Viti 2023 ka rezultuar shumë i vështirë për eksportet, ashtu siç kishin paralajmëruar në fakt prodhuesit dhe eksportuesit shqiptarë. të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se vitin që lamë pas, eksportet arritën në 440 miliardë lekë, me rënie 9.5% kundrejt vitit 2022.
Rënia në 2023 është madje më e lartë edhe se në vitin 2020, kur prodhimi dhe shitjet u bllokuan për shumë muaj për shkak të pandemisë dhe eksportet ranë me rreth 9% me bazë vjetore atë vit, nga 9.5% që u tkurrën në 2023.
Zhvlerësimi i euros vlerësohet një nga faktorët që i ka dhënë goditjen më të madhe eksportuesve, krahas shtimit të kostove dhe konjukturës së pafavorshme ndërkombëtare. Euro u këmbye mesatarisht me 108.7 lekë në 2023, duke zbritur në verë afër 100 lekëve, nga 118 lekë që ishte mesatarja e 2022.
Kontributi i grupeve kryesore tek eksportet.
INSTAT konsttaon se gjatë muajit Dhjetor 2023, në uljen e eksporteve prej -6,6 %, kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -10,0 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -4,1 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me -1,8 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +11,3 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me +0,9 pikë përqindje.
Që nga marsi, eksportet nuk po arrijnë ta marrin veten, duke shënuar ecurinë më të keqe që nga periudha e pandemisë. Në janar, shitjet jashtë vendit u zgjeruan me 20.2% me bazë vjetore, ndërsa në shkurt u zgjeruan me vetëm 2.8%. Rënia nisi në mars, me 11.7%, u thellua në prill me 19.3% dhe vijoi tendencën negative në maj me -11.7%. Në qershor tkurrja u thellua sërish në 17.3%, për tu ngadalësuar në korrik në -4%, duke kërcyer në gusht me -21.9% për të vijuar në shtator me -12.8%. Në tetor, tkurrja u ngadalësua në 4.3% dhe nëntor u thellua me 21,8%.
Në dhjetor 2023 eksportet e mallrave arritën vlerën 38 mld lekë, duke u ulur me -6,6%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më par Efektin më negativ në rënien e nëntorit e ka shënuar industria tekstile dhe e këpucëve. Rënie e dhjetorit u ngadalësua si rrjedhojë e ecurisë pozitive të grupit materiale ndërtimi e metale, që pothuajse dyfishoi shitjet në muajin e fundit të vitit.
Sipas INSAT, gjatë muajit Dhjetor 2023, në uljen e eksporteve prej -6,6%, kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -10,0 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -4,1 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me -1,8 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +11,3 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me +0,9 pikë përqindje.