Disa ma quajnë fat që kam jetuar në robëri, rrëzimi i diktaturës, vendosja e demokracisë dhe përse Shqipëria duhet të orientohet drejt të ardhmes Perendimore.
Kadare në hyrje të takimit
Ju falenderoj për ftesën tuaj bujare. Ndjehem shumë i gëzuar këtu. Është një mjedis i bukur. Ka dritë, ka dashuri në sy. Unë marr shumë ftesa, por nuk mundem të shkoj të them të drejtën te të gjitha, ka pengesa të papritura, por sot ndjehem mirë, që pranova ftesën tuaj. Shkrimtari ka rrugëtimin e tij. Jeta jonë është e tillë në këtë ecje të dehur nga gëzimi i njohjes, i dashurisë, disa herë të hidhëruar nga mosnjohja.
Unë do doja të ndjeheni të lirë të bëni pyetje, pasi të gjitha pyetjet janë të gëzueshme, të këndshme për mua ‘tju dëgjoj, për çdo shkrimtar, por disa herë mund të jenë edhe të pakëndshme. Më besoni që unë jam mësuar me këto, jam mësuar me këtë jetë të dytë shkrimtari dhe kryesorja mbetet që në çdo takim të tillë, diçka rritet në ndërgjegjen tënde.
Diçka të ndryshon, diçka transformohet, ndaj do ju kërkoja që çfarë keni në mendje ta thoni. Mos kini gajle se më prishet qejfi, jo se jam ndonjë person që nuk e çaj kokën, por letërsia e gjitha është një marrëdhënie shumë individuale, shumë misterioze ndonjëherë.
Në Rambuje , koha e bisedimeve për zgjidhjen e çështjes së Kosovës ishte një çast i dobishëm për vendin tonë, i dobishëm për mua, i dobishëm për mbarësinë e gjërave dhe kisha një rol pozitiv.
Shkrimtari i madh Ismail Kadare, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Helena Kadare vizitoi Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Pas takimit me Presidentin e Universitetit Mesdhetar, Akademik. Prof. dr Anastas Angjeli, shkrimtari i mirënjohur zhvilloi një bashkëbisedim të ngrohtë me stafin akademik dhe studentët e UMSH, në lidhje me veprën e tij, pikpamjet, kontributin e jashtzakonshëm si autor dhe person me ndikim të lartë jo vetëm në Letërsi, por edhe në lidhje me imazhin e Shqipërisë kudo në botë. Veprat e shkrimtarit janë përkthyer në dhjetra gjuhë të botës dhe titujt e vlerësimet për të kanë qenë ndër më të lartat. Së fundi Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, nderoi shkrimtarin e madh Kadare me gradën e Oficerit të Lartë në Urdhërin e Legjionit të Nderit.
Sa i lirë keni qenë në të shkruar dhe në të publikuar, dhe si ja keni dalë të transmetoni gjithë ato mendime?
Letërsia është një marrëdhënie shumë spirituale, shumë misterioze për njerëzimin. Ndodh diçka e pazakontë me të sidomos atë të krijuar në kohë të vështira. Letërsia është mësuar, është adaptuar me vështirësitë. Janë të lumtur ata shkrimtarë, që kënaqen me të. Unë si shkrimtar kam jetuar. Disa ma quajnë fat që kam jetuar në robëri. Shkrimtarët siç merren vesh mirë me njëri-tjetrin merren vesh keq ndonjëherë me njërit-tjetrin dhe mund t’i kryejnë të gjitha këto. Ne kemi një fat të shpjegueshëm, biologjik, të brendshëm, që është krijuar gjatë shekujve dhe një histori që është në zhvillim e sipër gjakftohtësia, që e udhëheq popullin shqiptar, në kuptimin e fatit të tyre, fataliteti ku jeton, ka gjëra të pashpjegueshme. Ne nuk e dimë nëse jemi të fatlum për ca gjëra apo jemi të këqinj, sepse shkrimi i historisë shpjegimet e gjërave janë shpesh herë të paplota, shpesh herë janë të errëta, jeta vetë është e errët e kursyer në shpjegimet e saj. Jam me fat për atë që kam bërë pasi fati i shkrimtarit është të shprehet. Unë jam me ju në një bisedë dhe unë nuk di sesa i afërt jam për ju, sa i kuptueshëm jam, do doja të mos ta dija fare dhe ne mund t’ja bëjmë të lehtë njëri tjetrit këtë takim nëse do të vendosim një marrëveshje të heshtur dhe të sinqertë të dy palët, ju që dëgjoni dhe unë që flas.
Ju keni krijuar në epoka të ndryshme, a ka ndonjë vepër që është më e dashura për ju? E njëjta pyetje edhe për zonjën Kadare.
Helena Kadare: Kam një libër shumë të dashur meqenëse kur është bërë kjo vepër, në fillim ai botuesi francez dhe këtu në Shqipëri kishte plot ndihma Ismaili, ndërsa atje isha vetëm unë që dija shqip për të bërë punën rutinore të shtypjes. Për mua libri më i dashur, ndoshta ju duket çudi është “Ura me tre harqe”
Ismail Kadare: Unë preferoj të mos përgjigjem për këtë pyetje.
Ju keni dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për shqiptarët në fushën e letërisë të paçmueshme, por ju jeni një figurë e ndritur edhe përsa i përket çështjes kombëtare. Keni luajtur një rol të jashtëzakonshëm në bisedimet e Rambujesë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe roli juaj ka qenë shumë i madh..Nëse e gjykoni me vend të thoni diçka për atë që keni bërë në Rambuje?
Unë jam përpjekur të jem, të pranoj të jem, të mund të jem atje ku duhet të isha dhe për fat të mirë nuk më ka qëlluar ndonjëherë të jem në një vend ters, ose të mbrapshtë, ku unë të prish punë se mund të qëllojë njeriu ta bëjë edhe këtë gjë pa dashur. Në Rambuje ishte një çast i dobishëm për vendin tonë, i dobishëm për mua, i dobishëm për mbarësinë e gjërave dhe kisha një rol pozitiv.
Ku e shihni orientimin e ardhshëm të Shqipërisë në çfarë mozaiku ndërkombëtar ? Të paktën nga pikëpamja shpirtërore ku e shihni perspektivën e Shqipërisë ose të popullit shqiptar?
Unë mendoj se është një gjë jo fort e qartë kjo që ju thatë. Ne shqiptarët nuk e kemi në ndërgjegjien tonë, në shpirtin tonë të saktë këtë gjë. Ne jemi sigurisht të adaptuar, një popull i vogël dhe jo me shumë peshë dhe këtë gjë e kanë fiksuar shumë shtete të tjera rrotull nesh, me shumë kënaqësi të fshehur. Në të vërtetë ne kemi qenë të kërcënuar nga deliri i madhështisë, por po aq edhe nga deliri i përçmimit, i përbuzjes që ne s’jemi gjëkundi. Këto të dyja janë krijuar gjatë shekujve dhe kjo është një gjë e pashpjeguar pse u krijuan, pse shteti i shqiptarëve në atë kohën që u krijua kishte këto premisa të përziera. Nuk kemi të sqaruar nga njerëzit tanë të dijes, të mendjeve të ndriçuara për një arsye ose për një tjetër. Sigurisht neve dimë disa mistere që ka për fatin e Shqipërisë dhe kjo më mbush shpesh herë me një mosdije të keqe, një lloj bestytnie!
Filmi “Nusja dhe shtetrrethimi” që është me skenarin tuaj, zonja Kadare u pëlqye jashtëzakonosht, por një pyetje që më bëri përshtypje ishte si ka arritur shkrimtarja të ndërtojë figurën e këtij gjermani me një cinizëm dhe një ftohtësi të jashtëzakonshme kur ajo në kohën e luftës mund të ketë qenë fëmijë ose s’ka qenë fare?
Helena Kadare:- Ka qenë një dëshmorë në qytetin ku unë kam lindur në Fier, me një histori të vërtetë e cila gjatë luftës u desh të vishej si mashkull. Kjo ma ndriti këtë ide. Sa i përket filmit në Vjenë përpara 3 vjetësh u bë një biennale me të gjithë filmat nga rezistenca e luftës fashiste, më lajmërojnë dhe më ftojnë në këtë bienale. Unë isha me siklet në sallë, duke menduar çfarë frazash mund të më kishin shpëtuar, sepse në atë kohë është shkruar dhe po prisja me padurim të ikja. Mirëpo kur mbaroi filmi pati duartrokitje shumë të forta. Unë në fund thash sa mirë nuk paskam futur asnjë frazë të kohës që mund të ishte politike, për fat të mirë, sepse edhe unë e kisha harruar kishin kaluar të paktën 30 vjet. Për mua gjithashtu ka qenë surprizë pse u pëlqye ky film, pasi mendoj që ishte një prej filmave që prodhonte Kinostudio “Shqipëria e Re”, për fat të mirë i kisha shpëtuar skemës. Kjo më kënaqi.
Akademik Anastas Angjeli: Ngjarja më e rëndësishme e Universitetit Mesdhetar që nga krijimi 15 vjet më parë
“Ne jemi të nderuar që kemi sot mes nesh një personalitet dhe autor të jashtëzakonshëm si Ismail Kadare për të cilin nuk ka nevojë për shumë fjalë. Ajo që mund të them me bindje të plotë është se që nga koha e krijimit të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, 15 vjet më parë, nuk ka ngjarje më të rëndësishme që do të mbahet mend edhe nga brezat e rinj të studentëve që do të vijnë se vizita juaj këtu”, –u shpreh Presidenti i UMSH-së në fjalën e tij.
Ismail Kadare: Më gëzon ky mjedis
“Ju falenderoj për ftesën tuaj bujare. – Ndjehem – shumë i – gëzuar këtu. Është një mjedis i bukur. Ka dritë, ka dashuri në sy. “Unë marr shumë ftesa, por nuk mundem të shkoj të them të drejtën te të gjitha, ka pengesa të papritura, por sot ndjehem mirë, që pranova ftesën tuaj”, u shpreh Kadare në nisje të takimit. Ai theksoi se çdo shkrimtar ka rrugëtimin e tij. “Jeta jonë është e tillë në këtë ecje të dehur nga gëzimi i njohjes, i dashurisë, disa herë të hidhëruar nga mosnjohja.