• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Informaliteti në turizëm, ish drejtuesi i lartë i Tatimeve shpjegon skemën si mund të luftohet

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Informaliteti në turizëm, ish drejtuesi i lartë i Tatimeve shpjegon skemën si mund të luftohet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Turizmi konsiderohet një ndër sektorët me nivelin më të lartë të informalitetit. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në maj të këtij viti që është edhe statistika e fundit zyrtare, nga mbi 705 mijë të huaj që hynë në vend, vetëm 57 mijë e 958 apo thënë ndryshe 8.2 për qind e totalit u akomoduan.

Për pjesën tjetër, që është e konsiderueshme dhe i kapërcen 640 mijë persona mundësitë janë dy: ose të kenë qenë kalimthi në vend ose të jenë akomoduar në struktura informale.





Ish zv.drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Flobenc Dilvarerii ftuar në emisionin “A2 Business” të gazetares Aurora Sulçe, foli mbi mënyrat se si mund të luftohet informaliteti në sektorin e turizmit.

Sipas tij, një zgjidhje për të shmangur të gjitha manovrat tatimore të bizneseve turistike do të ishte për shembull plotësimi i një formulari që kur hyjnë në kufi nga ana e turistëve të huaj, me anë të të cilit ata të tregojnë adresën e saktë se ku do të akomodohen.

Kjo lëvizje, sipas Dilaverit, do të shmangte me të paktën 50 për qind informalitetin në vend.

“Është pjesë e informalitetit që ne kem në tërësi në ekonominë tonë. Unë do vlerësoja nëse në këtë periudhë të gjitha bateritë e administratës dhe të shtetit do të përqendroheshin në luftën kundër informalitetit, kryesisht në zonat me fluks të lartë turistësh.

Një zgjidhje sipas meje do të ishte për shembull, në momentin kur turisti i huaj futet në kufi, ai të plotësojë një formular ku të deklarojë adresën ku do të shkojë, ku do të banojë kur të qëndrojë në Shqipëri dhe në këtë mënyrë jam i sigurt që informaliteti do të bjerë të paktën me 50 për qind”, ka deklaruar Dilaveri.

Etiketa: aktualitet
Pas

Atletet e rralla APPLE nga vitet ’90, shiten në ankand për 50,000 dollarë

Para

Turizmi shqiptar përballë pritshmërive europiane

Para
Turizmi shqiptar përballë pritshmërive europiane

Turizmi shqiptar përballë pritshmërive europiane

Të Gjitha

Roli i Ngushticës së Hormuzit në tregtinë globale – Si mund të ndikojë bllokimi i saj në furnizimin me naftë?

Roli i Ngushticës së Hormuzit në tregtinë globale – Si mund të ndikojë bllokimi i saj në furnizimin me naftë?

nga Fast News
09:00 | 19/06/2025
0

Qëndrimi para kompjuterit për një kohë të gjatë, e rrezikshme për shëndetin

Qëndrimi para kompjuterit për një kohë të gjatë, e rrezikshme për shëndetin

nga Fast News
08:30 | 19/06/2025
0

Taksat mbi pagat dhe ushqimet mbushin buxhetin, ja sa po paguajmë

Taksat mbi pagat dhe ushqimet mbushin buxhetin, ja sa po paguajmë

nga Fast News
08:00 | 19/06/2025
0

Vlerësimi i “World Economic Forum”: Shqipëria e para për qëndrueshmërinë energjetike

Vlerësimi i “World Economic Forum”: Shqipëria e para për qëndrueshmërinë energjetike

nga Fast News
07:30 | 19/06/2025
0

Recent News

Roli i Ngushticës së Hormuzit në tregtinë globale – Si mund të ndikojë bllokimi i saj në furnizimin me naftë?

Roli i Ngushticës së Hormuzit në tregtinë globale – Si mund të ndikojë bllokimi i saj në furnizimin me naftë?

09:00 | 19/06/2025
Qëndrimi para kompjuterit për një kohë të gjatë, e rrezikshme për shëndetin

Qëndrimi para kompjuterit për një kohë të gjatë, e rrezikshme për shëndetin

08:30 | 19/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar