Është e padiskutueshme që shumë prej nesh kalojnë pjesën më të madhe të jetës para ekraneve qofshin këto TV, kompjuterë dhe veçanërisht telefonave. Në fakt, 31% e të rriturve dhe 46% e adoleshentëve thonë se janë në internet “pothuajse vazhdimisht”, sipas Pew Research Surveys.
Varësia nga interneti nuk është një diagnozë klinike zyrtare. Ka ende shumë pyetje nëse ajo kualifikohet si një çrregullim i shëndetit mendor më vete ose nëse duhet të konsiderohet pjesë e një gjendjeje tjetër të shëndetit mendor gjithashtu ka edhe pyetje se si ta përcaktojmë, ta masim, ta testojmë dhe ta trajtojmë atë.
Megjithatë, shumica e ekspertëve pajtohen se pavarësisht nëse është një “varësi” e vërtetë apo diçka tjetër, koha e tepërt para ekranit të telefonit dhe jo vetëm, mund të ketë efekte të këqija, veçanërisht për fëmijët ./cnn