• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Kur mbivlerësohet e vërteta: Avantazhet e pandershmërisë

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
Kur mbivlerësohet e vërteta: Avantazhet e pandershmërisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Leon F. Seltzer

Ky artikull nuk ka aspak qëllim të inkurajojë gënjeshtrat. Zakonisht, gënjeshtra është abuzive, jo-etike dhe nganjëherë qartësisht e paligjshme. Gjithsesi kjo pjesë ka të bëjë me dilemën nëse është mirë të ndash diçka që mund të jetë shumë shqetësuese, e frikshme apo lënduese ndaj një personi të lënduar.





Dhe në këtë rast sjelljen tuaj duhet ta diktojë takti, diplomacia dhe mbi të gjitha dhembshuria.

Shumë marrëdhënie janë dëmtuar ose shkatërruar nga tregimi padashur i diçkaje që tjetri nuk kishte nevojë që ta dinte. Dhe ky dëm i pariparueshëm mund të jetë për personin tjetër, marrëdhënien tuaj me të apo për veten tuaj. Megjithatë më lejoni të parashtroj shkurtimisht disa nga minuset e shumta që ka gënjeshtra:

Anët negative të gënjeshtrës

Gënjeshtra e thënë bazuar ekskluzivisht tek interesat tuaja personale, pa u shqetësuar aspak se si mund të ndikohen të tjerët, e komprometon ose e vret një marrëdhënie sapo ajo zbulohet.  Gënjeshtra ju bën presion për të kujtuar saktësisht atë që keni sajuar më parë. Shpeshherë ju e harroni atë që keni thënë, dhe do të nxirrni diçka kontradiktore, duke e sakrifikuar besimin që ka pasur tjetri tek ju.

Të qenit i sinqertë është zakonisht më pak stresues sesa gënjeshtra. Në fakt, studimet kanë treguar se gënjeshtra shoqërohet në përgjithësi me shumë dhimbje dhe me sëmundje të ndryshme. Ndërkohë, gënjeshtra për të shmangur ndëshkimin, mund të çojë në pasoja shumë më të rënda sesa të thënit e të vërtetës, sidomos në rast se zbulohet se është bërë vetëm për të shmangur mbajtjen e përgjegjësisë për sjelljen e gabuar.

Po ashtu, edhe gënjeshtra për të mbrojtur dikë tjetër, sjellja e të cilit meriton vërtet të ndëshkohet, nuk mund të konsiderohet si një akt pro-social. Ekzagjerimi apo falsifikimi i arritjeve personale për të fituar respektin apo admirimin e të tjerëve, mund të marrë menjëherë miratimin.

Por në fund një mashtrim i tillë narcisist do t’i distancojë të tjerët sapo ata ta kuptojnë se po pretendoni të keni epërsi ndaj tyre. Për më tepër, gënjeshtra mund të bëhet e zakonshme dhe të krijojë varësi. Në një periudhë afatgjatë, një gënjeshtër e tillë e përhershme do t’ju largojë nga të tjerët dhe do të rrënojë integritetin tuaj.

Pra nëse doni që t’ju besojnë të tjerët, çfarëdo gënjeshtër që u thoni duhet të motivohet nga qëllimi i mirë për t’i ndihmuar dhe jo për t’i dëmtuar ata. Ndërkaq, ato duhet të jenë të perceptueshme si neutrale në aspektin etik.

Përparësitë shumë më pak të diskutuara të gënjeshtrës

Me shumë gjasa ju e dini atë shprehjen popullore “Është mendimi ai që ka rëndësi”. Dhe në vlerësimin e virtytit relativ të sjelljes, ajo që është me rëndësi për t’u vlerësuar është qëllimi i dërguesit. A është ai dashamirës? Apo është egoist, ndoshta edhe në kufi me një sjellje sociopatike? Nëse është e para, ne mund ta quajmë një “gënjeshtër të lehtë” apo “gënjeshtër të bardhë”.

Le të shqyrtojmë tani disa shembuj të asaj që mund të kategorizohet si një “gënjeshtër e virtytshme”. Kur dikush beson se gënjeshtra apo fshehja e së vërtetës nga dikush do t’i mbrojë ata nga përjetimi i një dhimbje, që nuk do t’i shërbejë apo nuk do të kontribuojë në rritjen e tyre, atëherë këshillohet një shmangie e sinqertë.

Po ju tregoj një rast nga puna ime. Në një rast duhej të ndihmoja një kliente të përballonte pikëllimin e saj për sulmin e papritur fatal në zemër që pësoi bashkëshorti i saj. Në një seancë private, ai kishte ndarë me mua historitë e lidhjeve të tij jashtëmartesore. Ndaj unë nuk pashë asnjë arsye të mirë që t’i zbuloja asaj gruaje pabesitë e bashkëshortit të saj të ndjerë.

Dhe kjo do të thotë se ndonjëherë është e vërtetë se ajo që një person nuk e di nuk mund ta lëndojë. Ajo që njihet si “ndershmëri brutale”, është thuajse gjithmonë një ndershmëri e dënueshme, sepse është të qenit i sinqertë ndaj një gabimi, apo e ngjashme me lëndimin e plagës së tjetrit. Veçanërisht nëse një person ka një të metë për të cilën nuk mund të bëjë asgjë (p.sh një nishan të dukshëm në fytyrë, një tik nervor të sikletshëm apo disleksi), pse duhet t’i vihet vazhdimisht në pah?

Pra, nëse nuk mund ta ndihmoni atë individ të shmangë një situatë, e cila mund të nxjerrë në pah një të metë ose kufizim serioz, është më mirë të mos e zbuloni atë. Nga ana tjetër, ju mund të dëshironi t’i ofroni tjetrit atë që ju e konsideroni “kritikë konstruktive”.

Por edhe në këtë rast, nëse egoja e personit nuk është mjaftueshëm e fortë për ta pranuar atë pa ndjerë thumbimin shqetësues të refuzimit apo dështimit, këshillohet që të mos e bëni atë veprim. Ose mund ta bëni por duke përdorur terma që janë më pak të prirur për ta demoralizuar dhe për të degraduar më tej performancën e tyre.

Të gënjyerit e vetes

Në rast se doni të jetoni një jetë të frytshme dhe të kultivoni marrëdhënie të pasura e të kënaqshme, duhet të zbuloni veten tuaj origjinale, me virtytet dhe të metat tuaja. Siç shprehej Marta Bek:“Nëse doni që jeta juaj të funksionojë si duhet, thuajini vetes të vërtetën, të gjithë të vërtetën dhe asgjë tjetër përveçse të vërtetës”.

Pasi nëse jeni të pandershëm me veten, do të përfundoni duke u ndjerë si një mashtrues, sikur keni maskuar veten tuaj të vërtetë, dhe se çfarëdo suksesi që keni pasur është i rremë. Dhe kjo gjë nuk do t’ju bëjë të ndiheni shumë mirë me veten. / “Psychology Today” – Bota.al

Pas

Si të pastroni hekurin e rrobave- Metoda më e shpejtë në shtëpi

Para

Çfarë po ndodh në Tiranë? Digjet një fabrikë, tymi mbulon zonën

Para
Çfarë po ndodh në Tiranë? Digjet një fabrikë, tymi mbulon zonën

Çfarë po ndodh në Tiranë? Digjet një fabrikë, tymi mbulon zonën

Të Gjitha

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

nga Fast News
10:36 | 08/06/2025
0

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

nga Fast News
10:33 | 08/06/2025
0

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

nga Fast News
16:06 | 07/06/2025
0

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

nga Fast News
16:04 | 07/06/2025
0

Recent News

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

10:36 | 08/06/2025
Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

10:33 | 08/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar