Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Drafti i ri i Sigurisë Kombëtare, si të mbrojmë ekonominë tonë nga shtete jo miqësore?

nga Fast News
3 years më parë
në Ekonomi
0
Drafti i ri i Sigurisë Kombëtare, si të mbrojmë ekonominë tonë nga shtete jo miqësore?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Siguria ekonomike e Shqipërisë mund të cenohet nga shtete të huaja jomiqësore, duke e përdorur këtë të fundit si mjet presioni politik. Është ky një nga shqetësimet e ngritura në Strategjinë e re të Sigurisë Kombëtare 2023-2028, në të cilat tregohen “pikat e dobëta” nga të cilat vendi mund të goditet.

“Krimet në ekonomi gjithashtu mbeten faktor me rrezikshmëri për rritjen e qëndrueshme ekonomike, besueshmërinë dhe stabilitetin e sistemit financiar. Krimet në ekonomi janë sofistikuar nga teknologjitë e reja financiare dhe përbëjnë shqetësim për shkak të ndikimit në ekonomi. Pastrimi i parave dhe i produktit kriminal është problematikë prezente e me tendenca të larta impakti për ekonominë e vendit dhe sundimin e ligjit”, lexohet në draftin e ri.

Rreziqet që i kanosen Shqipërisë në drejtim të ekonomisë, sipas dokumentit paraprak të Sigurisë Kombëtare përfshijnë, janë sa faktorët e jashtëm, aq edhe ata të brendshëm. Plagë të vjetra të trashëguara mund të kthen në sëmundje të pashërueshme për vendin, vlerësojnë institucionet që kanë përgatitur dokumentin: “Korrupsioni dhe perceptimi mbi nivelin e tij minon besimin e publikut tek qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit, cenon zhvillimin e vendit, forcimin e institucioneve, rritjen e qëndrueshme ekonomike, si dhe mbetet faktor që ngadalëson dhe dëmton procesin e reformave si dhe dekurajon investimet e brendshme e të huaja, të nevojshme për të krijuar mundësi punësimi për të gjithë”.

Po aq sa ato të trashëguara, edhe plagët e krijuara rishtas si ajo e shpopullimit shihen si rrezik për paqëndrueshmëri socio-ekonomike të Shqipërisë: “Problemet social-ekonomike mbeten faktori kryesor që nxit emigrimin e parregullt të shtetasve shqiptarë, numri i të cilëve ka njohur rritje. Një problem tjetër është edhe migrimi nga zonat rurale drejt zonave urbane, i cili ul forcën e punës dhe kapacitet prodhuese duke kthyer fermerët nga prodhues në konsumatorë të produkteve agroblegtorale, duke cenuar në këtë mënyrë garantimin e furnizimit me produkte ushqimore të popullatës dhe krijuar një varësi të shtuara nga importet e këtyre produkteve”.

Strategjia e re e Sigurisë Kombëtare pritet të kalojë brenda këtij viti për miratim në Parlament. Brenda gjashtë muajsh nga dhënia e pëlqyeshmërisë edhe të Presidentit, ministritë dhe institucionet e tjera do të duhet të hartojnë strategji sektoriale për zbatimin e saj. Zbatimi i strategjisë do të bëhet nga Këshillimi i Ministrave, ndërsa Kuvendi do të jetë institucioni që do të monitorojë procesin. /A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Nuk ndryshojnë normat e interesit në SHBA, mbeten në nivelin më të lartë të 22 viteve të fundit

Para

Qeveria rishikon buxhetin. 5 mijë lekë për të varfërit, një rrogë shtesë për administratën

Para
Qeveria rishikon buxhetin. 5 mijë lekë për të varfërit, një rrogë shtesë për administratën

Qeveria rishikon buxhetin. 5 mijë lekë për të varfërit, një rrogë shtesë për administratën

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Sigurimi i pronës nga zjarri, primet bien me 14.3% në 2026

Sigurimi i pronës nga zjarri, primet bien me 14.3% në 2026

nga Fast News
16:40 | 12/11/2026
0

Hekurudha drejt Kosovës, zgjerimi deri në kufirin me Serbinë kërkon studim të ri

Hekurudha drejt Kosovës, zgjerimi deri në kufirin me Serbinë kërkon studim të ri

nga Fast News
16:20 | 12/11/2026
0

Bizneset do të zbresin deri në 30% të tatimit mbi fitimin për sponsorizimet, çfarë parashikon ligji i ri?

Bizneset do të zbresin deri në 30% të tatimit mbi fitimin për sponsorizimet, çfarë parashikon ligji i ri?

nga Fast News
15:52 | 12/11/2026
0

Rriten pagesat në euro përmes bankave, 725 milionë euro transaksione vetëm në shtator

Ekonomia u rrit me 3.7% në gjysmën e parë të vitit, BSH: Shtohen pasiguritë dhe presionet mbi çmimet

nga Fast News
14:52 | 12/11/2026
0

Recent News

Sigurimi i pronës nga zjarri, primet bien me 14.3% në 2026

Sigurimi i pronës nga zjarri, primet bien me 14.3% në 2026

16:40 | 12/11/2026
Hekurudha drejt Kosovës, zgjerimi deri në kufirin me Serbinë kërkon studim të ri

Hekurudha drejt Kosovës, zgjerimi deri në kufirin me Serbinë kërkon studim të ri

16:20 | 12/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora