Kur bëhet fjalë për të bindur dikë, pëlqimi është çelësi.
Në vitin 2021, Mariam Younan dhe Kristy Martire kryen dy studime, për të shqyrtuar nëse pëlqyeshmëria e një eksperti ndikoi në opinionet e jurisë në gjykimet civile dhe penale. Rezultatet ishin absolute: ekspertët më pak të pëlqyeshëm ishin dukshëm më pak bindës, sesa ekspertët që u pëlqyen.
Një tjetër gjë për t’u mbajtur mend, është se njerëzit përpiqen vazhdimisht të bindin të tjerët.
Ky nuk është manipulim. Është një sjellje e lindur dhe e natyrshme. Me ose pa vetëdije, ju jeni duke bërë gjëra që ju bëjnë pak a shumë të pëlqyeshëm.
Gjuha e trupit (bodylanguage), është një pjesë e rëndësishme dhe shpesh e pavetëdijshme e pëlqyeshmërisë dhe bindjes. Ky është një lajm i mirë për dikë, që përpiqet të jetë më bindës dhe i pëlqyeshëm.
Për fat, ju mund të ndryshoni shumë gjëra të drejtpërdrejta në lidhje me gjuhën e trupit, që do të rrisin automatikisht pëlqimin tuaj.
- Anoni kokën
Kur ndihemi të sigurt, natyrshëm anojmë kokën.
Kur kërkoni të bindni dikë, ai ka më shumë gjasa të shohë këndvështrimin tuaj, nëse ndihet i sigurt. Përkulja e kokës është një mënyrë e thjeshtë për të demonstruar vëmendjen dhe kujdesin tuaj.
Ky gjest i thjeshtë u komunikon individëve të tjerë, se ju po dëgjoni në vend që të mendoni për gjëra të tjera.
- Qëndroni me këmbë të kryqëzuara
Nëse ndiheni të shqetësuar ose të paqëndrueshëm, me shumë mundësi i vendosni këmbët fort për të ruajtur ekuilibrin.
E njëjta dëshirë për të qëndruar në tokë ndodh natyrshëm, qoftë pranë skajit të një ndërtese të lartë ose në një situatë të pakëndshme sociale. Pse?
Të dyja situatat e mësipërme, paraqesin një kërcënim që aktivizon masat mbrojtëse për luftën, ose fluturimin e një personi. Kjo është një mënyrë me të cilën trupi juaj mbrohet, në mënyrë të pandërgjegjshme.
E kundërta është gjithashtu e vërtetë. Nuk do ta keni problem të kryqëzoni këmbët, kur të ndiheni plotësisht rehat.
Isopraxis (jehona e trupit) do të bëjë, që personi me të cilin po flisni, të imitojë veprimet tuaja. Ndërsa kryqëzojnë këmbët e tyre, “vetëmbrojtja” do të zbutet.
Ashtu si me animin e kokës, ky veprim do të ndihmojë, që një bisedë të zgjasë më gjatë. Një bisedë më e gjatë do të thotë më shumë kohë për të komunikuar ballë për ballë, gjë që është jashtëzakonisht e dobishme, në ndërtimin e raportit në biznes dhe marrëdhënie personale.
- Thjesht buzëqeshni
Buzëqeshja është një ndërtues i fuqishëm i karizmës.
Pavarësisht nëse e kuptoni apo jo, emocionet tuaja janë infektive. Kjo përfshin lumturinë, e cila shpesh pasqyrohet përmes një buzëqeshjeje. Kur dikush buzëqesh, neurotransmetuesit që lidhen me uljen e ankthit dhe rritjen e lumturisë, çlirohen.
Prandaj, buzëqeshja me dikë gjatë një ndërveprimi, përmirëson disponimin tuaj, gjë që rrit karizmën tuaj dhe ndihmon personin tjetër të ndjejë emocione më pozitive.
Me fjalë të tjera, mos e nënvlerësoni fuqinë e një buzëqeshjeje.
- Drejtoni këmbët tuaja
Shpesh, vendosja e këmbëve të një personi, tregon se ku është fokusuar mendja e tij.
Nëse këmbët e një personi drejtohen nga ju, kjo është një shenjë e shkëlqyer se ata janë të interesuar, për atë që po thoni. Megjithatë, nëse këmbët e tyre janë të drejtuara larg jush, ata ndoshta janë afër daljes nga biseda ose grupi.
Ashtu si gjestet e mëparshme të gjuhës së trupit, duke i drejtuar këmbët drejt një personi me të cilin po ndërveproni, do t’i inkurajojë ata të vazhdojnë të flasin.
Është një mënyrë tjetër efektive për të treguar interesin tuaj, për personin me të cilin po flisni. Kjo do t’ju ndihmojë t’i bindni ata të vazhdojnë të flasin.
Përpiquni t’i vëzhgoni këto katër sjellje të natyrshme tek vetja tuaj dhe të tjerët. Ju mund të habiteni kur zbuloni se çfarë u komunikon gjuha e trupit tuaj, atyre që ju rrethojnë.
Mund t’i përdorni këto mundësi, për të mësuar më shumë rreth njerëzve me të cilët ndërveproni dhe si e prezantoni veten. Sa më i pëlqyeshëm të jeni, aq më bindës do të bëheni. / Insider