• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Ekonomia mbetet e dobët, turizmi jep pak ndikim në rritje. Në rënie industria dhe bujqësia

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Ekonomia mbetet e dobët, turizmi jep pak ndikim në rritje. Në rënie industria dhe bujqësia
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Pavarësisht sezonit të suksesshëm turistik, rritja e ekonomisë sonë në tremujorin e tretë të vitit mbeti e ngadaltë dhe thuajse në të njëjtat nivele me periudhat e mëparshme. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në tremujorin e tretë të vitit ekonomia u rrit me 3.46%, nga 3.38% që ishte rritja me bazë vjetore në tremujorin e dytë.

Konsumi i popullatës u rrit gjithashtu minimalisht me vetëm 2%, nga 4.18% në tremujorin e dytë. Ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme kanë vijuar që të udhëheqin rritjen, duke ndikuar në një të tretën e rritjes. Ekonomia është ndikuar pozitivisht nga rritja e pagave në administratën publike, teksa “Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia” ndikuan edhe ato në një të tretën e rritjes.

Ndonëse konsumi u nxit nga turizmi, Tregtia, Transporti, Akomodimi dhe shërbimi ushqimor, kontribuoi në vetëm 7% të rritjes së ekonomisë, teksa turistët nuk duket të kenë arritur të amortizojnë rënien e numrit të popullsisë, si rrjedhojë e prirjeve të larta të emigracionit.

Ndikim negativ kishte industria (-0.34 pikë përqindje), që po vuan si nga konjuktura e pafavorshme ndërkombëtare e çmimeve të produkteve, ashtu dhe nga rritja e kostove dhe rënia e euros.

Negativ ishte dhe kontributi i bujqësisë (-0.17 pikë përqindje), ndikuar kryesisht nga ecuria negative e blegtorisë.

INSTAT bëri të ditur se Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e tretë të vitit 2023 vlerësohet me rritje prej 3.46 %, kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2022. Në tremujorin e dytë, ekonomia ishte rritur me 3. 38% (nga 3.23% që ishte vlerësimi në publikimin e mëparshëm), ndërsa në të njëjtën periudhë të 2022-t me 4.9%.

Kontribut pozitiv kanë dhënë degët: Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +1.20 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,68 pikë përqindje, Ndërtimi me +0,45 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0.43 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me +0,26 pikë përqindje, Tregti,Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me +0,24 pikë përqindje, Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me +0,24 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,09 pikë përqindje.

Negativisht kontriboi grupi: Industri, Energji dhe Uji me -0,34 pikë përqindje, Bujqësi, Pyje dhe Peshkim me -0,17 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuuan pozitivisht me +0,37 pikë përqindje.

(Burimi: INSTAT)

Bie industria dhe bujqësia, rritet ndërtimi e pasuritë e paluajtshme

Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit shënoi rënie prej 0,50%. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati një rënie me 2,89%. Aktiviteti i Ndërtimit pati një rritje me 4,72%.

Grupi i aktiviteteve Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati një rritje prej 0,77%. Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rritje prej 8,97%. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 4,50%. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 12,20%.

Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me rritje prej 7,55%. Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me rritje prej 11,18%. Grupi i aktiviteteve Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi pati rritje me 11,28%. Taksat Neto mbi produktet u rritën me 2,87%.

Konsumi i dobët
Komponentët kryesorë të PBB–së me metodën e shpenzimeve, për tremujorin e tretë të vitit 2023, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2022, shfaqen si më poshtë:

Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit me 2,06%. Konsumi final i qeverisë u shfaq me një rritje prej 12,28%. Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks u rrit me 2,11%. Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 17,91%, ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u ulën me 2,05%.

Etiketa: aktualitet
Pas

Luhatjet e euros, BSH planifikon të tërheqë deri në 330 mln euro nga tregu gjatë 2024

Para

Top 11 figurat më të rëndësishme të medias dhe teknologjisë në vitin 2023: Midis tyre identifikohen edhe 6 humbësit kryesorë

Para
Top 11 figurat më të rëndësishme të medias dhe teknologjisë në vitin 2023: Midis tyre identifikohen edhe 6 humbësit kryesorë

Top 11 figurat më të rëndësishme të medias dhe teknologjisë në vitin 2023: Midis tyre identifikohen edhe 6 humbësit kryesorë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar