Një turist italian ka humbur jetën në Sarandë si pasojë e një arresti kardiak.
Policia njofton se rreth orës 16:30, në spitalin e Sarandës, ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi italian D. N., 33 vjeç, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.