Para se të arrijnë suksesin, personalitetet që njohim sot në nivel global dhe në shtrirje historike kohore, kanë kaluar sfida, duke sfiduar veten dhe shoqërinë. Madje shumë prej tyre, shpesh janë gjykuar, e kritikuar nga shoqëria. Më poshtë ju sjellim disa prej thënieve të tyre më të rëndësishme.
“Puna ime nuk është të jem i mirë me njerëzit. Puna ime është t’i bëj ata më të mirë.” – Steve Jobs “Një zë i vetëm mund të ndryshojë një dhomë të tërë.” — Barack Obama
“Lider është ai i cili, nga rrëmuja sjell thjeshtësi…. Nga mosmarrëveshja sjell harmoni… Dhe nga vështirësia, sjell mundësi.” — Albert Einstein
“Puna ime si lider është të sigurohem që çdokush në kompani të ketë mundësi të mira, dhe të ndjej që ka një impakt të rëndësishëm.” — Larry Page
“Veprimi më i guximshëm është të mendosh për veten. Me zë të lartë.” — Coco Chanel
“Aftësia për të mësuar është cilësia më e rëndësishme që një lider mund të ketë.” — Sheryl Sandberg
“Unë mendoj se të pjekësh biskota është e barabartë me drejtimin e një perandorie si Mbretëreshë Victoria. Nuk ka dallime kur e merrni punën seriozisht.”– Martha Stewart
“Nëse dëshiron të ndërtosh diçka të madhe, duhet të fokusohesh në ndryshimin që do të sjellësh në botë.” — Mark Zuckerberg
“Sa herë që bën diçka, sillu sikur e gjithë bota është duke të të parë.” — Thomas Jefferson
“Komunikimi është aftësia më e rëndësishme që një lider mund të zotëroj.” — Richard Branson
“Nëse unë nuk do të jem vetvetja, kush do të jetë?” — Alfred Hitchcock
“Dikush është i ulur në hije sot, sepse dikush tjetër ka mbjellë një pemë shumë kohë më parë”. – Warren Buffett
“Detyra jote është të krijosh një botë që zgjat përgjithmonë.” – Steven Spielberg
“Njerëzit që kanë sukses nuk janë me fat; ata thjesht po bëjnë diçka ndryshe nga të gjithë të tjerët.” — Tony Robbins
“Një anije është gjithmonë më e sigurtë në breg, por nuk është ndërtuar për të qëndruar aty.” – Albert Einstein
“Disa njerëz duan që diçka të ndodhë, disa dëshirojnë që ajo të ndodhë, të tjerët e bëjnë atë të ndodhë.” -Michael Jordan
“Pyetja nuk është kush do të më lejojë; është kush do të më ndalojë.” -Ayn Rand
“Bëni atë që duhet të bëni derisa të bëni atë që dëshironi.” -Oprah Winfrey
“Të gjithë duhet të fillojmë të jetojmë përpara se të plakemi. Frika është humbje kohe. Kështu janë dhe keqardhjet.” -Marilyn Monroe
“Kur e gjithë bota është e heshtur, edhe një zë bëhet i fuqishëm.” -Malala Yousafzai
“Mbi të gjitha, jini heroina e jetës tuaj, jo viktima.” -Nora Ephron
“Mos u lut për një jetë të lehtë, lutuni për forcën për të duruar vështirësitë.” -Bruce Lee
“Njerëzit që janë aq të çmendur sa të mendojnë se mund ta ndryshojnë botën, janë ata që bëjnë ndryshimin.” – Steve Jobs
“Keni armiq? Shumë mirë. Kjo do të thotë që ju keni bërë diçka, dikur në jetën tuaj.” -Winston S. Churchill
“Nëse gjuani për yjet dhe godisni hënën, është mirë. Ju keni qëlluar për diçka. Shumë njerëz as nuk e marrin mundimin të gjuajnë.”- Fuqioz
“Është vendi juaj në këtë botë; është jeta juaj. Shkoni dhe bëni gjithçka që mundeni me të, duke bërë atë jetë që dëshironi të jetoni.” – Mae Jemison
“Vetëm ata që janë të gatshëm të rrezikojnë të shkojnë shumë larg mund të zbulojnë se sa larg mund të shkojnë.” -T.S. Elliot