• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Puna në distancë, si renditet Shqipëria? – Në vendin e 51-të në botë, por të fundit në rajon për koston e jetesës

nga Fast News
1 year më parë
në Të gjitha
0
Puna në distancë, si renditet Shqipëria? – Në vendin e 51-të në botë, por të fundit në rajon për koston e jetesës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas të dhënave të Indeksit Global të Punës të publikuara nga “NordLayer”, publikim ky që përkon me gjashtëmujorin e parë të vitit 2023, Shqipëria renditet në vendin e 51-të si një ndër destinacionet kryesore të punës në distancë mes 108 vendeve të marra në studim.

Ky indeks, potencialin e këtyre vendeve për t’u kualifikuar e bazon në katër dimensione kryesore për secilin. Vlerësimi në pikë bazohet në sigurinë kibernetike, ekonominë, infrastrukturën dhe sigurinë sociale, elementë këta që garantojnë cilësinë e punës në distancë. Siguria kibernetike lidhet me sigurinë digjitale, pra me integritetin e infrastrukturës, kapacitetin e reagimit ndaj kërcënimeve digjitale etj. Koncepti i ekonomisë i referohet kostos së jetesës, lehtësisë së komunikimit dhe mundësive për kohë të lirë cilësore. Ndërkohë, dimensioni i infrastrukturës digjitale dhe fizike i referohet aftësive digjitale të vendit për të ofruar dhe mbështetur një shërbim të qëndrueshëm, të shpejtë dhe të gjerë interneti.





Nga ana tjetër, siguria sociale përfshin aspektet e sigurisë sociale dhe fizike të punës dhe të jetuarit në distancë. Sipas vlerësimit të këtyre faktorëve Shqipëria ka marrë 0.691 dhe 0.680 pikë në sigurinë kibernetike dhe sigurinë sociale, nga 1 pikë në total, duke u renditur mes 50 shteteve me pikët më të larta. Ndërkohë, nga ana tjetër, në infrastrukturën digjitale dhe ekonomi ka marrë përkatësisht 0.566 dhe 0.652 pikë.

Por si paraqitet Shqipëria krahasimisht me vendet e rajonit? Sipas analizës së ‘Scan Intel’ rezulton se Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë pikët më të larta në rajon duke u renditur kështu si dy të parat. Serbia renditet në vend të 37-të, ndërsa Maqedonia e Veriut në vend të 47-të. Më pas në renditje ndjek Shqipëria vlerësimi i së cilës ishte 0.649 pikë.

Referuar faktorëve të pikëzimit Shqipëria ka siguruar më shumë pikë krahasuar me Maqedoninë e Veriut dhe në sigurinë kibernetike ndërkohë që kjo e fundit është vlerësuar me pikë më të larta në ekonomi, infrastrukturën digjhitale dhe sigurinë sociale. Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina janë vlerësuar me 0.586 dhe 0.537 pikë respektivisht. Për Kosovën ky studim nuk disponon të dhëna.

Danimarka dhe Holanda kryesojnë këtë indeks si dy vendet me infrastrukturën më të përshtatshme për punën në distancë./TV Scan

Pas

Çështjet kryesore për të dalluar njeriun që mashtron

Para

7 shenja që punonjësit tuaj po mendojnë të japin dorëheqjen

Para
7 shenja që punonjësit tuaj po mendojnë të japin dorëheqjen

7 shenja që punonjësit tuaj po mendojnë të japin dorëheqjen

Të Gjitha

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

nga Fast News
08:45 | 06/06/2025
0

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

nga Fast News
08:14 | 06/06/2025
0

Sot Kurban Bajrami! Besimtarët falen në bulevard

Sot Kurban Bajrami! Besimtarët falen në bulevard

nga Fast News
08:12 | 06/06/2025
0

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

nga Fast News
10:00 | 05/06/2025
0

Recent News

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

08:45 | 06/06/2025
Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

08:14 | 06/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar