• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Institucionet e mikrofinancës rrisin me 14.7% kreditimin

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Finance
0
Institucionet e mikrofinancës rrisin me 14.7% kreditimin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Institucionet e mikrofinancës po shndërrohen në financuese të rëndësishme të ekonomisë, vecanërisht për sektorë si bujqësia, ku bankat nuk japin akses. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kreditimi nga shoqëritë e kursim-kreditit (SHKK) shënoi ritme të larta të rritjes për vitin 2022.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, portofoli i kredisë të dhënë nga SHKK-të në fund të tremujorit të tretë arriti në 10.7 miliardë lekë, me rritje prej 14.7% krahasuar me një vit më parë.

Ndërsa totali i aktiveve të tregut në fund të vitit 2022 arriti vlerën e 14.36 miliardë lekëve ose afërsisht 127 milionë eurove. Krahasuar me një vit më parë, tregu i shoqërive të kursim-kreditit u rrit me 8.2%. Shoqëritë e kursim-kreditit ose kooperativat financiare janë institucione të lejuara me ligj të pranojnë depozita nga anëtarët dhe të ofrojnë kredi për ta.

Ato janë një segment i mikrofinancës veçanërisht i suksesshëm në zonat rurale të vendit, me fokus kryesor financimin e ekonomive bujqësore.

Filozofia e këtyre institucioneve është të ofrojë shërbime financiare për ato zona dhe segmente të popullsisë që kanë akses të pakët në sistemin bankar.



Volumet e kreditimit të këtij sektori ngelen modeste dhe madhësia e portofolit të sektorit të SHKK-ve është sa 1.5% e portofolit të sektorit bankar. Por, megjithëse përmasat e sektorit janë relativisht të vogla, ky segment ka një rol të rëndësishëm sidomos në financimin e bujqësisë, një sektor i ekonomisë ku sektori bankar është shumë pak i pranishëm.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë totali i kredisë për bujqësinë nga sektori bankar në fund të vitit të kaluar ishte më pak se 6.7 miliardë lekë, shumë kjo që përbën më pak se 63% e portofolit të kredisë së SHKK-ve.

Pas

Mënyra si mund të bëheni milioner brenda 5 vitesh

Para

Jo vetëm cash, shqiptarët po përdorin kartat bankare për pagesa

Para
Jo vetëm cash, shqiptarët po përdorin kartat bankare për pagesa

Jo vetëm cash, shqiptarët po përdorin kartat bankare për pagesa

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

nga Fast News
13:00 | 13/12/2025
0

Recent News

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

14:00 | 13/12/2025
Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

13:30 | 13/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar