Për të gjetur punë shpesh herë nuk mjafton një CV e mirë apo një përgatitje profesionale, por duhet dhe një dukje e mirë. Ky është një studim që kanë nxjerrë disa psikologë, por sa i pranueshëm është ky studim për ne?
Dhe sa e vërtetë është kjo? Në fakt po të bëjmë një retrospektivë që nga Helena e Trojës e Kleopatra në antikitet, bukuria femërore është një pushtet i padiskutueshëm.
Nuk është aspak rastësi që historia ka përzgjedhur si figurat më përfaqësuese të universit femëror ato gra të cilat kanë ditur si ta kurojnë bukurinë e tyre dhe ta kthejnë atë në një instrument pushteti (në kuptimin më të gjerë të kësaj fjale, duke filluar që nga pushteti seksual e dere tek ai ekonomik dhe politik, moral dhe religjioz). Pra bukuria dhe sot ruan ende një pushtet absolut, një pushtet që pa diskutim lëshon rrënjë edhe në gjetjen e një punë.
Dhe këtu shtrohet pyetja për secilin nga ne: Nëse ju do të ishit shef dhe përpara jush do të vijnë dy punonjëse shumë të mira profesionalisht, po njëra do ishte më e bukur se tjetra , atëherë kë do të pranonit në punë?
Sigurisht në këtë rast ka vend për shumë diskutim, pasi padyshim praktika tregon që vendin e punës do ta fitonte ajo që do kishte cilësitë më të larta të dukjes.
Por edhe pse kjo është e vërtetë në fund të fundit askush s’duhet të ndihet inferior për pamjen e tij të jashtme apo për të gjetur një vend pune pasi aftësitë profesionale përbëjnë prioritet absolut dhe nëse nuk ekzistojnë, atëherë cilësi të tilla si dukja dhe shumë të tjera s’do kishin asnjë lloj vlere.