• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Sa taksa mbi pronën paguan qytetarët në 2023? – Formula e re ndryshon rrjedhën, çdo pasuri do të taksohet sipas vlerës

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Sa taksa mbi pronën paguan qytetarët në 2023? – Formula e re ndryshon rrjedhën, çdo pasuri do të taksohet sipas vlerës

Miniature model house standing on a stack of coins.

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Për të tretin vit radhazi, të ardhurat që buxheti i shtetit mbledh nga taksa e pasurisë qëndrojnë thuajse në të njëjtin nivel. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se për vitin 2023, qytetarët kanë paguar afro 6.2 miliardë lekë apo 59.5 milionë euro, një rritje shumë e lehtë krahasuar me vitet 2021-2022, edhe pse përbën shifrën më të lartë të regjistruar në dekadën e fundit.

Të ardhurat nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme dhe transaksionet e kryera me to (veçanërisht taksa e ndërtesës) kanë ndjekur prirje rritëse ndër vite, ndonëse me ritme të moderuara. Rreth 5 vite nga reformimi i taksës së pronës (taksa e ndërtesës), problematikat e lidhura me të drejtat e pronësisë dhe mungesës së regjistrave kadastralë, ndër të tjera, pengojnë shfrytëzimin e plotë të potencialit të kësaj takse.





Gjithashtu, rritja e numrit të lejeve të ndërtimit të dhëna dhe sipërfaqeve ndërtimore pritej të jepnin një kontribut pozitiv në të ardhurën e gjeneruar prej kësaj takse. Në tre vitet e fundit, të ardhurat nga kjo taksë vlerësohen në mesatarisht 0.3% ndaj PBB-së nominale, raport ky ndjeshëm më i ulët krahasuar me mesataren e vendeve të rajonit të Evropës Juglindore,  prej rreth 0.6% të PBB-së.

Për këtë arsye vitin që lamë pas qeveria hodhi për konsultim publik projektligjin për taksimin e pasurive të paluajtshme, në të cilin parashikohet që taksa për  ndërtesën të variojë nga 0.1 % -0.2% e vlerës së saj. Baza e taksës së pasurisë është vlera e taksueshme e pasurisë së paluajtshme dhe për banesën e parë, qytetarët përfitojnë zbritje.

Kjo formulë do të nisë zbatimin nga viti 2026, ndërkohë që pjesë e draftit është taksimi i tokës truall, tokës bujqësore, njësive të biznesit, etj, gjë që pritet të rrisë ndjeshëm të ardhurat nga ky zë.

Në ndarjen sipas bashkive, rreth 46% e të ardhurave nga taksa për pasuritë e paluajtshme mblidhet në bashkinë Tiranë, rezultat i përqendrimit të një numri të lartë banesash dhe ndërtesash në këtë territor por edhe mirë administrimit të saj. Bashkia Durrës renditet e dyta për nga pesha në të ardhurat nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme me rreth 5% ndaj totalit, ndjekur nga bashkitë Fier, Elbasan dhe Vlorë./TV Scan

Etiketa: aktualitet
Pas

Gjykata e Arbitrazhit rrëzon kërkesën e shtetit për mungesë juridiksioni, vendos gjykimin në themel për dëmshpërblim 40 mln euro për koncesionin e Durrësit

Para

Turizmi “pa kohë”, gjysmë milion turistë të huaj në janar

Para
Turizmi “pa kohë”, gjysmë milion turistë të huaj në janar

Turizmi "pa kohë”, gjysmë milion turistë të huaj në janar

Të Gjitha

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

nga Fast News
10:36 | 08/06/2025
0

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

nga Fast News
10:33 | 08/06/2025
0

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

nga Fast News
16:06 | 07/06/2025
0

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

nga Fast News
16:04 | 07/06/2025
0

Recent News

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

10:36 | 08/06/2025
Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

10:33 | 08/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar