Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Tre skenarët e qeverisë për të shpëtuar skemën e pensioneve, po shqyrtohet shtylla e dytë e skemës

nga Fast News
2 years më parë
në Finance
0
Tre skenarët e qeverisë për të shpëtuar skemën e pensioneve, po shqyrtohet shtylla e dytë e skemës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Emigrimi dhe informaliteti në tregun e punës e kanë vendosur në vështirësi serioze skemën e pensioneve, e cila prej vitesh po vuan nga një deficit i lartë dhe po mbështetet me miliarda lekë nga buxheti i shtetit. Ministria e Financave po sheh tre mundësi për të ngushtuar deficitin dhe shpëtuar skemën. Zv.ministrja e Financave, Olta Manjani ka shpjeguar në TV Scan sesi do të bëhet përmirësimi i qëndrueshmërisë financiare të skemës së pensioneve.

“E para është rritja ekonomike. Shifrat tregojnë se skema e pensioneve vitet e fundit është mbështetur nga rritja ekonomike. Shpenzimet e skemës së sigurimeve shoqërore nga viti 2015 deri në vitin 2022 janë rritur nga 7.4% e PBB në 7.9% e PBB-së, pra me 0.5%. Në të njëjtën kohë, kur të ardhurat nga e njëjta skemë janë rritur me 0.9%. Pra, nga 4.2% në 5.1%. Rritja e të ardhurave me ritëm më të shpejtë se shpenzimet tregon për ngushtimin e deficitit të skemës së pensioneve.

Elementi demografik është mbizotërues që këto skema janë deficitare, nuk kemi çfarë të bëjmë. Masat e dytë janë masat sociale. Ne po rishikojmë paketën e bonusit të bebeve dhe do të rrisim garancinë e fëmijëve. Po shohim të gjithë strategjinë për mbrojtjen sociale të fëmijëve dhe garancinë rinore, me qëllim punësimin e të rinjve.

Masat e treta janë masat administrative. Shtylla e tretë që është miratuar në parlament, ligji i pensioneve private që është në kontekstin e zgjerimit të bazës kontributive, ku çdo i punësuar në sektorin privat mund të kontribuojë në kundrejt një skemë vullnetare private, një skemë e eksperimentuar në Shqipëri, siç është Banka e Shqipërisë apo Instituti i Sigurimeve Shoqërore vetëm me punonjësit e tyre. Tashmë ligji parashikon kontributet përmes kësaj skeme për të gjithë individët.

Do të ishte shumë mirë që çdo punonjës të ndërgjegjësohej që këto para që investohen sot nëpërmjet kësaj skeme në kompanitë e sigurimit do të rikthehen në formën e një pensioni ose e gjitha kur personi del në pension, ose me këste siç merret pensioni në sektorin publik. Ne jemi në momentin kur po sigurojmë shtyllën e dytë, që nuk është vullnetare, por e detyrueshme, që ka ato ndjeshmëritë e veta”, shpjegoi Manjani.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Shtylla e dytë për të cilën foli zv.ministrja aplikohet aktualisht në shumë vende, përfshi ato të rajonit si Maqedonia e Veriut dhe kanë rezultuar efikase.

Etiketa: aktualitet
Pas

Ukraina ngrin asetet e tre manjatëve rusë me vlerë 464 milionë dollarë

Para

Ulet importi i veshjeve të reja, rritet tregu i “Gabit”

Para
Ulet importi i veshjeve të reja, rritet tregu i “Gabit”

Ulet importi i veshjeve të reja, rritet tregu i “Gabit”

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Nafta, ish-ministri Angjeli: Qeveritë në rajon, masa mbrojtëse për konsumatorët. Zinxhiri që rëndon mbi shqiptarët! Rritja e çmimeve prek çdo sektor

Nafta, ish-ministri Angjeli: Qeveritë në rajon, masa mbrojtëse për konsumatorët. Zinxhiri që rëndon mbi shqiptarët! Rritja e çmimeve prek çdo sektor

nga Fast News
13:14 | 30/03/2026
0

Të rinjtë nuk pinë më alkool, konsumi në bare dhe restorante nuk po arrin të rikuperohet

Të rinjtë nuk pinë më alkool, konsumi në bare dhe restorante nuk po arrin të rikuperohet

nga Fast News
10:09 | 30/03/2026
0

Vetëm dekadën e fundit, rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së

Vetëm dekadën e fundit, rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së

nga Fast News
10:05 | 30/03/2026
0

Zakone të njerëzve me vetëbesim të lartë

Zakone të njerëzve me vetëbesim të lartë

nga Fast News
13:31 | 28/03/2026
0

Recent News

Nafta, ish-ministri Angjeli: Qeveritë në rajon, masa mbrojtëse për konsumatorët. Zinxhiri që rëndon mbi shqiptarët! Rritja e çmimeve prek çdo sektor

Nafta, ish-ministri Angjeli: Qeveritë në rajon, masa mbrojtëse për konsumatorët. Zinxhiri që rëndon mbi shqiptarët! Rritja e çmimeve prek çdo sektor

13:14 | 30/03/2026
Të rinjtë nuk pinë më alkool, konsumi në bare dhe restorante nuk po arrin të rikuperohet

Të rinjtë nuk pinë më alkool, konsumi në bare dhe restorante nuk po arrin të rikuperohet

10:09 | 30/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora