Ish-presidenti i Shqipërisë Rexhep Meidani feston sot 78-vjetorin e lindjes.
Një urim i veçantë i ka ardhur atij nga Akademia e Shkencave, pasi Meidani mban titullin e lartë të akademikut.
Kryesia e Akademisë së Shkencave uron akad. Rexhep Meidanin:
Gëzuar ditëlindjen, i nderuar Profesor, i dashur miku ynë i shtrenjtë.
Ju jeni jo vetëm për ne, por për gjithë bashkësinë shqiptare të njerëzve të mendjes, një prej personaliteteve më të shquar të shkencës dhe të veprimit qytetar.
Akademik, president i mëparshëm i Shqipërisë, Rexhep Meidani është nga ato figura të botës intelektuale shqiptare që kanë lënë gjurmë vetjake cilësore në të gjitha stadet e jetës, në të gjitha kohërat shoqërore dhe stinët politike, në fushëformimin e tyre dhe në detyrat publike që ka kryer.
Ne personalitetin e tij jane nderthurur ne menyre organike vlerat familjare me ato qytetare, personaliteti shkencor me staturen e larte te zyrtarit publik te shtetit.
Ditelindja e akad. Meidanit eshte nje arsye me shume per ta përgëzuar atë publikisht si mik e koleg, si shkencëtar akademik, per gjithçka ka arritur ne jeten e tij duke u bere pike referimi per mbare boten akademike shqiptare e me gjere.
Edhe 100, mik e koleg i shtrenjtë, me shëndet të mbarë e mendje të freskët, me rol gjithnjë evident në zhvillimin e dijes dhe lëvizjen shqiptare të mendimit.
Rexhep Meidani u lind në vitin 1944. Në rrethin e tij të jetës detyra më e lartë është ajo e Presidentit të Republikës së Shqipërisë (1997–2002), në kryerjen e së cilës u shqua për maturi dhe ekuilibër. Në jetën profesionale si fizikan ai ka fituar të gjitha gradat shkencore dhe titujt akademikë, që nga doktorata tek titujt “profesor” dhe “akademik”. Ai bën pjesë në atë grup ekspertësh të shkencave të sakta që u formuan në Perëndim dhe u shfaqën me zotësi konkurruese cilësore në atë mjedis në një kohë kur vendi ishte i mbyllur dhe nuk e njihte konkurrencën si faktor lëvizës të shoqërisë.
Akademik Rexhep Meidani kreu shkollën e mesme dhe studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Natyrore të Universitetit të Tiranës (1966). U emërua pedagog në katedrën e fizikës në Universitetin e Tiranës (1966). Kreu studimet pasuniversitare në Francë, në Universitetin e Kanës dhe në Universitetin “Paris XI”, ku mbrojti dhe doktoratën e ciklit të tretë në fizikën e trupave të ngurtë (1973-1976), ndërsa në Shqipëri përgatiti dhe një doktoraturë të dytë për gradën “doktor”. Vijoi veprimtarinë mësimore e kërkimore në Universitetin e Tranës.
Si pedagog, përgjegjës katedre (1986-1990, 1992-1996) dhe dekan i Fakultetit të Shencave Natyrore (1988-1992), ka dhënë ndihmesë në zhvillimin e procesit mësimor e të veprimtarisë shkencore, sidomos në fushën e fizikës teorike (mekanikës kuantike, fizikës statike, fizikës së trupit të ngurtë etj.).
Akademik Meidani ka shkruar mj? numur artikujsh shkencor?, tekste si dhe monografi t? fush?s, t? botuara brenda dhe jasht? vendit si: “Mbi lëvizjen fizike” (1985), “Të vërtetat dhe të fshehtat e entropisë” (2006), “A është deterministe teoria kuantike? – debat filozofiko-shkencor” (2007), “Mbi hapësirë-kohën” (2008), “Ndikime filozofike të paradigmës ajnshtajniane” (2015), “Mbi ndërtimin e botës”, (2016), “Entropia: rregulli e kaosi, informacioni e evolucioni” (2017); “Bazat teoriko-konceptuale të fizikës” (1997), “Fizika statike dhe termodinamika I, II” (1985) etj.
Me ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri, Rexhep Meidani u aktivizua në jetën politike e shoqërore dhe dha ndihmesë në proceset demokratike që nisën në vend. Në dhjetor 1990 u emërua kryetar i Komisionit Qendror të zgjedhjeve të para pluraliste. Në votimet e qershorit 1997 u zgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe në korrik 1997 u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë, mandat të cilin e mbajti deri në vitin 2002. Gjatë viteve 1986-1990 ka qenë anëtar i Komitetit për Mirëkuptimin Ballkanik dhe në vitet 1994-1996, kryetar i Bordit të Qendrës Shqiptare të të Drejtave të Njeriut, kryetar i bordit të IKF.