• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Raporti për bashkitë: Taksa e pastrimit mblidhet 60%, por menaxhimi i mbetjeve nuk është përmirësuar

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Raporti për bashkitë: Taksa e pastrimit mblidhet 60%, por menaxhimi i mbetjeve nuk është përmirësuar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa cështja e inceneratorëve dhe abuzimit me fondet publike ka përfunduar në SPAK, menaxhimi i mbetjeve mbetet problem për pjesën dërrmuese të bashkive. Kjo edhe pse qytetarët e paguajnë taksën e pastrimit.

Raporti mbi Qeverisjen Vendore në Shqipëri për vitin 2022 evidenton se vitin e kaluar ka pasur sërish rritje të financimit prej buxhetit në nivelin vendor krahasuar me 2021, por në pak raste referohet përmirësim i cilësisë së shërbimit apo zgjerim i mbulimit vetëm më 2% krahasuar me 2021. Ndërkohë bashkitë referojnë se arrijnë të grumbullojnë tarifën e pastrimit në masën 60%.





“Progres Raporti i Delegacionit të Bashkimit Evropian për 2022, thekson se kuadri ligjor për menaxhimin e mbetjeve është pjesërisht i harmonizuar. Mbyllja e shumë vend depozitimeve të papërshtatshme mbetet akoma një sfidë dhe vetëm një numër i kufizuar janë mbyllur gjatë kohës së raportimit.

Mbledhja e ndarë e mbetjeve shtëpiake dhe instrumenteve ekonomike për të nxitur riciklimin dhe ripërdorimin dhe për të parandaluar gjenerimin e mbetjeve mbeten në nivele pilotimi dhe të kufizuara. Viti 2022, ka shënuar një regres në aspektin e projekteve strategjike të djegësve termikë, ku ai i i Elbasanit nuk është funksional dhe mbetjet e këtij qarku i janë rikthyer hedhjeve në lumë, siç raporton dhe media investigative.

Përpos djegësit në Elbasan, dhe ai i Fierit dhe i Tiranës paraqesin shqetësime në rritje për sa i përket jo vetëm përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së për mbetjet duke përfshirë parimin e hierarkisë së mbetjeve dhe objektivat e riciklimit por dhe një sfidë të madhe financiare për bashkitë të cilat duhet të parashikojnë koston e djegësit termik që ndryshon mes 25$ në Elbasan, 29$ në Tiranë, apo 26$ në Fier. Për shumë bashki, viti 2022 ka qenë tepër sfidues lidhur me menaxhimin e mbetjeve urbane”, thekson raporti.

Gjatë 2022, qeveria prezantoi një grant prej 500 milion lekësh për të ndihmuar 21 bashki në vështirësi financiare për pagesat e kostos së depozitimit të mbetjeve në incenerator ose landfill sanitar duke u munduar të mos përsëritet situata e 2021.

Bashkitë përfituese janë: Belsh, Cërrik, Durrës, Elbasan, Fushë-Arrëz, Gramsh, Kamëz, Kavajë, Krujë, Kurbin, lezhë, Librazhd, Malësi e Madhe, Peqin, Përrenjas, Pukë, Rrogozhinë, Shijak, Shkodër, Vau i Dejës, Vorë. Shpërndarja e fondeve është bërë në funksion të volumit të mbetjeve dhe distancës ku bashkia Durrës ka përfituar 200 milionë nga 500 në total për 21 bashki.

“Nga ana tjetër është me interes gjetjet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku bashkia Durrës nuk kryen ushtrimin e monitorimit dhe peshimit të saktë të mbetjeve që dërgon në landfillin e Sharrës.

Konkretisht raporti ka nënvizuar se “nga auditimi i zbatimit të mbikëqyrjes së kontratës me objekt “Depozitimi i mbetjeve urbane bashkia Durrës”, me fond limit 1,148,864,000 lekë pa TVSh, për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit 2021, rezulton se nga bashkia Durrës nuk kryhet matja e sasisë së mbetjeve që do të depozitohen në landfillin e Sharrës përpara se ato të nisen me mjetet e saj për në landfill”, theksohet në raportin mbi Qeverisjen Vendore në Shqipëri .

Pas

5 thënie motivuese për një javë me energji

Para

Teknika për t’u bërë i famshëm në Facebook dhe Instagram

Para
Teknika për t’u bërë i famshëm në Facebook dhe Instagram

Teknika për t’u bërë i famshëm në Facebook dhe Instagram

Të Gjitha

Birra apo vera, kujt i përket froni i pijes më të mirë alkolike

Birra apo vera, kujt i përket froni i pijes më të mirë alkolike

nga Fast News
10:00 | 26/07/2025
0

Pse u bë me detyrim sigurimi i banesave? Ja sa sigurohemi aktualisht

Pse u bë me detyrim sigurimi i banesave? Ja sa sigurohemi aktualisht

nga Fast News
09:15 | 26/07/2025
0

Toka po rrotullohet më shpejt këtë verë, si ndikon kjo në jetët tona

Toka po rrotullohet më shpejt këtë verë, si ndikon kjo në jetët tona

nga Fast News
08:45 | 26/07/2025
0

5 taktika për të blerë më lirë

5 taktika për të blerë më lirë

nga Fast News
08:15 | 26/07/2025
0

Recent News

Birra apo vera, kujt i përket froni i pijes më të mirë alkolike

Birra apo vera, kujt i përket froni i pijes më të mirë alkolike

10:00 | 26/07/2025
Pse u bë me detyrim sigurimi i banesave? Ja sa sigurohemi aktualisht

Pse u bë me detyrim sigurimi i banesave? Ja sa sigurohemi aktualisht

09:15 | 26/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar