Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Energjia do na kushtojë 500 milionë euro”, Rama i kërkon ndihmë BE: Mos bëni gabimet e pandemisë

nga Fast News
4 years më parë
në Aktualitet, Finance
0
“Energjia do na kushtojë 500 milionë euro”, Rama i kërkon ndihmë BE: Mos bëni gabimet e pandemisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kriza energjetike do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 500 milionë euro. Shifra është dhënë nga kryeministri Edi Rama në konferencën përfundimtare për shtyp në Beograd, pas Samitit të Open Balkan.

“Ky dimër, ka gjasë të jetë më i vështiri që kemi hasur në këto vite, ka plane në Europë që përfshijnë mbylljen e dritave pas orës 10, që do të thotë mbyllje aktivitetesh, njësoj si në kohën e pandemisë, por kësaj radhe për energjinë elektrike. Kemi diskutuar sesi do të bashkëpunojmë, dhe do të jenë hapa konkrete”, deklaroi Rama.

Ai shtoi se “në Shqipëri kemi marrë një vendim, që nuk e di a është i çmendur, për mos të prekur çmimin për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël, kemi mbajtur çmimin që ishte përpara se të shfaqej kriza. Por kjo do të thotë qindra miliona euro për të mbuluar koston. Çështja është sa gjatë do të vazhdojë kjo histori, ndërkohë që mund të kesh paratë por jo energjinë, prandaj behën këto bashkëpunime”.

Ndihma e Bashkimit Europian është e domosdoshme, por kryeministri edhe një herë “thumboi” Brukselin, duke e ftuar që mos të përsërisë me Ballkanin Perëndimor gabime të mëparshme.

“I kërkoj BE-së që mos të bëj me ne turpin që bëri në kohën e pandemisë, kur u detyruam të kërkojmë në Kinë, dhe e kanë pranuar vetë liderët e BE-së. Do t’i kërkojmë BE-së mbështetje ekstra, parashikimet e kostove janë marramendëse, për Shqipërinë arrijnë afër 500 milionë euro për të mbajtur sistemin dhe të vazhduar furnizimin me energji, shpresoj që BE të na dëgjohen dhe të jemi edhe ne pjesë”, deklaroi Rama, që shtoi se një nga marrëveshjet ka të bëj me ngritjen e Agjencisë së Ballkanit të Hapur për Investimet e Huaja, që sipas tij do të jetë “ombrella” e agjencive të vendeve pjesëmarrëse.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pas

Pasuria e bixhozit, xhironin mbi 16 mld lekë, sot luhen në të zezë

Para

Forcohet euro, mbarojnë efektet sezonale

Para
Forcohet euro, mbarojnë efektet sezonale

Forcohet euro, mbarojnë efektet sezonale

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

557 mijë shqiptarë jetojnë në Itali, 141 mijë kanë pasaportë italiane

557 mijë shqiptarë jetojnë në Itali, 141 mijë kanë pasaportë italiane

nga Fast News
10:17 | 09/03/2026
0

Qytetet me më shumë makina për banorë; Tirana, me kaq shumë trafik, nuk kryeson!

Qytetet me më shumë makina për banorë; Tirana, me kaq shumë trafik, nuk kryeson!

nga Fast News
10:06 | 09/03/2026
0

Negociatat dhe kërkimi shkencor

Lufta në Iran, bursat, nafta dhe ari me Bitcoin-in

nga ro ot
10:55 | 07/03/2026
0

“Nuk kam pasur kurrë lidhje me korrupsionin!” Belinda Balluku i dorëzon stafetën Enea Karakaçit në krye të MIE

“Nuk kam pasur kurrë lidhje me korrupsionin!” Belinda Balluku i dorëzon stafetën Enea Karakaçit në krye të MIE

nga Fast News
17:48 | 06/03/2026
0

Recent News

557 mijë shqiptarë jetojnë në Itali, 141 mijë kanë pasaportë italiane

557 mijë shqiptarë jetojnë në Itali, 141 mijë kanë pasaportë italiane

10:17 | 09/03/2026
Qytetet me më shumë makina për banorë; Tirana, me kaq shumë trafik, nuk kryeson!

Qytetet me më shumë makina për banorë; Tirana, me kaq shumë trafik, nuk kryeson!

10:06 | 09/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora