• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Analizë

Këtë vit, turizëm pa kamarierë

nga Fast News
2 years më parë
në Analizë
0
Këtë vit, turizëm pa kamarierë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Sulce, drejtuese e Fast News Economy

1.7 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në 4 muajt e parë të këtij viti, me një rritje të ndjeshme prej 57% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Një shifër që sinjalizon se fluksi pritet të jetë shumë i lartë gjatë muajve të verës, ku kulmon edhe sezoni i plazhit.





Por ndërsa ky është një lajm i mirë për ekonominë përballë shumë treguesve të tjerë të përkeqësuar nga kriza, sfidë do të jetë ofrimi me cilësi i shërbimeve, apo ajo që ndryshe njihet si “përshtypja e parë”. Vetëm nëse arrijmë të krijojmë një “përshtypje të mirë të parë”, turistët që do të vizitojnë për herë të parë në Shqipëri, do të rikthehen.

Por kjo do të jetë jo e lehtë, në kushtet kur tregu i punës ka boshllëqe të mëdha, për shkak të emigracionit masiv dhe kryesisht të rinjve. Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave tregojnë se popullsia shqiptare është tkurrur vitet e fundit, nga 2.88 milionë banorë në vitin 2017 në 2.81 milionë banorë në vitin 2021, që është edhe e dhëna e fundit zyrtare, pasi shifra e 2022-it nuk është publikuar ende.

Shumë sektorë të ekonomisë vuajnë mungesën e fuqisë punëtore, të kualifikuar dhe jo të kualifikuar. Kjo situatë është shqetësuese vecanërisht për turizmin, sektori që direkt dhe indirekt ka të punësuar mbi 250 mijë persona.

Nga të dhënat e shoqatave të biznesit rezulton se në turizëm ka mungesa të punonjësve të profilit të ulët, të mesëm dhe të lartë. Në profilin e ulët përfshihen kamarier, banakier, ndihmës kuzhinier, stafi i mirëmbajtjes etj. Në profilin e mesëm bëjnë pjesë guidat turistike, shoferë mjetesh transporti për qëllime turistike, ciceronët e siteve turistike, organizatorët e aktiviteteve rekreative etj. Ndërsa në profilin e lartë përfshihen drejtues operacionesh turistike, menaxher hoteli, menaxher destinacioni, drejtues të agjencive turistike. Kjo do të thotë sesa më shumë turistë të vijnë, aq më e vështirë do të jetë për t’iu shërbyer.

Ndërkohë që konkurrenca nga vende si Mali i Zi, pjesa veriore e Greqisë apo jugu i Kroacisë, që kanë të njëjtën tipologji turistësh, mbetet e lartë.

Pak ditë më parë, kryeministri Rama deklaroi se problemet me fuqinë punëtore po krijohen për shkak të politikave agresive të vendeve të zhvilluara europiane për të tërhequr fuqi punëtore nga vendet e varfra. Edhe pse kjo ëhstë e vërtetë dhe jo vetëm nga Europa, por edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja, fakt është që qeveria shqiptare ka mbetur vetëm në fazën e konstatimit dhe nuk ka marrë asnjë masë, ndërkohë që procesi i largimeve nuk ka nisur sot, por vijon tashmë prej disa vitesh.

Operatorët turistikë shpjegojnë se nuk ka reagim nga ekzekutivi për ta trajtuar një problem të tillë, edhe pse zyrtarisht i janë drejtuar me disa shkresa ku kërkojnë ndihmë.

Por cfarë mund të bëhet në këto kushte?

Një zgjidhje do të ishte që të shtrihej gjatë gjithë vitit sezoni turistik, me qëllim që punonjësit të mund të angazhoheshin pandërprerje në punë dhe të mos ishin sezonal. Qeveria mund të mbulonte një pjesë të kostove të këtyre punësimeve, si p.sh kontributet e sigurimeve shoqërore, cka do t’i bënte këta punonjës të interesuar për të qendruar, por edhe do të lehtësonte financiarisht bizneset.

Nga ana tjetër, mund të shkurtohej viti akademik dhe një pjesë e studentëve të integroheshin në tregun e punës në turizëm, sezonalisht gjatë verës. Nga ana tjetër, mund të shtoheshin si kurrikula turizmi në universitete, për të rritur numrin e të diplomuarve dhe rrjedhimisht, pjesës së kualifikuar në këtë sektor.

Ajo që nevojitet janë masa afatgjata për t’i dhënë zgjidhje përfundimisht këtij problem. Në të kundërt, ai do të rikthehet vitin e ardhshëm. Gjithmonë, nëse këtë verë do të lëmë një “përshtypje të parë” të mirë.

Etiketa: aktualitet
Pas

4 tiparet që duhet të ketë çdo lider

Para

Kur duhet t’i pushoni punonjësit tuaj nga puna?

Para
Kur duhet t’i pushoni punonjësit tuaj nga puna?

Kur duhet t’i pushoni punonjësit tuaj nga puna?

Të Gjitha

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

nga Fast News
08:45 | 06/06/2025
0

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

nga Fast News
08:14 | 06/06/2025
0

Sot Kurban Bajrami! Besimtarët falen në bulevard

Sot Kurban Bajrami! Besimtarët falen në bulevard

nga Fast News
08:12 | 06/06/2025
0

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

nga Fast News
10:00 | 05/06/2025
0

Recent News

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

08:45 | 06/06/2025
Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

08:14 | 06/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar