• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Blegtorë e përpunues në konflikt, pse kemi më pak qumësht dhe po e blejmë më shtrenjtë

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Blegtorë e përpunues në konflikt, pse kemi më pak qumësht dhe po e blejmë më shtrenjtë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga viti 2018 ka rënë ndjeshëm numri i të leshtave në vendin tonë. Numërohen rreth 280 mijë krerë më pak dele deri në 2022 çka flet për situatën e rënduar të blegtorëve.

Përballë kësaj situate, rritja e çmimit të qumështit të deleve nga kompanitë përpunuese për të plotësuar nevojat e tyre, nxiti blegtorët vitet e fundit të investojnë më shumë në prodhimin e qumështit nga të leshtat.





Përpunuesit e ua blenë atyre qumështin nga 80 lekë në 2022 në 180 lekë në 2023. Por për shkak të kostove të përpunimit, ata sot kërkojnë të ulin çmimin e blerjes së qumështit nga prodhuesit në 120 lekë/litër. Kjo ka nxitur konfliktin mes dy kategorive të këtij zinxhiri ushqimor. Disbalancën në tregun e qumështit ekspertët e lexojnë si një situatë të shkaktuar nga politikat e munguara të qeverisë.

“Mund të gjejmë një zgjidhje të përkohshme por problemi do shfaqet. Patjetër që fermerët kanë të drejtë në kërkesat e tyre dhe është e vonuar por nga ana tjetër dhe industritë kanë të drejtën e tyre se kostot e përpunimit të tyre janë të larta. Ne kemi krizën e kostove të jetesës që po ndodh në të gjitha vendet”, thotë eksperti Fatos Fico.

Në 2022 nga 1.08 milionë krerë, u prodhuan 69 mijë tonë qumësht, mesatarisht 63 kg secila. Ndër qarqet me prodhimin më të lartë renditet Vlora, Korça, Gjirokastra dhe më pak në Durrës e Lezhë.

“Kemi ulje të fuqisë blerëse dhe rritje të çmimeve. Në këtë situatë nuk janë vetëm prodhuesit industritë por dhe konsumatorët që do paguajnë çmimin në fund. Nuk varet vetëm se përpunuesit do japin  çmim më të lartë e prodhuesit më të ulët por fuqia blerëse e konsumatorëve është ulur shumë.”

Autoriteti i Konkurrencës po heton kompanitë më të mëdha të përpunimit të qumështit për situatën e çmimeve dhe ndërkohë është angazhuar të ndërmjetësojë zgjidhjen së konfliktit mes tyre dhe blegtorëve që po protestojnë. Por sipas ekspertëve  vëmendja duhet të përqendrohet tek sigurimi i ushqimit të të leshtave dhe subvencionimi i blegtorëve si në vendet e rajonit.

“Është një makijazh nëse ndërhyn autoriteti se situata kërkon zgjidhje me themel që s’është bërë prej kohësh”.

“Duhet të bëjmë më shumë më tepër për të fituar ushqimin. Ushqimet shtesë sigurohen përmes importit pasi ushqimi në mënyrë natyrale s’është i lartë. Ne na mungojnë të dyja  të cilat e rrisin prodhimin për blegtorinë.”

Sipas ekspertëve e gjithë situata do të përkthehet në një goditje për konsumatorin final në çmime më të larta./A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Shkenca na njeh me 3 strategji për të pasur lumturi të “përjetshme”

Para

Ky qytet piktoresk në Kroaci po shet shtëpi për vetëm 13 cent! Detajet

Para
Ky qytet piktoresk në Kroaci po shet shtëpi për vetëm 13 cent! Detajet

Ky qytet piktoresk në Kroaci po shet shtëpi për vetëm 13 cent! Detajet

Të Gjitha

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

nga Fast News
09:00 | 20/06/2025
0

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

nga Fast News
08:30 | 20/06/2025
0

Garancia Sovrane për bujqësinë, ja si do të përfitojnë fermerët nga 3 mld lekë

Garancia Sovrane për bujqësinë, ja si do të përfitojnë fermerët nga 3 mld lekë

nga Fast News
08:00 | 20/06/2025
0

Ndërmarrjet shtetërore ushtarake, ish-punonjësit e Mjekësit, Gramshit e Poliçanit do të marrin pagat e prapambetura

Ndërmarrjet shtetërore ushtarake, ish-punonjësit e Mjekësit, Gramshit e Poliçanit do të marrin pagat e prapambetura

nga Fast News
23:52 | 19/06/2025
0

Recent News

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

09:00 | 20/06/2025
Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

08:30 | 20/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar