Ura mbi lumin Buna, që lidh Shqipërinë me Malin e Zi do të kushtojë 20 mln euro dhe pagesa do të jetë 50 me 50 mes qeverive të dy vendeve.
Kjo u bë e ditur në konferencën e përbashkët mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive mbajtur sot në Podgoricë.
“Projekti do të kushtojë më shtrejtë sa e kemi menduar. Do të kushtojë 20 milionë euro por nëse ndahet përgjysmë nuk është shumë” tha Abazoviç.
Projekti është gati dhe kryeministri Rama njoftoi se do të bëhet publik nesër, ndërkohë që një komision i përbashkët mes dy shteteve do të hapë garën ndërkombëtare.
“Projekti do të paguhet nga të dyja qeveritë. Ka një vlerë të jashtëzakonshme sepse do të lidhë dy anët e një kufiri që është 300 metra sa është ura. Projekti i zbatimit është gati. Sfida është të ndërtojmë një procedurë që është hera e parë që ndodh. Dy qeveritë hapin një garë ndërkombëtare me një komision të përbashkët. Të dyja ekipet juridike të kryeministrive do të angazhohen për të nënshkruar procedirën e garën, do të përcaktohet fituesi e ndërtohet ura,” sqaroi Rama.
Ura e gjatë 310 metra do të shkurtojë rrugën nga Plazhi i Madh i Ulqinit deri në Velipojë, nga 70 kilometra sa janë tani.