• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

Shqiptarët rrisin borxhet pranë bankave, ish ministri: Merren për konsum, jo për investime

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Finance
0
Shqiptarët rrisin borxhet pranë bankave, ish ministri: Merren për konsum, jo për investime
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pse viti që lamë pas u shoqërua me krizën e çmimeve dhe ngadalësimin e aktivitetit ekonomik, kredia pranë sistemit bankar pësoi rritje. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, stoku i kredisë në banka arriti në fund të 2022-it në 249.2 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 26.4 miliardë lekë kundrejt një viti më parë.

Por për cfarë po merret kredi?

Sipas ish-ministrit të Ekonomisë Zef Preçi, “po mos të ishin shtuar borxhet, nuk do të thoshim që jemi në krizë. Borxhet merren për të mbajtur të njëjtin standard jetese, nga ana tjetër reflektojnë një lloj besimi te bankat ose pamundësinë për të investuar diku tjetër”.

Sipas tij, “është një situatë e pritshme për shifrat, po aq sa e diskutueshme për pasojat që krijon, qoftë në polarizimin e shoqërisë, qoftë edhe në funksionimin e ekonomisë. Bankat tona është e vërtetë që janë mirë të kapitalizuara, por po të shihni strukturën e kredive, një pjesë e huave shkojnë për të kompensuar atë që të punësuarit nuk marrin përmes pagave dhe formave të tjera të mbështetjes sociale”.

Ndërsa sipas ekspertit të tregjeve financiare, Artan Gjergji, kredia është marrë kryesisht për qëllime konsumi. “Duhet të kuptojmë se kemi një rritje të konsiderueshme të çmimeve, prandaj kredit e kanë shkuar për kredi konsumi në veçanti. Për të blerë një televizor para disa vitesh duheshin një sasi lekësh, sot duhen pak më tepër.  Nga impakti i tërmetit dhe pandemisë, ne nuk kryejmë më investime afatgjata, për shembull në pasuri të patundshme, sesa në kredi konsumatore, për shpenzime afatshkurtër brenda 12 muaj”, argumenton Gjergji.

Pas

Rritet paga minimale, qeveria mbulon kostot shtesë të kontributeve për bujqësinë dhe fasonët

Para

Rritet interesi për skemat private të pensioneve, 3 mijë qytetarë më shumë të përfshirë në vitin 2022

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Gjysma e emigrantëve të kthyer duan të ikin sërish

Gjysma e emigrantëve të kthyer duan të ikin sërish

nga Fast News
16:16 | 02/12/2025
0

Detyrimet ndaj sigurimeve shoqërore, Vlora kryeson me mbi 50% të totalit

Detyrimet ndaj sigurimeve shoqërore, Vlora kryeson me mbi 50% të totalit

nga Fast News
15:02 | 02/12/2025
0

Pastrimi i parave / Janar–Gusht, rriten rastet për hetim, por sekuestrimet e pasurisë bien 82%

Pastrimi i parave / Janar–Gusht, rriten rastet për hetim, por sekuestrimet e pasurisë bien 82%

nga Fast News
11:05 | 02/12/2025
0

Nis shpërndarja e bonusit për pensionistët, ministrja Ibrahimaj shpjegon sa marrin

Nis shpërndarja e bonusit për pensionistët, ministrja Ibrahimaj shpjegon sa marrin

nga Fast News
12:50 | 01/12/2025
0

Recent News

Gjysma e emigrantëve të kthyer duan të ikin sërish

Gjysma e emigrantëve të kthyer duan të ikin sërish

16:16 | 02/12/2025
Detyrimet ndaj sigurimeve shoqërore, Vlora kryeson me mbi 50% të totalit

Detyrimet ndaj sigurimeve shoqërore, Vlora kryeson me mbi 50% të totalit

15:02 | 02/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar