• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Bonot e interesit “pa interes”. Frenohet rritja e interesave

nga Fast News
1 year më parë
në Finance
0
Bonot e interesit “pa interes”. Frenohet rritja e interesave
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Normat e interesit të letrave të qeverisë, për të cilat kanë interes për të investuar kryesisht qytetarët, kanë mbetur thuajse të pandryshuara në ankandin e fundit. Një situatë që reflekton vendimin e Bankës së Shqipërisë për të mbajtur të pandryshuar normën bazë të interesit, cka reflektohet më pas tek interesat e letrave me vlerë, por edhe kërkesës relativisht të ulët për të investuar në këto instrumente financiarë.

Në ankandin e fundit të zhvilluar nga Banka Qendrore, norma  e interesit të bonove të thesarit me afat maturimi 1-vjeçar arriti në 3,63%, vetëm 0,01%  më shumë se në ankandin e fundit.





Në ankandin e fundit u vu re edhe kërkesa jo shumë e lartë për të investuar. Shuma e kërkuar nga Ministria e Financave nuk u arrit të plotësohej, ku nga 12,5 miliardë lekë të shpallura, qytetarët dhe investitorët e tjerë ofruan 12,4 miliardë lekë.

Ministria e Financave ka planifikuar një huamarrje intensive në muajt e parë të vitit dhe kjo ka bërë që në disa prej ankandeve tregu të mos i përgjigjet dot të gjithë nevojës për financim. Vetëm në muajt janar dhe shkurt parashikohet të realizohet pothuajse 30% të volumit vjetor të huamarrjes për vitin 2024.

Në total, për të mbuluar deficitin buxhetor, paguar borxhet e vjetra dhe për të financuar disa projekte, qeveria planifikon të marrë 415,2 miliardë lekë borxh këtë vit. Pjesa më e madhe e huasë pritet të merret brenda vendit dhe më pak nëpërmjet një eurobondi.

Ecuria e interesave të letrave me vlerë të qeverisë mbetet e paqartë për periudhë në vijim, pasi do të varet shumë nga perspektiva e ekonomisë, normat e interesit në momentin e ankandeve dhe kërkesa nga ana e investitorëve.

Etiketa: aktualitet
Pas

Si të motivoni brezin e ri për punë?

Para

Blinken mbërrin sot në Tiranë, zbardhen 2 marrëveshje që do të nënshkruhen

Para
Blinken mbërrin sot në Tiranë, zbardhen 2 marrëveshje që do të nënshkruhen

Blinken mbërrin sot në Tiranë, zbardhen 2 marrëveshje që do të nënshkruhen

Të Gjitha

Si mund ta godasin ekonominë globale tarifat tjera të Trumpit ndaj Rusisë?

Si mund ta godasin ekonominë globale tarifat tjera të Trumpit ndaj Rusisë?

nga Fast News
09:30 | 10/08/2025
0

Sa është realisht shtrenjtimi i jetesës në Shqipëri në 2025?

Sa është realisht shtrenjtimi i jetesës në Shqipëri në 2025?

nga Fast News
09:00 | 10/08/2025
0

Nëse punoni shumë me kompjuter, ju duhet kjo vitaminë

Nëse punoni shumë me kompjuter, ju duhet kjo vitaminë

nga Fast News
08:30 | 10/08/2025
0

Asgjë për t’u çudititur me çmimet në jug!

Asgjë për t’u çudititur me çmimet në jug!

nga Fast News
08:00 | 10/08/2025
0

Recent News

Si mund ta godasin ekonominë globale tarifat tjera të Trumpit ndaj Rusisë?

Si mund ta godasin ekonominë globale tarifat tjera të Trumpit ndaj Rusisë?

09:30 | 10/08/2025
Sa është realisht shtrenjtimi i jetesës në Shqipëri në 2025?

Sa është realisht shtrenjtimi i jetesës në Shqipëri në 2025?

09:00 | 10/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar