Ish-Presidenti amerikan, Bill Clinton në vitin 1997 ka ndaluar kërkimet për klonim të njeriut. Kurse, Kongresi i Shteteve të Bashkuara e ka konsideruar miratimin e legjislacionit për ndalimin e klonimit të njerëzve.
Mundësia për klonimin e njeriut, ka dalë kur shkencëtaret skoceze në Institutin Roslin kanë krijuar delen e shumëpërfolur “Dolli” (gjini 385, 810-13, 1997), që ka rritur interesin dhe shqetësimin në gjithë botën për shkak të komplikimeve të saj shkencore dhe etike.
Bëma e përcaktuar nga revista Shkenca si revolucioni i 1997-es, gjithashtu ka sjellur pasiguri mbi kuptimin e ”klonimit”—një term mbrojtës i përdorur tradicionalisht nga shkencëtaret për të përshkruar proceset e ndryshme për dyfishimin e materialit biologjik.
Mjekët nga Shoqata Mjekësore Amerikanë dhe shkencëtare nga Shoqata Amerikane për Avancimin e Shkencës kanë botuar deklarata formale publike, duke kundërshtuar klonimin riprodhues human. Kongresi i Shteteve të Bashkuara e ka konsideruar miratimin e legjislacionit për ndalimin e klonimit të njerëzve.
Lidhur me joefikasitetin e klonimit të kafshëve vetëm një ose dy pasardhës të gjallë për çdo 100 eksperimente dhe mungesat në kuptimin e plote të klonimit riprodhues, shumë shkencëtare dhe mjekë këmbëngulin shumë fort se do të që joetike të provohej të klonohej njeriu.
Jo vetëm që shumica e përpjekjeve për klonimin e gjitarëve dështojnë, por rreth 30 % e kloneve të lindur të gjallë janë të prekur me sindromën e “pasardhësve me përmasa të mëdha” dhe kushte të tjera dobësuese.
Një numër i madh i kafshëve të klonuara kanë ngordhur parakohë nga infeksionet dhe komplikimet e tjera. Te njëjtat probleme duhet të priten në klonimin e njerëzve. Për me tepër, shkencëtaret nuk e dinë si do të ndikonte klonimi në zhvillimin mendor. Ndërsa, intelekti dhe gjendja shpirtërore mund të mos jene aq të rëndësishme për një lopë ose për një mi, ato janë vendimtare për zhvillimin e humaneve të shëndetshëm.
Me kaq shumë të panjohura për klonimin riprodhues, përpjekja për të klonuar njeriun për momentin konsiderohet fuqishëm e rrezikshme dhe e papërgjegjshme nga ana etike. /cnn