• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Kërkesat për azil, Britania, Franca dhe Gjermania destinacionet kryesore, “del në skenë” Irlanda

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Kërkesat për azil, Britania, Franca dhe Gjermania destinacionet kryesore, “del në skenë” Irlanda
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kërkesat për azil (mbrojtje ndërkombëtare) po rriten sërish, pasi shënuan rënie gjatë periudhës 2020-2021, të ndikuara nga kufizimet për udhëtime që u vendosën gjatë pandemisë.

Në 7 muajt e parë të vitit u regjistruar gati 5800 kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian, sipas Eurostat. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shifra është dyfshuar.





Por cilat janë shtetet ku shqiptarët po nxitojnë që të kërkojnë azil?

Franca mbetet destinacioni kryesor i azilantëve shqiptarë për shkak të politikave lehtësuese sociale që ofron ky shtet. Sipas të dhënave të Eurostat, në periudhën janar-korrik në Francë kërkuan azil mbi 3 mijë shtetas, ose 53% të totalit. Në korrik u shënua dhe numri më i lartë i aplikimeve, duke i kaluar 500 të tilla. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, për 7 mujorin, aplikimet për azil drejt Francës janë dyfishuar.

Shteti i dytë është Gjermania. Për 7 mujorin kishte gati 800 aplikime, ose 15% e totalit. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë shifra është pothuajse 4-fishuar.

Pas Gjermanisë renditet Italia, që historikisht ka qene destinacion i emigrantëve shqiptarë. Për periudhën janar-korrik 2022 kishte gjithsej gati 700 aplikime.

Greqia, destinacioni tjetër tradicional i emigracionit mori rreth 600 aplikime.

Belgjika vijoi të mbetej në vend të katërt, me 240 aplikime gjithsej.

Një shtet që po preferohet së fundmi është dhe Irlanda, me 80 aplikime gjithsej (nga 20 në të njëjtën periudhë të një viti më parë), i ndjekur nga Suedia (75), Holanda (45).

Ndonëse ka shumë aplikime për mbrojtje ndërkombëtare, pothuajse të gjitha ato refuzohen, pasi Shqipëria renditet në listën e vendeve të sigurta, ndryshe nga vende të tjera qytetarët e të cilëve ikin nga lufta apo nga konfliktet e brendshme.

Eurostat nuk i raporton më të dhënat për Mbretërinë e Bashkuar, që nga dhjetori 2020, pas daljes së saj nga BE.

Por, të dhënat zyrtare të Autoriteteve Britanike tregojnë se rreth 4729 shqiptarë kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin e tyre dhe janë regjistruar si azilkërkues gjatë periudhës janar-qershor 2022, një shifër që është sa 80% e të gjithë kërkesave për azil në 27 shtetet e tjera të Bashkimit Europian, duke e çuar në total shifrën e aplikimeve në mbi 10 mijë. Nga totali i emigrantëve shqiptarë, 2165 persona kishin hyrë në vend me gomone (varka të vogla). Sipas të dhënave zyrtare, shqiptarët u renditën të parët për nga numri i madh që hynë në Britaninë e Madhe duke rrezikuar jetën.

“Numri i shqiptarëve që vijnë me varka të vogla është rritur ndjeshëm gjatë tremujorit të fundit prill – qershor 2022. Përpara kësaj periudhe, shqiptarët zakonisht nuk përdornin varka të vogla. Ka pasur 2,165 mbërritje midis janarit dhe qershorit 2022, krahasuar me vetëm 23 të zbuluara në të njëjtën periudhë të një viti më parë (janar deri në qershor 2021)”, ka raportuar Ministria e Mbrojtjes së Britanisë.

Emigrantët që hyjnë në Britaninë e Madhe me gomone regjistrohen menjëherë si azilkërkues për shkak se kanë rrezikuar seriozisht jetën duke udhëtuar në këtë mënyrë./Monitor

Pas

Rama paralajmëron: Cmim tavan për të gjithë furnitorët e naftës për peshimin

Para

ERE licencon bursën e energjisë. Në janar pritet të nisë tregtimi i energjisë përmes saj

Para
ERE licencon bursën e energjisë. Në janar pritet të nisë tregtimi i energjisë përmes saj

ERE licencon bursën e energjisë. Në janar pritet të nisë tregtimi i energjisë përmes saj

Të Gjitha

Pse duhet të hani një banane në ditë! Çfarë i ndodh organizmit

Pse duhet të hani një banane në ditë! Çfarë i ndodh organizmit

nga Fast News
08:30 | 07/08/2025
0

“Basti” i qeverisë Meloni, fillojnë punimet për urën 3.6 km që lidh Siçilinë me Italinë

“Basti” i qeverisë Meloni, fillojnë punimet për urën 3.6 km që lidh Siçilinë me Italinë

nga Fast News
08:00 | 07/08/2025
0

BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit, por rreziqet që kërcënojnë ekonominë ekzistojnë

BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit, por rreziqet që kërcënojnë ekonominë ekzistojnë

nga Fast News
07:30 | 07/08/2025
0

Kredi për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

Kredi për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

nga Fast News
09:00 | 06/08/2025
0

Recent News

Pse duhet të hani një banane në ditë! Çfarë i ndodh organizmit

Pse duhet të hani një banane në ditë! Çfarë i ndodh organizmit

08:30 | 07/08/2025
“Basti” i qeverisë Meloni, fillojnë punimet për urën 3.6 km që lidh Siçilinë me Italinë

“Basti” i qeverisë Meloni, fillojnë punimet për urën 3.6 km që lidh Siçilinë me Italinë

08:00 | 07/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar