“Jo Femicidit! Bashkë kundër dhunës me bazë gjinore”! Titulli i konferencës, që ka bërë bashkë politikën, shoqërinë civile dhe organizatat ndërkombëtare ishte dhe mesazhi kryesor i dhënë për luftën kundër dhunës dhe vrasjes së grave. Ky aktivitet, i organizuar nga Etilda Gjonaj, si pjesë e agjendës së Raportueses së Përgjithshme të Asamblesë së KiE për dhunën ndaj grave, nën kujdesin e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla synoi adresimin e sfidave dhe pasojave të femicidit, në përgjegjësinë e të gjithë aktorëve dhe gjithëpërfshirjen e tyre.
“Mesazhi pozitiv që u arrit të përcillej sot është se jemi të gjithë bashkë në këtë sfidë, kolege deputete pavarësisht përkatësisë politike, qeveri, partnerët ndërkombëtarë dhe agjensitë e organizmave ndërkombëtarë, institucione të pavarura kushtetuese, shoqëria civile, avokatë, përfaqësues të medias”, deklaroi Gjonaj.
Kryetarja e Kuvendit znj Nikolla, Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, Avokatja e Popullit, Znj. Ballanca, shpalosën sfidat e përbashkëta dhe iniciativat konkrete, që duhen ndërmarrë për të parandaluar dhunën me bazë gjinore dhe për të promovuar një shoqëri, ku vajzat dhe gratë arrijnë potencialin e plotë.
Partnerët ndërkombëtarë, si Koordinatorja e Përhershme të OKB-së në Shqipëri, znj. McCluney, Zv/Shefja e Misionit në detyrë të U.S. Embassy-Tirana, Znj. Kawas, Ambasadori i Austrian Embassy Tirana z. Steinner, i ngarkuari me punë i European Union in Albania , z. Andre Rizzo, Drejtorja e Zyrës së Këshillit të Europës Znj. Giulia Re, Përfaqësuesja Rezidente e UNDP Albania Znj. Merino dhe përfaqësuesi i OSCE Presence in Albania z. Vela nën moderimin e e Michele Ribotta, Përfaqësues Rezident UN Women Albania shprehën mbështetjen dhe bashkëpunimin me të gjithë aktorët në këtë luftë të përbashkët!
Në panelin e shoqërisë civile, nën moderimin e gazetares Aurora Sulce, përfaqësuesit e shoqërisë civile Aurela Anastasi, Mirela Arqimandriti, drejtuese e Qendrës “Aleanca Gjinore për Zhvillim”, znj. Elona Gjebrea dhe përfaqësuesja e Linjës së Këshillimit për Gra dhe Vajza, znj. Ejxh Pepa ndanë sfidat dhe arritjet në këtë fushë!
“Dhuna ndaj grave tejkalon të qenit vetëm çështja jonë, por një shqetësim, që prek dhe përfshin shoqërinë në tërësi, duke kërkuar një veprim bashkëpunues dhe të menjëhershëm nga të gjithë”, ka deklaruar Gjonaj.
Aktiviteti u mbështet UN Women Albania, që gjithmonë është në krah të iniciativave të tilla.