• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Cilat janë ndërtesat më të rrezikuara nga tërmeti në Shqipëri?

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Cilat janë ndërtesat më të rrezikuara nga tërmeti në Shqipëri?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

I ftuar në “A2 Business” nga Aurora Sulçe, inxhinieri i ndërtimit, Artur Roshi ka folur në lidhje me ndërtesat më të rrezikuara nga ndonjë tërmet i mundshëm në vendin tonë.

Sipas Roshit, duhet bërë një ekzaminim i plotë i ndërtimeve në Shqipëri, duke nisur që nga materialet e ndërtimit të përdorura, kushtet e projektimit e deri te gjendja e sotme.





Por cilat janë ndërtesat më të rrezikuara në Shqipëri? “Sipas meje duhet bërë një ekzaminim i plotë, që nga materialet e ndërtimit të përdorura, kushtet e projektimit dhe gjendja e sotme. Të tre këto komponentë bëjnë specialistët të arrijnë në konkluzione se cila nga këto ndërtesa ka nevojë për emergjencë për të ndërhyrë në to dhe se cilat mund të presin.

Qeveritë këtu punojnë me aksione, u bënë disa vlerësime në fillim, dhe më pas kemi parë në mënyrë selektive dhe ka hije dyshimi. Ka shumë hije dyshimi, politika futet sepse ka ankesa nga qytetarët se ka abuzime”, argumenton Roshi.

Roshi ka folur edhe në lidhje me masat e marra nga qeveria shqiptare pas tërmetit të vitit 2019 për evidentimin e ndërtesave që kanë rrezikshmëri të lartë, në rast se do të kemi një tjetër tërmet të tilla përmasave në vend.

Sipas Roshit, është bërë fare pak në këtë drejtim, duke e nisur që nga ligji që sipas tij është i paplotë, pasi duhet të kishte një efikasitet teknik të vazhdueshëm.

Roshi vijoi më tej duke thënë se nuk të shkojmë në pikën ku ndodhet sot Turqia, ku masat po merren pas fatkeqësia ndodhi, ndërsa ishte mundësia që verifikimi i godinave në rrezik të bëhej më parë, duke shmangur humbjen e mijëra jetëve të pafajshme.

Por sa janë zbatuar elementët kryesorë të deklaruar nga qeveria pas tërmetit të 2019-s?

“Unë nuk mund të them që nuk është bërë asgjë, por është bërë fare pak dhe në të gjitha ato që pretendon kryeministri, le ta marrim nga ligji, që sipas meje ishte i paplotë. Ajo që konceptoj unë është që duhej një ligj që të kishte një efikasitet teknik të vazhdueshëm.

Duhet të ishte plani i dytë që kishte të bënte me krijimin e një tregu të qëndrueshëm të ekspertizës, si një institucion inkluziv, pra që të ketë një pjesëmarrje të ekspertizës, të jetë i kapshëm, i prekshëm nga të gjithë profesionistët, që plotësojnë kriteret teknike me vjetërsi mbi 15 vjet.

Tjetër gjë është që duhen krijuar burime të financimit që duhet të gjeneronin në mënyrë permanente nga tregu dhe jo nga artifica artificiale të injektuara si të thuash në buxhetin e një X agjencie shtetërore. Unë mendoj që nuk duhet të kemi thjesht një auditim, por zgjidhjen e riaftësimit të konstruksionit të objekteve në tërësi”, argumenton ish drejtori i Institutit të Ndërtimit.

Por pas tërmetit të 2019-s. a janë marrë masat që të evidentohen se cilat janë ndërtesat që kanë rrezikshmëri më të lartë në rast se do të kemi një tjetër fatkeqësi të tillë?

“Janë bërë vlerësime për ata të prekurit drejtpërdrejt. Qeveria duhet të parandalojë, njëlloj si Turqia, që tha që ne do bëjmë të gjitha ndërtesat nga e para, por a mund ta bënte Turqia më parë këtë gjë, para se ato të shembeshin?

E njëjta gjë, të mos ndodhemi në një situatë tjetër tërmeti, sepse jemi të papërgatitur. Sepse ne ende nuk kemi mbyllur pjesën e parë, pasi kemi ende njerëz që nuk janë akomoduar ende në banesat e tyre”, shprehet Roshi.

Pas

A nxorëm mësime nga tërmeti i 26 nëntorit 2019? Inxhinieri i ndërtimit: Ne si popull s’e njohim fatkeqësinë

Para

Siguria e ndërtesave në Shqipëri, Artur Roshi: Në një situatë tjetër tërmeti, jemi të papërgatitur

Para
Siguria e ndërtesave në Shqipëri, Artur Roshi: Në një situatë tjetër tërmeti, jemi të papërgatitur

Siguria e ndërtesave në Shqipëri, Artur Roshi: Në një situatë tjetër tërmeti, jemi të papërgatitur

Të Gjitha

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

nga Fast News
10:36 | 08/06/2025
0

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

nga Fast News
10:33 | 08/06/2025
0

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

nga Fast News
16:06 | 07/06/2025
0

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

nga Fast News
16:04 | 07/06/2025
0

Recent News

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

10:36 | 08/06/2025
Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

10:33 | 08/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar