• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Atletet e Michael Jordan, veshur në finalen e NBA 1998, shiten për një rekord 2.2 milionë dollarë

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Bota
0
Atletet e Michael Jordan, veshur në finalen e NBA 1998, shiten për një rekord 2.2 milionë dollarë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në vitin 1998, Michael Jordan kishte një palë atletet të zezë dhe të kuqe, Air Jordan 13, dhe solli në shtëpi fitoren e ndeshjes së kampionatit të tij të fundit në NBA.  Sot, atoj janë atletet më të shtrenjta që janë shitur ndonjëherë në ankand.

Atletet e lojës fituese u shitën për 2.2 milionë dollarë në Sotheby’s në Nju Jork të martën, duke thyer rekordin e ankandit të atleteve prej 1.47 milionë dollarë, të vendosur në vitin 2021 nga një palë Nike Air Ships që Jordan kishte veshur më herët në karrierën e tij.

Shitja arrin gjatë “Jordan Year” një referencë për fanellën e lojtarit ikonë të NBA, me numër 23. Në janar, Air Jordan bashkëpunoi me Sotheby’s duke nxjerrë në ankand 13 palë atlete retro, krijuar në kujtim të The Notorious B.I.G. Të gjitha lotet tejkaluan vlerësimet e tyre të larta prej 5,000 dollarësh me shumëfish, me shitjen më të lartë për më shumë se 32,000 dollarë.

Vitin e kaluar, fanella e lojës 1 të Jordan, gjithashtu nga finalet e 1998-ës, u bë produkti më i shtrenjtë i relikeve sportive të veshura për t’u shitur në ankand, kur arriti në 10.1 milionë dollarë në një shitje të Sotheby’s.

Lamtumira e Jordan me Chicago Bulls shpesh quhet “Vallëzimi i Fundit”, sipas titullit të një dokumentari të ESPN dhe Netflix që përshkroi sezonin. Jordan njoftoi tërheqjen e tij (të dytë) javë përpara finales, duke çuar serinë me gjashtë ndeshje kundër Utah Jazz të bëhej më e ndjekura në historinë e NBA, bazuar në vlerësimet e Nielsen TV.

Atletet e shitura këtë javë u veshën gjatë ndeshjes 2, në Salt Lake City, të cilën Bulls e fituan 93-88 pasi humbën ndeshjen 1, me Jordan, që shënoi 37 pikë. Kjo është pala e fundit e atleteve Air Jordan 13, ngjyrë të zezë dhe të kuqe që Jordan ka veshur ndonjëherë në fushë për një lojë NBA, thuhet në një njoftim për shtyp nga Sotheby’s.

Atletet Air Jordan 13 u prezantuan në shitjen e relikeve sportive, të quajtur “Victoriam”, e cila përmbante artikuj të veshur nga atletët  si Tom Brady, Kobe Bryant dhe Roger Federer. Disa artikuj të tjerë të Jordan u përfshinë në ankandin me dy pjesë, me një fanellë Bulls të 1998 të veshur në lojë dhe një palë Air Jordan 1 të vitit 1985 që kushtojnë përkatësisht 508,000 dhe 127,000 dollarë.

Lotet e tjera kryesore përfshinin një nga bluzat e LA Lakers të Kobe Bryant, e cila u shit për mbi 406,000 dollarë dhe një fanellë futbolli, e veshur nga i ndjeri Pelé në debutimin e tij për New York Cosmos në 1975, që u shit mbi 177,000 dollarë./ CNN

Pas

10 arsye që çojnë në dështim në punë

Para

Greqia po merr kamerierët, Shqipëria me sytë nga Azia

Para
Greqia po merr kamerierët, Shqipëria me sytë nga Azia

Greqia po merr kamerierët, Shqipëria me sytë nga Azia

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Lista e vendeve me risk të lartë për pastrimin e parave, AIF kërkon kujdes nga bankat dhe noterët

Lista e vendeve me risk të lartë për pastrimin e parave, AIF kërkon kujdes nga bankat dhe noterët

nga Fast News
15:00 | 04/11/2025
0

Komisioni Evropian vë vulën: Shqipëria nuk është ende gati për zhbllokimin e IPARD 3

Komisioni Evropian vë vulën: Shqipëria nuk është ende gati për zhbllokimin e IPARD 3

nga Fast News
14:30 | 04/11/2025
0

Rama njofton rritjen e pensioneve nga janari, ja sa do të bëhen

Rama njofton rritjen e pensioneve nga janari, ja sa do të bëhen

nga Fast News
13:48 | 04/11/2025
0

Del progresraporti/ Emigrimi problem, KE apel: Shqipërisë “po i ikën truri”

Del progresraporti/ Emigrimi problem, KE apel: Shqipërisë “po i ikën truri”

nga Fast News
13:39 | 04/11/2025
0

Recent News

Lista e vendeve me risk të lartë për pastrimin e parave, AIF kërkon kujdes nga bankat dhe noterët

Lista e vendeve me risk të lartë për pastrimin e parave, AIF kërkon kujdes nga bankat dhe noterët

15:00 | 04/11/2025
Komisioni Evropian vë vulën: Shqipëria nuk është ende gati për zhbllokimin e IPARD 3

Komisioni Evropian vë vulën: Shqipëria nuk është ende gati për zhbllokimin e IPARD 3

14:30 | 04/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar