• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Maldivet e Europës”, me çmime të lira/ Slogani që i kushtoi shumë Shqipërisë. Flasin operatorët turistikë

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Maldivet e Europës”, me çmime të lira/ Slogani që i kushtoi shumë Shqipërisë. Flasin operatorët turistikë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

“Turizmi, të vërtetat pas rekordit” u diskutuan në emisionin A2 Business të gazetares Aurora Sulce.

Ekspertët dhe operatorët e tregut analizuan bilancin e sezonit turistik këtë vit, ky mbi 7.2 milionë turistë shkelën në Shqipëri deri në gusht. Por a është ky turizmi që duam? Turizmi masiv që shoqëroi promovimin e Shqipërisë si “Maldivet e Europës”, por me çmime të lira?



Luixhino Isufaj, operator turistik në një lidhje Skype për emisionin ka përkufizuar turizmin në Shqipëri përgjatë këtij sezoni, jo si turizëm elitar, por turizëm mase. Sipas tij, marketingu që i është bërë vendin si “Maldivet e Europës, por më e lirë”, nuk ka qenë një strategji e duhur.

“Më shumë kanë qenë në mase sesa konsumator, duhet të marketojmë jo vetëm të lirë, por edhe luks”, tha Luixhino Isufaj.

Ai u ndal edhe te mungesa e krahut të punës. “I kemi përballuar duke u shtuar oraret punëtorëve dhe duke punuar që të gjithë në maksimum, por është e pa arritshme”, përfundoi Isufaj në “A2 Business”.

Aida Gjecaj, në një lidhje direkte nga Thethi shpjegoi gjatë emisionit se veriu i vendit këtë vit u përball me një fluks të lartë teksa nevoja për struktura akomoduese mbetet urgjente.

Gjecaj shprehet se qeveria duhet të ndërhyjë me leje të posaçme me leje, pasi veriu ka nevojë për bujtina të tjera në mënyrë që vizitorët të mos kthehen mbrapsht.

Megjithatë, vizitorët kanë qenë kryesisht me buxhet të kufizuar.

Në Alpe kemi pasur turistë backpacker ose siç quhen ndryshe me bukë me vete që kërkojnë standardin më të mirë, por me çmime më ulëta.”

Aida Gjecaj shpjegon se në veri të vendit ka pasur rritje të çmimeve deri në 15% dhe kjo për shkak të rrethanave që kanë ndikuar në rritjen e çmimeve në të gjithë vendin. Kjo ka bërë që turistët, sipas saj, të ankohen për çmimet referuar standardit të zonës.

Ndërsa operatori turistik Blerim Norja nga Durrësi vuri në pah se përgjatë sezonit turistik, në qytetin e Durrësit ka pasur një mungesë të theksuar të stafit të kuzhinës dhe sanitare, ndërsa shton se në shërbim nuk ka qenë i njëjti problem.

“Burimet njerëzore kanë qenë një problem, sepse në momentin e sezonit ka pasur mungesa të theksuara, staf kuzhine dhe sanitare, ndërsa për pjesën e shërbimit ka qenë më e lehtë”, tha Norja.

Ai ka sqaruar dhe se si funksionon rekrutimi i stafit, ku mungojnë profesionistët. Në këto kushte, vetë biznesi e nis këtë proces në fillimin e vitit me trajnimin e personelit në mënyrë që të jenë gati për sezonin  turistik.

“Ne fillojmë rekrutimin e në fillim të vitit, që piketojmë të rinj që duan të punojmë dhe i trajnojmë dhe bëjnë praktikë në fundjava, dhe kur fillon sezoni jemi të kompletuar”, përfundoi Blerim Norja.

Të dhënat tregojnë se në turizëm mungojnë punonjës në të gjitha nivelet: Profili i ulët, si kamarier, banakier, ndihmës kuzhinier dhe stafi i mirëmbajtjes. Profil i mesëm, ku përfshihen guidat turistike, shoferë për qëllime turistike, ciceronët e siteve turistike dhe organizatorët e aktiviteteve rekreative. Dhe profili i lartë, ku përfshihen drejtues operacionesh turistike, menaxher hoteli, menaxher destinacioni dhe drejtues të agjencive turistike.

Etiketa: aktualitet
Pas

Franca ndalon shitjet e iPhone 12 për shkak të niveleve të rrezatimit

Para

Banka Qendrore Europiane rrit sërish normën e interesit për euron, arrin nivelin rekord 4%

Para
Banka Qendrore Europiane rrit sërish normën e interesit për euron, arrin nivelin rekord 4%

Banka Qendrore Europiane rrit sërish normën e interesit për euron, arrin nivelin rekord 4%

Të Gjitha

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

nga Fast News
10:00 | 11/05/2025
0

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

nga Fast News
09:57 | 11/05/2025
0

Kafja po bëhet luks në bare, çmimi rritet me 4.7% gjatë muajit prill

Kafja po bëhet luks në bare, çmimi rritet me 4.7% gjatë muajit prill

nga Fast News
09:54 | 11/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
09:47 | 11/05/2025
0

Recent News

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

10:00 | 11/05/2025
Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

09:57 | 11/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar