Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Shqipëri-Kosovë, progresi ekonomik që po mungon

nga Fast News
3 years më parë
në Ekonomi
0
Shqipëri-Kosovë, progresi ekonomik që po mungon
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në “A2 Business” me gazetaren Aurora Sulçe u fol për bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës, për barrierat dhe potencialin e munguar.

Nagip Skënderi, ekspert për ekonominë, deklaroi se duhet që të përshpejtohet zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara mes dy qeverive.

“Marrëveshjet e nënshkruara nga ana e dy qeverive nuk po zbatohen të gjitha. Duhet që të përshpejtohen, pasi kemi shumë resurse natyrore e njerëzore që të dyja shtetet mund t’i bashkërendisin. Në këtë kontekst, ka barriera që, me ose pa qëllim, të dyja qeveritë po i vendosin. Më shumë shkëmbime tregtare kemi me Serbinë sesa me Shqipërinë”, tha Skënderi.

Qemal Minxhozi, ambasador i Shqipërisë në Kosovë, mendon se shkëmbimet tregtare mes dy vendeve kanë rritje vit pas viti.

“Ka pasur nga viti në vit një rritje prej 30 milionë eurosh. Potenciali është diçka tjetër, ndërsa mundësitë zvogëlohen dhe nuk arrijnë atë inputin që duhet. Kjo ndodh sepse kemi dy ekonomi komplementare njëra me tjetrën. Për shembull, skrapin, Kosova e përpunon të gjithin në Shqipëri. Në fillim del në eksport, pastaj në import po me mallin e saj”, deklaroi ambasadori.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Ndërsa Skënder Krasniqi, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, mendon se problemi qëndron te politikat ekonomike që ndiqen në Kosovë.

“Ka përmirësime në krahasim me vitet e kaluara. Falë bashkëpunimit mes dhomave të tregtisë dhe institucioneve, është arritur që të eliminohen një pjesë e madhe e sfidave. Por, duhet rritur bashkëpunimi, pasi mundësitë janë të jashtëzakonshme për rritjen e shkëmbimit tregtar. Ka edhe disbalancë mes importit dhe eksportit, që Kosova e ka me të gjitha shtetet, por duhet ngushtuar kjo në lidhje me Shqipërinë”, tha Krasniqi.

“Barrierat nuk janë të mëdha, por mungon strategjia kombëtare. Kosova nuk ka strategji reale kombëtare të zhvillimit ekonomik, që të krijojë produkte për të konkurruar në tregje të tjera. Të gjitha prodhimet serbe që vijnë në Kosovë janë të subvencionuara dhe vijnë me kosto të ulët. Kosova nuk e subvencionon dhe nuk e fuqizon eksportin. Ka edhe mungesë bashkëpunimi me Tiranën, që ne të mos jemi konkurrentë me produkte të njëjta”, shpjegoi më tej, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Skënder Krasniqi.

Etiketa: aktualitet
Pas

Ekspertët paralajmërojnë: Inteligjenca Artificiale mund ta sjellë zhdukjen e njerëzimit

Para

Ndjesitë e kundërta për ekonominë/ Bizneset optimistë, konsumatorët pesimistë

Para
Ndjesitë e kundërta për ekonominë/ Bizneset optimistë, konsumatorët pesimistë

Ndjesitë e kundërta për ekonominë/ Bizneset optimistë, konsumatorët pesimistë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Sindikata: Nga 21 tetori nis bojkoti i universiteteve publike

Sindikata: Nga 21 tetori nis bojkoti i universiteteve publike

nga Fast News
21:33 | 20/10/2026
0

LAERTES, Një Adriatik më i lidhur, më i aksesueshëm dhe më i qëndrueshëm

LAERTES, Një Adriatik më i lidhur, më i aksesueshëm dhe më i qëndrueshëm

nga Fast News
21:05 | 20/10/2026
0

Unioni Turistik Shqiptar apel për dialog: Protestat rrezikojnë imazhin e vendit dhe bizneset

Unioni Turistik Shqiptar apel për dialog: Protestat rrezikojnë imazhin e vendit dhe bizneset

nga Fast News
18:28 | 20/10/2026
0

Rritet kërkesa për kredi nga bizneset, vrojtimi i BSH: Lehtësohen kushtet dhe ulen kërkesat për kolateral

Rritet kërkesa për kredi nga bizneset, vrojtimi i BSH: Lehtësohen kushtet dhe ulen kërkesat për kolateral

nga Fast News
18:23 | 20/10/2026
0

Recent News

Sindikata: Nga 21 tetori nis bojkoti i universiteteve publike

Sindikata: Nga 21 tetori nis bojkoti i universiteteve publike

21:33 | 20/10/2026
LAERTES, Një Adriatik më i lidhur, më i aksesueshëm dhe më i qëndrueshëm

LAERTES, Një Adriatik më i lidhur, më i aksesueshëm dhe më i qëndrueshëm

21:05 | 20/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora