Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Zhvillohet më në fund tregu i kapitalit në Shqipëri, listohet oferta e parë publike

nga Fast News
3 years më parë
në Finance
0
Zhvillohet më në fund tregu i kapitalit në Shqipëri, listohet oferta e parë publike
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Bursa, apo tregu i kapitaleve, është një prej mjeteve më të panjohura për ekonominë e vendit, tre dekada pas përqafimit të kapitalizmit. Sot thuajse e gjithë paraja qarkullon cash, bizneset përdorin vetëm bankat për të kërkuar hua. Ndërsa tregu i kapitaleve është pak i zhvilluar edhe pse përpjekjet e para për të pasur një bursë datojnë që prej vitit 1996.

Por një dokument i ri i hartuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë synon pikërisht zhvillimin e tregjeve të lira si instrument për të ofruar financim për ata që kërkojnë para për t’u rritur dhe zgjeruar.

“Kemi pasur së fundmi ofertën e parë publike. Miratimi i ofertës së parë publike është një moment shumë i rëndësishëm për tregun shqiptar të kapitalit, i cili duhet të shërbejë si një sinjal për zhvillimin e mëtejshëm të këtij tregu. Kjo është hera e parë që titujt e një shoqërie i ofrohen publikut të gjerë, duke shtuar kështu alternativat e investimit për investitorin shqiptar, si edhe mundësitë për sigurimin e aksesit në kapital për biznesin vendas”, deklaroi Ervin Mete, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj u zotua për të listuar në bursë edhe Shoqëritë Aksionare me kapital shtetëror.

“Nëpërmjet dokumentit të politikave ne jemi angazhuar për të tërhequr edhe disa SHA shtetërore që janë financiarisht të suksesshme të bëjnë edhe ato ofertat e tyre publike. Kjo do të ndikojë në tërheqjen akoma më të madhe të krijimeve të më shumë burimeve të financimit”, u shpreh Ibrahimaj.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Zhvillim i tregjeve të kapitalit për Bankën e Shqipërisë është instrumenti që garanton stabilitet për aktorët ekonomikë në vend.

“Zhvillimi i tregjeve të kapitalit është shumë i rëndësishëm pasi është një instrument themelor në drejtim të garantimit të stabilitetit makroekonomik. Ato ulin luhatshmërinë e normave të interesit apo kursit e këmbimit. Tregjet e kapitalit janë mënyra që garanton stabilitet”, deklaroi Luljeta Minxhozi, Zv.Guvernatorja e parë e BSH.

Dokumenti “Për tregjet e kapitalit” i shtrin efektet deri në vitin 2027 dhe synon të garantojë mundësi financimi dhe mjedis për emetimin e letrave me vlerë, të kanalizojë kursimet nëpërmjet fondeve të investimeve dhe pensioneve dhe të tërheqë investime të huaja.

Etiketa: aktualitet
Pas

Zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës së Ndërtuesve, diskutohen problemet e sektorit

Para

7 cilësitë e njerëzve të respektuar

Para
7 cilësitë e njerëzve të respektuar

7 cilësitë e njerëzve të respektuar

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

9 tiparet e njerëzve të suksesshëm

9 tiparet e njerëzve të suksesshëm

nga Fast News
13:42 | 12/07/2026
0

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, ja cfarë kanë zbuluar

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, ja cfarë kanë zbuluar

nga Fast News
13:39 | 12/07/2026
0

Franca shton një milioner të ri çdo 15 minuta. Si krahasohet Evropa?

Franca shton një milioner të ri çdo 15 minuta. Si krahasohet Evropa?

nga Fast News
13:33 | 12/07/2026
0

Pas ankesave të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës monitoron çmimet e produkteve ushqimore në supermarkete

Pas ankesave të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës monitoron çmimet e produkteve ushqimore në supermarkete

nga Fast News
13:26 | 12/07/2026
0

Recent News

9 tiparet e njerëzve të suksesshëm

9 tiparet e njerëzve të suksesshëm

13:42 | 12/07/2026
Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, ja cfarë kanë zbuluar

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, ja cfarë kanë zbuluar

13:39 | 12/07/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora