• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Bie besimi tek ekonomia, viti 2024 nis jo mbarë

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Bie besimi tek ekonomia, viti 2024 nis jo mbarë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Bizneset dhe konsumatorët kanë ulur besimin tek ekonomia, duke sinjalizuar një nisje jo të mbarë të 2024-ës. Sipas vrojtimit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, Treguesi i ndjesisë ekonomike ra me 1.8 pikë në janar. Kjo rënia këtë muaj u ndikua kryesisht nga rënia e besimit në sektorin e ndërtimit dhe të shërbimeve. Në një masë më të vogël ndikoi edhe rënia e besimit konsumator. Nga ana tjetër, besimi në sektorët e industrisë dhe të tregtisë shënuan rritje në muajin janar.





Treguesi i besimit të industrisë (TBI) u rrit me 4 pikë përqindje në muajin janar. Niveli i TBI-së qëndron aktualisht 9 pikë përqindje mbi mesataren historike. Bizneset e industrisë u shprehën më optimiste lidhur me kontratat porositëse nga eksportet dhe gjendjen e prodhimit industrial aktual. Pritjet e bizneseve të industrisë për prodhimin dhe punësimin në të ardhmen regjistruan një rritje të lehtë. Pritjet për çmimet e produkteve që do të prodhojnë në të ardhmen janë vlerësuar me rënie këtë muaj.

Treguesi i besimit në ndërtim (TBN) ra me 8.6 pikë përqindje në janar. Megjithatë, niveli i tij vijon të qëndrojë ndjeshëm mbi mesataren historike, me rreth 18 pikë. Rënia e TBN-së u përcaktua kryesisht nga vlerësimet në rënie për aktivitetin aktual ndërtues. Vlerësimi për nivelin e porosive regjistroi rënie, por në masë më të ulët. Gjithashtu, pritjet për punësimin dhe çmimet që do të vendosin në të ardhmen kanë regjistruar rënie.

Treguesi i besimit në shërbime (TBSH) ra me 5.2 pikë përqindje në janar. Niveli i treguesit aktualisht qëndron 8.1 pikë përqindje mbi mesataren historike. Në rënien e TBSH-së kontribuuan vlerësimet më pak optimiste të bizneseve si për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre, si edhe për nivelin aktual të kërkesës. Gjithashtu, pritjet për kërkesën, nivelin e punësimit dhe ecurinë e çmimeve në të ardhmen vlerësohen në rënie nga këto biznese.

Treguesi i besimit në tregti (TBT) u rrit me 4.9 pikë përqindje në muajin janar. Aktualisht, niveli i TBT-së qëndron rreth 12 pikë përqindje mbi mesataren historike. Në rritjen mujore të TBT-së ndikoi kryesisht vlerësimi më optimist i bizneseve për ecurinë aktuale të biznesit të tyre. Pritjet për punësimin në të ardhmen regjistruan gjithashtu rritje të lehtë. Pritjet për çmimet në të ardhmen u vlerësuan me rënie.

Treguesi i besimit konsumator (TBK) regjistroi një rënie të lehtë me 0.9 pikë përqindje në muajin janar, duke zbritur afër nivelit të mesatares historike. Konsumatorët vlerësuan me rënie situatën e tyre financiare dhe situatën ekonomike të vendit në të ardhmen. Nga ana tjetër, vlerësimi i tyre për blerjet në shuma të mëdha u rrit lehtë në muajin janar.

Etiketa: aktualitet
Pas

Cilat janë qytetet më të ndotura në Shqipëri?

Para

Sulmi kibernetik, INSTAT sqaron publikun: Janë prekur disa sisteme, por jo të dhënat e Censit

Para
Sulmi kibernetik, INSTAT sqaron publikun: Janë prekur disa sisteme, por jo të dhënat e Censit

Sulmi kibernetik, INSTAT sqaron publikun: Janë prekur disa sisteme, por jo të dhënat e Censit

Të Gjitha

Dhoma Amerikane e Tregtisë publikon Indeksin: Përkeqësohet lehtë klima e të bërit biznes

Dhoma Amerikane e Tregtisë publikon Indeksin: Përkeqësohet lehtë klima e të bërit biznes

nga Fast News
15:22 | 31/07/2025
0

Më në fund të dhëna të sakta për fermerët, INSTAT përgatitet për Censin e Bujqësisë

Më në fund të dhëna të sakta për fermerët, INSTAT përgatitet për Censin e Bujqësisë

nga Fast News
15:14 | 31/07/2025
0

Bizneset, afati i fundit për dorëzimin e pasqyrave financiare/ QKB: Mosdorëzimi në kohë, gjoba deri në 60 mijë lekë

Bizneset, afati i fundit për dorëzimin e pasqyrave financiare/ QKB: Mosdorëzimi në kohë, gjoba deri në 60 mijë lekë

nga Fast News
10:30 | 31/07/2025
0

Pastrimi i akseve nacionale, sot skadon afati për bizneset që të lirojnë hapësirat

Pastrimi i akseve nacionale, sot skadon afati për bizneset që të lirojnë hapësirat

nga Fast News
10:00 | 31/07/2025
0

Recent News

Dhoma Amerikane e Tregtisë publikon Indeksin: Përkeqësohet lehtë klima e të bërit biznes

Dhoma Amerikane e Tregtisë publikon Indeksin: Përkeqësohet lehtë klima e të bërit biznes

15:22 | 31/07/2025
Më në fund të dhëna të sakta për fermerët, INSTAT përgatitet për Censin e Bujqësisë

Më në fund të dhëna të sakta për fermerët, INSTAT përgatitet për Censin e Bujqësisë

15:14 | 31/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar