• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Kompensimi për punonjës për pagën minimale, zgjerohet numri i përfituesve

nga Fast News
2 years më parë
në Biznes
0
Kompensimi për punonjës për pagën minimale, zgjerohet numri i përfituesve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shtohet numri i punonjësve që do të kompensohen nga qeveria për efekt të rritjes së pagës minimale. Kanë qenë drejtuesit e Pro Export Albaniqa që kanë pohuar se një numër më i madh kompanish do të përfitojnë kompensimin prej 1,674 lekësh për punonjës.

Me hyrjen në fuqi nga 1 Prilli të pagës minimale prej 40,000 lekësh për të zbutur efektet e ndryshimit, qeveria miratoi edhe vendimin për shpërndarje të kompensimit me vlerë 1,674 lekë për çdo të punësuar me pagë minimale në sektorët e manifakturës, bujqësisë, peshkimit dhe pyjeve. Përfitues të kompensimit ishin vetëm punonjësit me pagë bruto deri në 34,000 lekë në muaj.



Kjo masë, sipas Pro Eksport Albania (PEA) favorizoi një numër të ulët në sektorin e manifakturës. Numri i përfituesve ishte 1,900 punëtorë.  Për këtë arsye me kërkesë dhe insistim të PEA, u arrit që kjo fashë të bëhej nga 34,000 në 40,000 lekë.

“Pra të gjithë ata subjekte prodhuese që në borderonë e dhjetorit 2022 kanë pasur punëtorë që paguhen deri në 40,000 lek pagë bruto, punëdhënësve qeveria do u kompensojë 1,674 lekë për person për të zbutur efektin e rritje së pagë minimale”, pohon Proeksport Albania.

Në shkallë vendi nga 1 prill paga minimale u rrit 6,000 lekë, duke shkuar në nivelin e 40,000 lekëve.

Aplikimet nëpërmjet e-Albania për përfitimin e kompensimit nisën nga 2 Maji. Afati i kërkesës sipas udhëzimit që u botua nga Ministria e Financave duhet të dorëzohet jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës.

Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare te Punësimit dhe Aftësimit (AKPA) është përgjegjëse për ndjekjen e procesit të aplikimit dhe subvencionimin e kategorive të biznesit që janë të përcaktuara në VKM dhe udhëzim.

Udhëzimi gjithashtu përcaktonte se shuma totale për çdo kompensim për çdo muaj do të bazohet në numrin e punonjësve, në masën 1,674 lekë për çdo punonjës e llogaritur në referencë edhe të periudhës kontributeve të muajit dhjetor 2022.

Aplikuesit nuk duhet të kenë detyrime të papaguara të kontributeve të sigurimeve shoqërore, gjoba të papaguara apo janë në proces falimentimi në të kundërt kërkesa e tyre do të refuzohet.

Etiketa: aktualitet
Pas

Meshkujt dhe femrat e shohin ndryshe punën

Para

Vendimi i qeverisë kineze: Mos merrni Iphone, 2 miliardë dollarë humbje për Apple

Para
Vendimi i qeverisë kineze: Mos merrni Iphone, 2 miliardë dollarë humbje për Apple

Vendimi i qeverisë kineze: Mos merrni Iphone, 2 miliardë dollarë humbje për Apple

Të Gjitha

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

nga Fast News
16:45 | 11/05/2025
0

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

nga Fast News
16:11 | 11/05/2025
0

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

nga Fast News
10:00 | 11/05/2025
0

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

nga Fast News
09:57 | 11/05/2025
0

Recent News

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

16:45 | 11/05/2025
Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

16:11 | 11/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar