• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Kujdes se do të ketë kontrolle” Zbardhet mesazhi i fundit i Ervis Martinajt para se të humbte kontaktet me familjen

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
“Kujdes se do të ketë kontrolle” Zbardhet mesazhi i fundit i Ervis Martinajt para se të humbte kontaktet me familjen
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

I shumëkërkuari nga policia Ervis Martinaj ka humbur kontaktet me familjarët e tij.

Gazetarja Klodiana Lala bën të ditur se xhaxhai i tij Faik Martinaj ka kallëzuar në prokurori zhdukjen e nipit.

Mbrëmjen e kaluar në Drejtorinë e Policisë së qarkut Lezhë, Faik Martinaj, babai i Brilant Martinaj i vrarë në masakrën e Fushë-Krujës ka depozituar një kallëzim penal ku pretendon se ka humbur kontaktet me nipin e tij.

“Ai ndodhet në kërkim ndërkombëtar pas dëshmisë së Nuredin Dumanit se kishte urdhëruar vrasjen e Indrit Dokles.

Xhaxhai ka deklaruar se ka pasur kontakte me njerëz të tjerë që komunikonim me nipin. Dy ditë më parë një shok i Ervis Martinaj ka shkuar në shtëpinë e tij dhe i ka thënë se ka humbur kontaktet me të.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Familjarët dyshojnë se atij mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe, për faktin se ka armiq të shumtë dhe se është në kërkim ndërkombëtar. Informacioni nga policia është i ngurtë dhe nuk përjashtohet dhe mundësia e një inskenimi.

Faik Martinaj pretendon se ai vetë dhe familjarët nuk kishin kontakte direkte, por nga informacioni që kanë marrë nga miqtë e Ervis Martinaj, kanë mësuar se ai ka humbur çdo kontakt dhe janë të shqetësuar për jetën e tij.

Është hera e parë që një person në kërkim ndërkombëtar humb kontaktet dhe me të afërmit, dhe policia është në një situatë të vështirë.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor për rastin.

Ka dhe një mesazh që persona që shoqëroheshin me Ervis Martinaj ia kanë treguar të afërmve të tij, ku thotë ‘kini kujdes se do ketë kontrolle’. Jo një komunikim i drejtpërdrejt, por përmes personazheve me të cilët shoqërohej.

Policia e shtetit është e dyzuar se si do ta referojë këtë ngjarje sepse statusi i Ervis Martinaj është i një personi në kërkim ndërkombëtar. Disa operacione për kapjen e tij kanë dështuar. Ka precedentë ku persona të kërkuar mund të inskenojnë ngjarje të tilla dhe nuk përjashtohet as kjo pistë.

Fillimisht nga familjarët është dyshuar se mund të ishte larguar në Dubai, por sipas informacioneve nga Policia e Shtetit ai ka qenë brenda territorit shqiptar dhe fshihej në zonat e tij të sigurta për të. Madje ai ka qenë në Shqipëri dhe gjatë masakrës së Fushë-Krujës ku u vra kushëriri i tij Brilant Martinaj dhe miku i tij Dikler Vata. Është një nga ngjarjet më të vështira dhe më komplekse që ka pasur policia shqiptare”, tha gazetarja Klodiana Lala.

Pas

“Tirana mbetet një prioritet për mua” A do të kandidojë për bashkinë e kryeqytetit? Ja si përgjigjet Ilir Meta

Para

“Kjo ministre të tregojë nëse ka takuar Stela Gugalljan” Afera e inceneratorëve, PD ka 5 pyetje për SPAK

Para
“Kjo ministre të tregojë nëse ka takuar Stela Gugalljan” Afera e inceneratorëve, PD ka 5 pyetje për SPAK

“Kjo ministre të tregojë nëse ka takuar Stela Gugalljan” Afera e inceneratorëve, PD ka 5 pyetje për SPAK

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

nga Fast News
14:00 | 17/01/2026
0

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

nga Fast News
13:10 | 17/01/2026
0

20 shprehi ditore që ju bëjnë më të mençur

20 shprehi ditore që ju bëjnë më të mençur

nga Fast News
13:00 | 17/01/2026
0

“BBC -ja dhe Churchilli si leksion historie për RTSH-në”

“BBC -ja dhe Churchilli si leksion historie për RTSH-në”

nga Fast News
12:30 | 17/01/2026
0

Recent News

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

14:00 | 17/01/2026
Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

13:10 | 17/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar