Integriteti është një karakteristikë shumë e virtytshme e njerëzve që arrijnë ta bëjnë atë të vetin dhe ta transmetojnë aq bukur te të tjerët. Ndonjëherë integriteti është i padukshëm, ja si ta kuptoni!
Integriteti është një fjalë që ju e dëgjoni pothuajse çdo ditë, por nuk është një fjalë për të cilën njerëzit kalojnë shumë kohë duke u menduar. Integriteti është respektimi i një kodi vlerash dhe morali të veçantë. Thënë ndryshe baza e integritetit është të bësh gjënë e duhur kur të tjerët nuk e kanë mendjen. Një individ me integritet është një ilaç i vetes. Ja cilët janë disa shembuj të përditshmërisë të cilat mund t’i konsiderojmë si integritet.
- Prindërit që u kërkojnë falje fëmijëve të tyre kur u bëjnë diçka të gabuar
Ashtu si kafshët, fëmijët e vegjël janë shënjestra të lehta. Ata janë fizikisht të dobët dhe tepër të cenueshëm emocionalisht, sepse nuk kanë kapacitetin njohës për të kuptuar kompleksitetin e jetës. Në një moment të vështirë një prind mund t’i shfryhet fëmijës së tij, ndonjëherë duke e kaluar masën. Nëse prindi ka integritet ai e lë mënjanë krenarinë dhe mëson të kërkojë falje më shpesh.
- Shefat që theksojnë arritjet e stafit të tyre duke qenë modestë për të tyret
Psikologët mund të dëgjojnë shumë ankesa nga punonjësit për të gjithë llojet e shefave që nga narcisët, te sadistët dhe sociopatët, por ky nuk është integritet. Një shef me integritet nuk është shef, sepse dëshiron të ketë pushtet mbi të tjerët, por sepse të qenët një lider i mban gjërat më të organizuara dhe sfidat më të lehta për t’u përballuar. E thënë thjeshtë, shefat me integritet nuk kanë nevojë për pushtet, sepse e dinë mirë se çfarë bëjnë dhe për këtë ekziston diferenca në rrogë e cila ia kujton. Një shef i mirë përpiqet vazhdimisht të vlerësojë kontributin e stafit dhe t’u japë atyre vlerësimin që meritojnë.
- Partnerët romantikë që nuk i vënë njëri-tjetrit pseudonime
Le ta pranojmë: ka mënyra të ndryshme për të trajtuar keq një partner/e. Çdo ditë çiftet sillen keq me njëri-tjetrin. Inati mund të kalojë në atë që psikologët e quajnë abuzim psikologjik me emrat, ku një person fillon t’i vërë pseudonime ofenduese tjetrit. Ata çifte të cilët kanë probleme, por të cilët vazhdojnë të sillen mirë me njëri-tjetrin kanë një marrëdhënie të shëndetshme dhe mund të konsiderohen me integritet.
- Shoferët që nuk i bien pothuajse kurrë borisë
Ne të gjithë shfrytëzojmë së bashku rrugët, pavarësisht sesa acarues mund të jetë realiteti. Mënyra si dikush nget makinën thotë shumë për mënyrën si ai i trajton njerëzit që nuk i njeh, si përballet me inatin dhe sa integritet ka. Ndoshta ju mund të besoni se dikush që nget makinën ngadalë dhe që nuk shfaq agresivitet është më pak i zënë se ju, por kur dikush e nget makinën në mënyrë që të respektojë të tjerët, kjo është shenjë e integritetit.
- Njerëzit në pozicione pushteti që kërkojnë falje për vonesat
Kur dikush ndihet i rëndësishëm, sepse ka më shumë pushtet se shumica e njerëzve rreth tij, ai shpesh e merr veten shumë seriozisht dhe nuk mendon për ndjenjat e të tjerëve. Bëhet fjalë për ata drejtues të cilët kërkojnë ndjesë që mund të lënë dikë të presë në një intervistë pune. Në çdo rast kur dikush me pushtet kërkon falje, kjo përkthehet në integritet.
- Kushdo që nuk akuzon mbi bazë dyshimi
Në sistemin gjyqësor njihet se përfitimi i dyshimit i takon gjithnjë atij mbi të cilin bie. Kur jeni të stresuar ka më shumë gjasa që të mbroni veten dhe të akuzoni të tjerët. Por secili prej nesh mund të mësojë t’ia japë tjetrit avantazhin e dyshimit dhe të mos i marrë gjërat për të mirëqena dhe për të gabuara derisa kjo të provohet plotësisht. Ky është integritet!
- Vullnetarët
Si një shoqëri, ne nuk bëjmë mjaftueshëm punë vullnetare. Megjithatë, disa burra dhe gra dalin vullnetarë në një pjesë të kohës së tyre. Kjo tregon se ata shohin aspektin e gjerë të jetës dhe se duan mirëqenien e të tjerëve, jo vetëm të veten. Ku ka përshkrim më të mirë të integritetit?
Lajmi i mirë për integritetin është se ju nuk lindni me të ose pa të. Në bazë të sjelljes suaj të përditshme ju mund ta kultivoni integritetin përgjatë kohës.
Mund t’i vendosni vetes një synim dhe të tregoni më shumë integritet në përditshmëri derisa të arrini ta zotëroni sa më mirë atë sjellje, aq sa të mos e vini më re te vetja si diçka të çuditshme.