• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Të gjitha

Hetimi për mashtrim/ Donald Trump nuk i përgjigjet pyetjeve të Prokurorit: Ka qëllim politik

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
Hetimi për mashtrim/ Donald Trump nuk i përgjigjet pyetjeve të Prokurorit: Ka qëllim politik
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-Presidenti I SHBA-ve Donald Trump ka zgjedhur t’u përgjigjet me heshtje pyetjeve të Prokurorit të Përgjithshëm të NewYork ditën e sotme, ku ka përmendur të drejtën e shfrytëzimit të Amendamentit të Pestë kundër vetë-inkriminimit në lidhje me hetimin shumëvjeçar të mashtrimeve me bizneset e tij.

Me anë të nëj deklarate të publikuar në rrjete sociale, Trump e ka quajtur hetimin e James si një ekspeditë peshkimi hakmarrëse dhe egoiste dhe pretendon se një gjë e tillë është e përdorur politikisht.

“Rrjedhimisht, nën këshillën e avokatit tim dhe për të gjitha arsyet e mësipërme, nuk pranova t’u përgjigjem pyetjeve në bazë të të drejtave dhe privilegjeve që i jepen çdo qytetari sipas Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara”, tha ai.

Prokurorja e Përgjithshme e Neë Yorkut, Letitia James, ka kërkuar depozitimin për më shumë se gjysmë viti, ndërsa Trump dhe dy nga fëmijët e tij, Donald Trump Jr. dhe Ivanka Trump, kundërshtuan thirrjet e gjykatave të Neë Yorkut.

Ata përfundimisht u urdhëruan të ulen për tu pyetur dhe në fillim të këtij muaji Trump Jr dhe Ivanka Trump u morën në pyetje.
Avokatët e zyrës së James kanë thënë në gjykatë se hetimi i tyre ka mbledhur prova se Trump dhe kompania e tij kanë përdorur “pasqyra financiare mashtruese”, duke rritur aktivitetet ndërsa kërkonin kredi dhe mbulim sigurimesh dhe duke ulur vlerën e tyre për të ulur detyrimin tatimor.

Trump dhe kompania kanë mohuar vazhdimisht të gjitha akuzat për keqbërje.

Avokatët e zyrës së James kanë treguar gjatë seancave të shumta gjyqësore këtë pranverë dhe verë se hetimi është afër përfundimit.

Marrja në pyetje e ish-presidentit vjen në një kohë kur FBI hyri të hënën në shtëpinë e tij në Florida, Mar-a-Lago, duke marrë dokumente si pjesë e një hetimi për trajtimin e materialeve të klasifikuara nga Trump.

Një juri e madhe federale që heton trazirat e 6 janarit 2021, në Kapitol po shqyrton komunikimet midis disa prej aleatëve më të ngushtë të Trumpit dhe të një gjykatësi në Georgia.

Pas

Mëngjesi ideal sipas moshës: Ç’duhet të hani?

Para

Qeveria “fal” tokën në bregdet për hotelet e oligarkëve/ BIRN: Këshilli i Ministrave zbaton çmime shumëfish më të ulëta se ato tregut për të shitur te privatët truallin shtetëror

Të Gjitha

Paraja cash në qarkullim, rekord i ri i eurove dhe lekëve jashtë kontrollit

Paraja cash në qarkullim, rekord i ri i eurove dhe lekëve jashtë kontrollit

nga Fast News
08:00 | 01/07/2025
0

One Albania prezanton ‘One Business Select’:  zgjidhja optimale e bizneseve të vogla dhe të mesme

One Albania prezanton ‘One Business Select’: zgjidhja optimale e bizneseve të vogla dhe të mesme

nga Fast News
17:59 | 30/06/2025
0

Shqipëria thyen rekord në Europë: Nga çmimet më të shtrenjta, largimi i të rinjve, pensionet e ulëta te të ardhurat më të pakta për frymë

Shqipëria thyen rekord në Europë: Nga çmimet më të shtrenjta, largimi i të rinjve, pensionet e ulëta te të ardhurat më të pakta për frymë

nga Fast News
09:30 | 30/06/2025
0

Shqipëria drejt hartës së luksit global në turizëm

Shqipëria drejt hartës së luksit global në turizëm

nga Fast News
09:00 | 30/06/2025
0

Recent News

Paraja cash në qarkullim, rekord i ri i eurove dhe lekëve jashtë kontrollit

Paraja cash në qarkullim, rekord i ri i eurove dhe lekëve jashtë kontrollit

08:00 | 01/07/2025
One Albania prezanton ‘One Business Select’:  zgjidhja optimale e bizneseve të vogla dhe të mesme

One Albania prezanton ‘One Business Select’: zgjidhja optimale e bizneseve të vogla dhe të mesme

17:59 | 30/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar