Gazetari i njohur Ronaldo Sharka është larguar pas tre vitesh në punë nga Ora News.
Lajmin e ka dhënë vetë ai, me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Publiku im i dashur që më keni mbështetur në çdo hap timin. Doja t’ju njoftoja që pas 3 vitesh bashkëpunim, nuk jam më pjesë e RTV Ora News! Do ta kujtoj si një nga eksperiencat e mia më të bukura televizive, dhe Orën do ta mbaj mend si një nga institucionet mediatike që e kam shijuar më shumë. Po largohem krenar nga ky televizion, pasi në 3 vite bashkëpunim, nuk kam qenë kurrë në vend të dytë”, ka shkruar ai.
Ronaldo ka shtuar se këtë periudhë do të merret me veten. “Momentalisht kam vendosur të merrem me veten time. Faleminderit të gjithëve, ju dua”, ka përfunduar gazetari.