Charles “Chuck” Feeney, 89 vjeç, miliarderi dhe bashkëthemeluesi i gjigandit me pakicë Duty Free Shoppers, i ka dhënë për bamirësi të gjitha paratë e tij. Atij nuk i ka mbetur asgjë dhe nuk mund të ishte më i lumtur se kaq.
Feeney e themeloi Duty Free Shoppers me Robert Miller në vitin 1960 dhe grumbulloi miliarda para, ndërkohë që jetonte duke kursyer jashtëzakonisht shumë, në një apartament modest në San Francisco. Në një artikull të Forbes, Feeney cilësohet si James Bond i Filantropisë, për shkak të bamirësive të tij sekrete.
“Kemi mësuar shumë. Do të donim të bënim gjërat ndryshe, por jam i kënaqur. Më vjen mirë që e plotësova këtë qëllim timin teksa jam gjallë. Falenderoj të gjithë ata që iu bashkuan udhëtimin tim. Dhe për ata që më pyesin për filozofinë time ‘Jep sa je gjallë’: Provojeni, do t’ju pëlqejë.” – tha ai për Forbes.
Gjatë katër dekadave të fundit, Feeney ka dhuruar më shumë se 8 miliardë dollarë për bamirësi, universitete dhe fondacione në të gjithë botën përmes fondacionit të tij, Filantropitë e Atlantikut. Shumica e bamirësive janë dhënë në mënyrë anonime.
Bujaria dhe investimet e tij të shumta ndikuan Bill Gates dhe Warren Buffett për të filluar Giving Pledge në vitin 2010 – një fushatë që ka për qëllim të bindë njerëzit më të pasur për të dhënë të paktën gjysmën e pasurisë para vdekjes.
Feeney dhuroi shuma të majme parash, si për shembull 270 milionë dollarë për modernizimin e kujdesit shëndetësor në Vietnam, 3.7 miliardë shkuan për arsimin, më shumë se 870 milionë për të drejtat e njeriut dhe ndryshimet shoqërore, 62 milionë për grante për heqjen e dënimin me vdekje në SHBA, 76 milionë për fushatat bazë për Obamacare (ligj i miratuar që i siguron të gjithë amerikanëve të kenë akses te sigurimet shëndetësore), 700 milionë për shëndetin, 176 milionë për Institutit Global të Shëndetit të Trurit në Universitetin e Kalifornisë etj.
Më 14 shtator të këtij viti, Feeney përfundoi misionin e tij prej katër dekadash dhe nënshkroi dokumentet për të mbyllur Filantropitë e Atlantikut./Forbes