Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka folur në Kuvend.
Ai iu drejtua deputetëve teksa po mbahet seanca e votëbesimit ndaj qeverisë.
Abazoviç tha se që nga dita e parë që ka hyrë në politikë, janë shqetësuar nga fakti se është pjesëtar i një kombi pakicë, shqiptar.
Po ashtu ai kërkoi shpjegime nga deputetët për arsyet se pse iniciuan seancën për mosbesimin e qeverisë së tij.
”Që në ditën e parë iu ka shqetësuar fakti që jam pjesëtar i një kombi pakicë [shqiptar]. Unë jam kryeministër që merr vendime të vështira, që mbrojti interesat kombëtare edhe pas 30 gushtit 2020, që ruajti kursin e politikës së jashtme.
Sot ndoshta bashkoheni të gjithë në urrejtje. Herën tjetër bashkohuni ne dashuri. Le të flasim për gjëra reale jo halucinacione e bash për këtë duhet të bashkohemi… Pres diskutimin dhe përpjekjen e sotme për të shpjeguar pse erdhi iniciativa për rrëzimin tim, kush është frymëzuesi dhe çfarë fshihet pas saj.
Dhe pas saj nuk qëndron as rruga evropiane, as dëshira për të përzier kartat politike. Ka nevojë që Mali i Zi të ndalet në rrugën e transformimit në mënyrë që struktura të caktuara të rifitojnë pozicionet e tyre financiare që u kanë shpëtuar ose janë në gjendje të mirë për t’u shpëtuar.”-tha Abazoviç.