• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Rreziqet në ekonomi/ Banka e Shqipërisë: Të shtohen fondet për kontigjencën në buxhetin 2023

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Finance
0
Rreziqet në ekonomi/ Banka e Shqipërisë: Të shtohen fondet për kontigjencën në buxhetin 2023
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni parlamentar i Ekonomisë ka marrë sot edhe opinionin e Bankës së Shqipërisë mbi projektbuxhetin 2023. Guvernatori Gent Sejko vlerëson pozitivisht angazhimin për konsolidim fiskal, i shprehur në reduktimin e deficitit buxhetor, nga niveli 3.3% i PBB-së i pritur për vitin 2022 në 2.6% të PBB-së për vitin 2023, si edhe përmirësimin e balancës primare, nga një deficit prej 1.3% i PBB-së i pritur për vitin 2022 në një suficit prej 0.2% të PBB-së për vitin 2023.

Banka e Shqipërisë gjykon se konsolidimi fiskal dhe normalizimi i qëndrimit të politikës monetare përbën kombinimin më të mirë të mundshëm të politikave ekonomike për të mundësuar uljen e inflacionit dhe kthimin e tij në objektiv brenda gjysmës së parë të vitit 2024.





Banka e Shqipërisë shprehu gjithashtu, mbështetjen për një proces konsolidimi të udhëhequr nga rritja e të ardhurave buxhetore. Sipas Sejkos, reduktimi i vazhdueshëm të informalitetit dhe reduktimi i përjashtimeve tatimore, nxit konkurrencën dhe eficiencën në ekonomi. Po ashtu, ai ruan hapësirat për shpenzime publike, aq të nevojshme për një vend në zhvillim dhe proces konvergjence me standardet e Bashkimit Europian si Shqipëria. Por, në të njëjtën kohë, Banka e Shqipërisë mbështet një rritje të kontrolluar të shpenzimeve korrente në afatin e shkurtër, për të adresuar goditjen që inflacioni sjell mbi shtresat më të varfra të shoqërisë.

Megjithatë, Banka e Shqipërisë vlerëson se Buxheti është i ekspozuar ndaj rreziqeve të konsiderueshme për një deficit më të madh se parashikimet. Këto rreziqe burojnë nga pasiguritë mbi rritjen ekonomike dhe realizimin e nivelit të parashikuar të të ardhurave, si dhe nga pasiguritë në parashikim që sjell shkalla e përmirësimit të eficiencës tatimore dhe shkalla e përmirësimit të bilanceve të sektorit energjetik.

“Për të adresuar këto rreziqe, Banka e Shqipërisë sugjeron shtimin e fondeve të kontingjencës në buxhet, duke synuar rritjen e eficiencës operacionale dhe zbatimin prioritar të planit të shpenzimeve; monitorimin në vazhdimësi të ecurisë së bilancit financiar të sektorit energjetik shqiptar dhe ndërhyrjen në kohë për të shmangur kostot potenciale që mund të vijnë nga çmimet e larta në tregjet e huaja apo situata e prodhimit të brendshëm; monitorimin e vazhdueshëm të ecurisë së të ardhurave dhe të planit të investimeve publike, për të marrë në kohë masa, të cilat synojnë kontrollin e deficitit buxhetor në vlerat e programuara,” tha Sejko.

Në raport me qëndrueshmërinë afatgjatë të financave publike, Banka e Shqipërisë vendosi edhe njëherë theksin te deficiti i skemës së sigurimeve dhe tek programet e Partneritetit Publik-Privat. Duke pasur parasysh dhe trendet e pafavorshme demografike, Banka e Shqipërisë sugjeron rishikimin periodik të skemës së pensioneve, atë të sigurimeve shëndetësore dhe skemat e tjera të sigurimeve sociale, me synim ruajtjen e këtyre skemave në trajektore të qëndrueshme dhe të përballueshme për buxhetin e shtetit.

Ndërkohë, Sejko theksoi edhe njëherë se programet e Partneritetit Publik – Privat mbartin rreziqe potenciale për financat publike, duke inkurajuar fuqizimin e rolit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në shqyrtimin paraprak të këtyre projekteve dhe monitorimin e vazhdueshëm të tyre.

“Në linjë dhe me qëndrimet tona të mëparshme, Banka e Shqipërisë sugjeron përfshirjen e tavaneve ligjore afatgjata mbi vlerën e përgjithshme të kontraktuar të PPP-ve. Ky rregullim do të ishte një element plotësues i kontrollit të nivelit të rrezikut potencial që PPP-të mund të kenë mbi shëndetin e financave publike; integrimin e procesit të kontraktimit dhe përzgjedhjes së PPP-ve me programin strategjik të investimeve, sikundër janë identifikuar në programet afatgjata të zhvillimit të vendit; përmirësimin e vazhdueshëm të kapaciteteve profesionale të njësive që administrojnë vlerësimin, kontraktimin dhe monitorimin e këtyre projekteve, sidomos sa i takon detyrimeve ligjore dhe financiare që ato i ngarkojnë Buxhetit,” tha Sejko.

Pas

Bie treguesi i besimit në ekonomi, konsumatorët dhe bizneset pesimistë

Para

Miratohet në parim buxheti dhe paketa fiskale 2023, ministrja e Financave: Janë shtesë 80 milionë euro grant nga BE për energjinë

Para
Miratohet në parim buxheti dhe paketa fiskale 2023, ministrja e Financave: Janë shtesë 80 milionë euro grant nga BE për energjinë

Miratohet në parim buxheti dhe paketa fiskale 2023, ministrja e Financave: Janë shtesë 80 milionë euro grant nga BE për energjinë

Të Gjitha

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

nga Fast News
08:45 | 06/06/2025
0

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

nga Fast News
08:14 | 06/06/2025
0

Sot Kurban Bajrami! Besimtarët falen në bulevard

Sot Kurban Bajrami! Besimtarët falen në bulevard

nga Fast News
08:12 | 06/06/2025
0

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

nga Fast News
10:00 | 05/06/2025
0

Recent News

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

08:45 | 06/06/2025
Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

08:14 | 06/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar