• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Taksë e re për prodhuesit, nga 1 janari 2025 paguajnë për mbetjet

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Taksë e re për prodhuesit, nga 1 janari 2025 paguajnë për mbetjet

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Prodhuesit që gjenerojnë mbetje nga aktiviteti i tyre i biznesit do të paguajnë për trajtimin e mbetjeve. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka hedhur për konsultim publik projektligjin “Për zbatimin e Përgjegjësive të Zgjeruara të Prodhuesit” që sipas relacionit ka si qëllim ngritjen dhe funksionimin e skemës për Përgjegjësitë e Zgjeruara të Prodhuesit (PZP), në mënyrë që çdo person fizik ose juridik të paguajë detyrimin që i takon në këtë aspekt.

“PZP është një detyrim për prodhuesit, për kompanitë të cilat vendosin në tregun e brendshëm të vendit produkte, të cilat pasi përdoren, gjenerojnë mbetje që i përkasin njërës prej rrymave të mbetjeve të përcaktuara në projektligj, në përputhje me parashikimet e Ligjit nr. 10463, datë 22.9.2011 ”Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar. Këto kompani, sipas legjislacionit të BE-së për mbetjet kanë detyrime dhe përgjegjësi shtesë për të menaxhuar mbetjet që gjenerohen nga produktet e tyre.





Detyrimet e tyre rregullohen në një legjislacion të posaçëm në nivelin e BE-së. Disa detyrime kryesore të prodhuesit janë të financojnë dhe të krijojnë një sistem për grumbullimin, transportimin, riciklimin ose një mënyrë tjetër të trajtimit të mbetjeve të krijuara nga produktet e tyre që ata vendosin në treg në Shqipëri dhe të përmbushin disa synime të rëndësishme për mbledhjen, riciklimin dhe trajtimin e tyre, siç përcaktohet nga legjislacioni i BE-së ose kombëtar” theksohet në relacionin që shoqëron projektligjin.

Projektligji parashikon edhe detyrimet e biznesit, duke sanksionuar në nenin 16 atë që quhet taksa e produktit.

  1. Prodhuesi subjekt i PZP që vendos në treg produkte për herë të parë, paguan taksën e produktit, e cila përllogaritet në varësi të produkteve PZP që hedh në tregun vendas.
  1. Taksa e produktit bëhet e detyrueshme duke filluar nga data 1 Janar 2025.
  2. Prodhuesi që përmbush detyrimet PZP përmes pagesës së taksës së produktit, kryen pagesën e parë brenda datës 15 shkurt, për produktet e vendosura në treg gjatë vitit të mëparshëm.
  3. Metodologjia për përcaktimin e taksës së produktit përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim nga ministri përgjegjës për mjedisin dhe ministri përgjegjës për financat.
  4. Të ardhurat që krijohen nga pagesa e taksës së produktit konsiderohen të ardhura dytësorë që 70% kalojnë në buxhetin e shtetit dhe 30% kalojnë në fondin special të ekonomisë qarkulluese, për t’u përdorur për përmbushjen e kërkesave të këtij ligji.
  5. Ngritja, funksionimi dhe monitorimi i Fondit special i Ekonomisë Qarkulluese miratohet me Vendim të Këshillit të Ministrave me propozim të Ministrit përgjegjës për mjedisin dhe Ministrit përgjegjës për financat” thuhet në dokument.

Etiketa: aktualitet
Pas

Booking: Nga 1 Nëntori, ata që japin apartamente me qira duhet të deklarojnë NIPT-in, ndryshe do paguajnë 20% TVSH mbi komisionin

Para

Mosha 40-vjeç, më e mira që të bëhesh sipërmarrës

Para
Mosha 40-vjeç, më e mira që të bëhesh sipërmarrës

Mosha 40-vjeç, më e mira që të bëhesh sipërmarrës

Të Gjitha

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

nga Fast News
10:36 | 08/06/2025
0

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

nga Fast News
10:33 | 08/06/2025
0

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

nga Fast News
16:06 | 07/06/2025
0

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

nga Fast News
16:04 | 07/06/2025
0

Recent News

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

10:36 | 08/06/2025
Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

10:33 | 08/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar