Autorieti i Mbikqyrjes Financiare publikon raportin mbi ecurinë e tregut të pensioneve private vullnetare në Shqipëri për vitin 2022.
Sipas AMF, gjatë vitit 2022, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre katër fonde pensioni.
Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare tregon një total asetesh neto prej 5,699.38 milionë lekë (49.89 milionë euro) dhe me një rritje prej 1,114.84 milionë lekë krahasuar me një vit më parë.
Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 31.12.2022 rezultoi 36,518 anëtarë duke shënuar një rritje prej 8.78% krahasuar me 31.12.2021.
Sa i përket aseteve neto, SIGAL UNIQA Fond Pensioni vijon të mbetet lidere në treg, me mbi 43% të totalit të aseteve, me një diferencë të konsiderueshme me 3 operatorët e tjerë në treg.
Burimi: AMF
Edhe gjatë vitit 2022, investimet e Fondeve të Pensioneve janë bërë në bono thesari dhe obligacione shtetërore.
PSE SHQIPTARËT I BESOJNË SIGAL UNIQA FOND PENSIONI?
– Aktiv prej 17 vitesh në treg, në të gjithë Shqipërinë
– Mbi 22 milionë euro asete në administrim të 12.000 klientëve dhe 140 bizneseve
– Pjesë e UNIQA INSURANCE Group prej vitit 2007
– Të drejtën për tu anëtarësuar e kanë të gjithë personat, pavarësissht nga mosha, vendndodhja dhe punësimi
– Është një Fond Pensioni me kontribute individuale të përcaktuara
– Kontributi minimal është 1,000 lekë në muaj
– Kontributet për pension privat mund ti paguajnë individët anëtarë të Fondit, punëdhënësit e tyre, ose çdo person i tretë ne emër të tyre në lekë
– Kontributi për pension mund të paguhet sipas dëshirës dhe mundësisë në baza mujore, 3-mujore, 6-mujore ose vjetore, etj
– Kontributet mund të paguhen edhe si shumë e menjëhershme
– Asetet e Fondit investohen më synim rritjen e kthimit nga investimi për anëtarët e tij dhe për t’i siguruar atyre një të ardhme të sigurt
– Pagesa e përfitimeve ofrohet për anëtarët e Fondit në format e: a) Pension Pleqërie të Parakohshëm; b) Pension Pleqërie; c) Pension Invaliditeti; d) Pension familjar;
– Në rast humbje jete si anëtar të Fondit, asetet e mbetura në llogarinë tuaj do t’u shpërndahen trashëgimtarëve sipas aktit të trashëgimisë.
– Transparencë në kohë reale përmes faqes zyrtare në internet: www.fondisigal.com.al
Bonuse për klientët
Duke qenë pjesë e “SIGAL UNIQA Group Austria”, me anëtarësimin në SIGAL UNIQA FOND PENSIONI, krahas kursimeve tuaja që rriten, keni mundësinë që vetëm me kartën e anëtarësisë të përfitoni nga bonuset fantastike që ju ndihmojnë të kenë akses në shërbime e produkte cilësore.
Një Fond Pensioni Privat Vullnetar i ofron anëtarëve të tij mundësinë e një pensioni të përshtatshëm për të ruajtur standardin e jetesës sipas kërkesave dhe nevojave të tyre, duke maksimizuar përfitimet nëpërmjet një administrimi të kujdesshëm të aseteve.
PROJEKTLIGJI PËR FONDET E PENSIONEVE
Pak ditë më parë, Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete, i cili prezantoi para Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat projektligjin e ri “Për fondet e pensionit privat”.
Në fjalën e tij, Mete theksoi se drafti, i hartuar edhe me ekspertizën e Bankës Botërore, jo vetëm përafron kuadrin aktual me legjislacionin dhe direktivat evropiane, por edhe synon t’i japë një ritëm të ri zhvillimi tregut të fondeve të pensioneve private.
Sipas tij, projektligji, i përafruar me Direktivën IORP II, zgjeron format e pensioneve private, si edhe politikat e investimit të shoqërive administruese, duke diversifikuar portofolin e fondeve.
Gjithashtu, ndryshimet prekin aspekte të menaxhimit dhe mbikëqyrjes të shoqërive administruese të fondeve të pensionit privat, si rritja e kërkesave rregullatore për transparencë dhe informacion për anëtarët e fondit, si edhe kërkesa të shtuara për administrimin e rrezikut.
“Objektivat kryesore që synohet të arrihen janë mbrojtja e interesave të anëtarëve të fondit të pensionit privat, nëpërmjet vendosjes së standardeve më të larta për mirëinformim dhe transparencë, nxitja e pjesëmarrjes në skemë nëpërmjet përfshirjes automatike, si dhe rishikimit të politikës tatimore me synim krijimin e lehtësirave fiskale, forcimi i kuadrit mbikëqyrës e rregullator, si edhe rritja e profesionalizimit në administrimin e fondeve të pensionit privat nga ana e shoqërive administruese,” u shpreh z. Mete.
Projektligji i propozuar sjell përmirësime lidhur me procedurën e licencimit të shoqërisë administruese të fondeve të pensionit, forcimin e rregullave të qeverisjes së shoqërive administruese, forcimin e funksionit të menaxhimit të rrezikut apo menaxhimit të kontrollit të brendshëm si dhe forcimin e rregullave për transparencën dhe komunikimin me klientin në funksion të mbrojtjes së interesave të tij dhe nxitjes së besimit për pjesëmarrje në fondin privat të pensionit.
Për më shumë informacione, kontaktoni drejtpërdrejtë me këshilltarët e Fondit SIGAL:
Tel: +35544511666
E-mail: [email protected]