Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Ekonomia po ndryshon, Guvernatori: Po kalon një fazë riorientimi sektorial

nga Fast News
3 years më parë
në Ekonomi
0
Ekonomia po ndryshon, Guvernatori: Po kalon një fazë riorientimi sektorial
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ekonomia shqiptare po ndryshon dhe po kalon një fazë riorientimi sectorial. Kjo ka përmirësuar rritjen ekonomike, por njëkohësisht po shtron sfida të reja. Është ky mesazhi që ka dhënë guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko gjatë workshop-it të Kërkimeve Ekonomike për Evropën Juglindore. Sipas kreut të Bankës Qendrore, ky proces po shpejton rritjen ekonomike dhe po përmirëson pozicionin e jashtëm, por nga ana tjetër po ushtron mbi tregjet e punës dhe po trazon ekuilibrat e vendosura në vite.

“Shoqëritë, ekonomitë dhe sistemet tona financiare janë nën presion nga burime të ndryshme: luftërat, tensionet gjeopolitike në rritje, ndryshimet demografike, përshkallëzimi i ngjarjeve ekstreme klimatike, inteligjenca artificiale dhe digjitalizimi i financave e parasë.

Këto sfida kanë shkaktuar pasoja negative në zinxhirët e prodhimit dhe të furnizimit, kanë ndikuar tregjet e punës dhe kanë nxitur ndryshime strukturore të cilat kanë ndikuar produktivitetin, kostot, stabilitetin e çmimeve, si dhe stabilitetin e përgjithshëm makroekonomik e financiar.

Në Shqipëri, këto ngjarje po riformësojnë orientimin e ekonomisë dhe fokusin sektorial, duke nxitur rritjen në disa fusha, ndërsa po zëvendësojnë gradualisht peshën e disa sektorëve tradicionalë. Rezultat i këtij tranzicioni janë aktiviteti ekonomik i përshpejtuar, pozicioni i përmirësuar i sektorit të jashtëm dhe qëndrueshmëria e rritur. Megjithatë, ky tranzicion ushtron presion edhe mbi tregjet e punës tashmë të prekura nga emigracioni. Këto ndryshime përshkojnë ekonominë, duke trazuar ekuilibrat e vendosur dhe duke nxitur rregullime në treguesit nominal,” deklaroi Sejko.

Guvernatori tha se në këtë moment bankat qendrore ndodhen përpara sfidës për të normalizuar politikën monetare dhe bilancet e tyre, në përputhje me pozicionet e parakrizës, pa kërcënuar rritjen ekonomike dhe stabilitetin financiar. Ai theksoi se bankat qendrore kanë filluar të kuptojnë se objektivat e tyre dhe qëndrueshmëria afatgjatë e politikave që ndjekin, përfshijnë dimensione të shumëfishta dhe shtrihen përtej stabilitetit të çmimeve për t’u përafruar me objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Sipas tij, roli i bankës qendrore në arritjen e këtyre objektivave – qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, nëpërmjet politikës monetare dhe rregullimit financiar, edukimit dhe përfshirjes financiare – është më jetik se kurrë, jo vetëm për shoqërinë, por edhe për vetë bankën qendrore dhe suksesin e politikave të saj.

Etiketa: aktualitet
Pas

Trajnim Intensiv 5-Oresh në Digital Marketing: Zbuloni Sekretet e SEO, Google Ads dhe Meta Ads

Para

Buxheti i Tiranës 2024: Ndërtimet nuk do të ndalen, 8 milionë euro më shumë nga taksa e pronësisë, 6 milionë euro për të parkuar, rekord taksa e arsimit

Para
Buxheti i Tiranës 2024: Ndërtimet nuk do të ndalen, 8 milionë euro më shumë nga taksa e pronësisë, 6 milionë euro për të parkuar, rekord taksa e arsimit

Buxheti i Tiranës 2024: Ndërtimet nuk do të ndalen, 8 milionë euro më shumë nga taksa e pronësisë, 6 milionë euro për të parkuar, rekord taksa e arsimit

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Kryeministri premton më shumë shah në shkolla, Rama: Do të ketë buxhet të dedikuar

Kryeministri premton më shumë shah në shkolla, Rama: Do të ketë buxhet të dedikuar

nga Fast News
21:31 | 06/11/2026
0

Më pak kontrolle të bizneseve, Ibrahimaj: Reformë e re, inspektimet ndryshojnë në 2027

Më pak kontrolle të bizneseve, Ibrahimaj: Reformë e re, inspektimet ndryshojnë në 2027

nga Fast News
20:46 | 06/11/2026
0

Nafta dhe benzina mbi 30 lekë më lirë nga janari 2027, Ibrahimaj: 1500 lekë kursim për depozitën

Nafta dhe benzina mbi 30 lekë më lirë nga janari 2027, Ibrahimaj: 1500 lekë kursim për depozitën

nga Fast News
20:25 | 06/11/2026
0

Lavazhet nën kontroll të AKUK, 1206 subjekte të identifikuara në vend

Lavazhet nën kontroll të AKUK, 1206 subjekte të identifikuara në vend

nga Fast News
14:49 | 06/11/2026
0

Recent News

Kryeministri premton më shumë shah në shkolla, Rama: Do të ketë buxhet të dedikuar

Kryeministri premton më shumë shah në shkolla, Rama: Do të ketë buxhet të dedikuar

21:31 | 06/11/2026
Më pak kontrolle të bizneseve, Ibrahimaj: Reformë e re, inspektimet ndryshojnë në 2027

Më pak kontrolle të bizneseve, Ibrahimaj: Reformë e re, inspektimet ndryshojnë në 2027

20:46 | 06/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora