasur luhatje gjate 5 viteve te fundit, gje qe krijon paqendrueshmeri ne zhvillimin e sektorit. Shuma e mbështetjes buxhetore për bujqësinë në Shqipëri ka qenë relativisht i ulët, më pak se 2 për qind e bujqësisë (Vlera e Shtuar Bruto) ose nën 50 euro/ha të zonës bujqësore të shfrytëzuar krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor (ËBC) dhe mesatarja e Bashkimit Evropian (ref.FAO report 2022). Skemat e subvencionit jane ne vleren me te ulet krahasuar me vendet e Ballkanit Perendimor. Nese do te marrim si krahasim mbeshtetjen buxhetore te subvencioneve ne Maqedonine e Veriut e cila ka disavantazhe konkurruese ne krahasim me Shqiperine, financimi buxhetor me subvencione per vitin 2024 eshte ne shumen e 119 milion Euro. Ne Shqiperi buxheti akorduar per vitin 2024 eshte ne shumen 31.4 milion euro.
Sa arrin te trajtoje problemet e bujqesise skema kombetare e subvencioneve?
Skemat e subvencionit ne Shqiperi jane ne vlera shume te ulta dhe nuk perfshijne te gjithe aktivitetet potenciale ne bujqesi. Per aktivitetet bujqesore te perzgjedhura, mbeshtetja e masave per njesi, ha/krere/nr kosheresh bletesh eshte minimaliste. Vlen te permendet qe subvencionet nuk arrijne objektivin e percaktuar ate te “Rritjes se konkurrueshmërisë së prodhimeve bujqësore në mjedise të mbrojtura, të bimëve mjekësore dhe aromatike dhe të prodhimeve blegtorale” apo rritjen e standarteve te sigurise ushqimore dhe ato te marketingut.
Cfare masash duhen marre per zhvillimin e bujqesise?
Bujqesia Shqiptare ka nevoje per nje master plan qe duhet te fokusohet ne 6 drejtime kryesore:
1). Percaktimi i avantazhet krahasuese dhe konkurruese te bujqesise Shqiptare per penetrimin ne eksportet Ballkanike dhe ato Europane. Avantazhet krahasuese duhet të kthehen në avantazhe konkurruese me fokus në prioritizimin e produkteve konkurruese të nivelit të parë të frutave, perimeve, ulliri, agrumet, arroret, blegtoria, peshkimi apo ato te perpunuara.
2). Buxhetimi i aktiviteteve me avantazhe konkurruese. Skemat e subvencionit duhet te pershijne nje game te madhe aktivitetesh bujqesore dhe blegtorale, perfshire edhe agroturizmin, ku masat e financimit te kene nje vlere shume here me te madhe. Keto masa financimi do rrisin prodhimin e fermereve te vegjel, do permisojne standartet e tyre, duke i pergatitur ato per te perthithur fondet e IPARD-it. Rritje te aksesit ne dhënien e stimujve financiar per te rinjte ne sektorin bujqesor.
3). Ri-dimensionimimi i ekstensionit bujqesor duke rritur njohuritë agronomike, aftësitë e menaxhimit të shumë kulturave, standartet e marketingut dhe sigurise ushqimore.
4). Zhvillimin e sistemit te informacioni te tregut apo zhvillimin e inteligjencës së tregut, instrument orientues per prodhuesit bujqesor.
5). Financim strategjik ne infrastukturen rurale, qe lidhet kryesisht me kanalet vaditese, kulluese dhe rruget rurale dhe jo vetem, qe lidhin fermat bujqesore me kapacitete grumbulluese/eksportuese.
6). Impementimi i menjehershem i detyrimeve qe Ministria e Bujqesise ka ne lidhje me kapitujt 11 dhe 12, obligime qe vijne nga procesi i skriningut te Nentorit 2023. Kjo do ti kerkoje rritje te kapaciteteve profesionale ne Ministrine e Bujqesise dhe ri-modelim te struktures organizative.