• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Shqipëria i rikthehet shtesës natyrore pozitive, lindjet më të shumta se vdekjet

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Shqipëria i rikthehet shtesës natyrore pozitive, lindjet më të shumta se vdekjet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria i është rikthyer shtesës pozitive natyrore pas periudhës së pandemisë. Kjo do të thotë se lindjet janë më të shumta se vdekjet, pavarësisht se numri është shumë I ulët. Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave, në vitin 2022, shtesa natyrore e popullsisë rezulton pozitive me 690 lindje më shumë se sa vdekje, duke iu rikthyer trendit pozitiv para pandemisë. Gjatë kësaj periudhe lindën 24.688 foshnja, duke shënuar një rënie me 9.3 %, krahasuar me një vit më parë, ndërsa numri i vdekjeve ishte 23.998 persona, duke shënuar një rënie me 21.3 %, krahasuar me një vit më parë.

Pesë qarqe të vendit shënuan shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në shtatë qarqet e tjera shtesa natyrore e popullsisë ishte negative. Qarku me shtesën natyrore më të lartë ishte Tirana, me 3.262 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët ishte Korça, me 959 vdekje më shumë se sa lindje.

Numri i lindjeve për tremujorin e parë 2023 është 5.164, duke shënuar një rënie me 16.9 %, krahasuar me tremujorin e parë 2022, ndërsa numri i vdekjeve është 5.557, duke shënuar një rënie prej 31,6 %, krahasuar me tremujorin e parë 2022. Shtesa natyrore e popullsisë, në tremujorin e parë 2023 regjistron 393 vdekje më shumë se sa lindje.

Në tremujorin e parë 2023, katër qarqe të vendit regjistrojnë shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në tetë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë është negative. Në tremujorin e parë 2023, qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 581 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 265 vdekje më shumë se sa lindje.

Lindjet

Gjatë vitit 2022, të gjitha qarqet e vendit shënuan ulje të numrit të lindjeve, në krahasim me vitin 2021. Qarku me numrin më të lartë të lindjeve ishte Tirana me 9.089 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët ishte Gjirokastra me 392 lindje. Rënien më të ulët në përqindje të lindjeve, gjatë vitit 2022, krahasuar me vitin 2021 e kishte qarku i Tiranës me 3.7 %, ndërsa rënien më të madhe e kishte qarku i Korçës me 23.0 %.

Në tremujorin e parë 2023, të gjitha qarqet e vendit shënojnë ulje të numrit të lindjeve, në krahasim me tremujorin e parë 2022. Qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 1.939 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 77 lindje. Rënien më të ulët në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të parë 2023, krahasuar me tremujorin e parë 2022 e ka qarku i Kukësit me 8.9 %, ndërsa rënien më të madhe e ka qarku i Lezhës me 33.2 %.

Vdekjet

Gjatë vitit 2022, të gjitha qarqet e vendit shënuan ulje të numrit të vdekjeve, në krahasim me vitin 2021. Qarku me numrin më të lartë të vdekjeve ishte Tirana me 5.827 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të ulët ishte Kukësi me 541 vdekje. Rënien më të ulët në përqindje të vdekjeve, gjatë vitit 2022, krahasuar me vitin 2021 e kishte qarku i Kukësit me 11.3 %, ndërsa rënien më të madhe e kishte qarku i Vlorës me 25.5 %.

Në tremujorin e parë 2023, të gjitha qarqet e vendit shënojnë ulje të numrit të vdekjeve, në krahasim me tremujorin e parë 2022. Qarku me numrin më të lartë të vdekjeve është Tirana me 1.358 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Kukësi me 132 vdekje. Rënien më të ulët në përqindje të vdekjeve, gjatë tremujorit të parë 2023, krahasuar me tremujorin e parë 2022 e ka qarku i Kukësit me 15.9 %, ndërsa rënien më të madhe e ka qarku i Vlorës me 39.9 %.

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Institucionet, 770 milionë euro dëm ekonomik dhe efekt negativ në buxhet nga parregullsitë

Para

Credins bank çel ekspozitën “Arti në rrugëtimin tonë”

Para
Credins bank çel ekspozitën “Arti në rrugëtimin tonë”

Credins bank çel ekspozitën “Arti në rrugëtimin tonë”

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Qeveria ndalon përdorimin e monopatinave elektrike, ministrja Koçiu shpjegon arsyet e vendimit

Qeveria ndalon përdorimin e monopatinave elektrike, ministrja Koçiu shpjegon arsyet e vendimit

nga Fast News
12:50 | 12/10/2025
0

Çmimet e qirave të zyrave në Tiranë barazohen me Barcelonën, si po ndikon informaliteti

Çmimet e qirave të zyrave në Tiranë barazohen me Barcelonën, si po ndikon informaliteti

nga Fast News
12:30 | 12/10/2025
0

BE nis sot sistemin e ri të hyrje-daljeve, çfarë duhet të dinë udhëtarët

BE nis sot sistemin e ri të hyrje-daljeve, çfarë duhet të dinë udhëtarët

nga Fast News
12:00 | 12/10/2025
0

Familjet e arsimuara po kursehen?! Ja kush po shpenzon sot

Familjet e arsimuara po kursehen?! Ja kush po shpenzon sot

nga Fast News
11:27 | 12/10/2025
0

Recent News

Qeveria ndalon përdorimin e monopatinave elektrike, ministrja Koçiu shpjegon arsyet e vendimit

Qeveria ndalon përdorimin e monopatinave elektrike, ministrja Koçiu shpjegon arsyet e vendimit

12:50 | 12/10/2025
Çmimet e qirave të zyrave në Tiranë barazohen me Barcelonën, si po ndikon informaliteti

Çmimet e qirave të zyrave në Tiranë barazohen me Barcelonën, si po ndikon informaliteti

12:30 | 12/10/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar