Mezi e prisni mesazhin e bankës “I nderuar klient, paga juaj u kreditua…”? Shqetësoheni se ndoshta karta me të cilën bëni blerje mund “t’ju lërë në baltë”?
I doni shumë paratë, por menaxhimi i tyre ju krijon ankth.
Disa njerëz nuk i kanë marrëdhëniet mirë me paratë. Po ju sjellin disa nga arsyet pse ndodh kjo:
Je një blerës impulsiv
Ke kaluar një javë të keqe? Sigurisht një palë këpucë të reja apo një buzëkuq të cilin t’i nuk do e përdorësh asnjëherë mund të të relaksojë. Por të shpenzosh për t’u ndjerë mirë është gjithmonë një ide e keqe.
Nëse ke lindur një fëmi dhe nuk të pëlqen më trupi jot, atëherë një bojë e re flokësh dhe një trajtim pedikyr nuk do ta zgjidhin problemin, lumturia do të zgjasi një apo dy ditë. Nëse e urren punën tënde dhe ke blerë pafund video-lojëra për t’u argëtuar gjatë pushimit, kjo nuk do t’i bëj orët e punës tënde më të bukura.
Je i papërgatitur apo dembel
Në çdo kafe më shoqërinë ti ofrohesh të paguash. Nuk preferon të hash në shtëpi, sepse ke para në xhep ndaj restorantet apo ushqimi i shpejtë është zgjidhja më e mirë. Zgjedhje të tilla janë ato që “e dobësojnë” kuletën tuaj. Nëse mund t’i përballoni, nuk ka asgjë të keqe, por nëse buxheti juaj mbaron 2 javë para rrogës së radhës, atëherë duhet të filloni të bëni disa llogari.
Ti ke pasur modele të këqija në menaxhimin e parave
Ndoshta prindërit e tu kanë qenë shumë keq me lekët dhe këtë zakon të keq ti e kë mësuar prej tyre. Është e vështirë të ndryshosh këtë sjellë kur ti je brumosur me të që në vogëli. Por nëse do ta shohësh veten në një situatë më të mirë financiare, duhet të harrosh çfarë ke mësuar dhe t’ia nisësh nga e para. Fatmirësisht nuk është asnjëherë vonë për të mësuar aftësi menaxhuese të mira me paratë.
Nuk ke pasur asnjë model
Ndoshta askush nuk të ka mësuar aftësitë bazike të menaxhimit të parave. Prindërit shpesh besojnë se po ju bëjnë fëmijëve një nder duke mos I ekspozuar ndaj sjelljeve të ndryshme që njerëzit kanë me lekët. E kuptueshme, por jo detyrimisht një zgjedhje e mirë. Ndonjëherë familjet duhet të shtrëngojnë rripin për t’ia dalë edhe në ditët më të vështira dhe nuk është gabim t’i shpjegoni fëmijëve pse ata nuk mund të shkojnë në kinema këtë fundjavë.
Yolo
Të jetosh momentin do të thotë adrenalinë, por jo e ardhme e mirë. Edhe pse paratë nuk mund t’i marrim me vete kur largohemi nga kjo botë, kursimet nevojiten edhe për t’i shërbyer vetes në moshë më të madhe (mund të mos duket shumë larg, por është e habitshme se sa shpejt fluturon koha dhe një ditë zgjohesh 40 vjeç).