• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Nuk është mjekësia, ja profesioni më i preferuar i të rinjve shqiptarë vitet e fundit

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
Nuk është mjekësia, ja profesioni më i preferuar i të rinjve shqiptarë vitet e fundit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk është Mjekësia, as Juridiku apo Ekonomiku dega më e kërkuar nga maturantët, por Shkencat Informatike.Trendi i viteve të fundit duket se ka arritur majën këtë vit. Të rinjtë kanë kthyer sytë nga Shkencat Inxhinierike, duke lënë pas degët historikisht të preferuara e lakmuara në masë.Këtë e thonë statistikat e para të kalkuluara më mbylljen e raundit të parë të aplikimeve në universitete.Në fund të muajit priten fituesit e parë të konkurrimit që zgjat deri në fund të majit nëntor më ezaurimin e vendeve që do të kenë mbetur të lira deri atëherë.

PREFRENCAT





Çereku i maturantëve që kanë plotësuar formularin A2 ose më konkretisht 5300 të rinj kanë shprehur dëshirën për të studiuar një nga programet e IT-së: Inxhinieri, Teknologji apo Shkenca Informatike.

“Jo vetëm Teknologjia e Informacionit që ka 2% të aplikimeve më shumë, por edhe degë të tjera inxhinierike kanë një rritje domethënëse”, shprehet drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar (RASH), Arjan Xhelaj, teksa shton se këtë vit si rrallëherë, mjekësia i ka lëshuar stafetën e vendit të parë degëve inxhinierike, duke kaluar në vend të dytë, ndërsa të tretat në listën e preferencave të të rinjve janë degët ekonomike.

“Mjekësia e Përgjithshme ka një rritje duke pasur parasysh që këtë vit janë rritur me 100 kuotat si për mjekësinë dhe për infermierinë. Po ashtu, vijon një interes i mirë për mësuesinë që renditen në rend të katërt. Në rend të pestë janë degë profesionale, degët 2- vjeçare ku kemi 8.2 për qind të aplikimeve”, shton drejtuesi i RASH-it, i cili ka nën administrim portalin “u-Albania” që ndërmjetëson shkollat e mesme me universitetet.

GARA

Përpos ndryshimit të trendit të aplikimeve, ajo që bie në sy sivjet është numri i ulët i kandidatëve për universitet shqiptare, rreth 21 mijë aplikues nga 31 mijë që është numri i maturantëve të këtij brezi.

Nga ky total, 11 mijë prej tyre kanë shënuar në formularin A1 që kanë ndërmend të aplikojnë për studime jashtë vendit, pavarësisht se Qendra e Shërbimeve Arsimore ka deklaruar se vetëm tre mijë prej tyre janë pajisur me diplomë, si dhe kanë legalizuar dokumentet e shkollës së mesme.

Me përfundimin e aplikimeve për raundin e parë, universitetet publike dhe private, kanë nisur përllogaritjen e pikëve për çdo kandidat, referuar rezultateve të gjimnazit, notave të Maturës Shtetërore dhe kritereve të vendosura nga shkollat e larta për çdo program studimi.

Në 30 gusht, universitetet shpallin listën e fituesve përmes portalit “u-Albania”, për të nisur më pas procesin e regjistrimit në shkollat e larta, sipas raundeve të ndryshme që mundësojnë lëvizjen e listës. Risi e këtij vit është fakti që shifrën e aplikuesve janë përfshirë edhe maturantët nga Kosova, të cilët sivjet hyjnë në garë të barabartë me të rinjtë nga Shqipëria./Panorama

Pas

Një gropë plehrash pafund

Para

Rrezikuan të mbyteshin/ Shmanget tragjedia në Shëngjin, shpëtohen 4 persona

Para
Rrezikuan të mbyteshin/ Shmanget tragjedia në Shëngjin, shpëtohen 4 persona

Rrezikuan të mbyteshin/ Shmanget tragjedia në Shëngjin, shpëtohen 4 persona

Të Gjitha

Akti GENIUS dhe revolucioni në tregun e monedhave digjitale

Akti GENIUS dhe revolucioni në tregun e monedhave digjitale

nga Fast News
12:05 | 21/07/2025
0

Akulli më i vjetër në botë do të shkrihet, do të zbulohen sekretet e Tokës 1,5 milionë vjet më parë

Akulli më i vjetër në botë do të shkrihet, do të zbulohen sekretet e Tokës 1,5 milionë vjet më parë

nga Fast News
09:57 | 21/07/2025
0

Kapitali i padukshëm si kërcënim gjeoekonomik

Kapitali i padukshëm si kërcënim gjeoekonomik

nga Fast News
09:44 | 21/07/2025
0

Si ndikon vapa te gjumi? Ja disa këshilla për të fjetur sa më mirë gjatë verës

Si ndikon vapa te gjumi? Ja disa këshilla për të fjetur sa më mirë gjatë verës

nga Fast News
09:31 | 21/07/2025
0

Recent News

Akti GENIUS dhe revolucioni në tregun e monedhave digjitale

Akti GENIUS dhe revolucioni në tregun e monedhave digjitale

12:05 | 21/07/2025
Akulli më i vjetër në botë do të shkrihet, do të zbulohen sekretet e Tokës 1,5 milionë vjet më parë

Akulli më i vjetër në botë do të shkrihet, do të zbulohen sekretet e Tokës 1,5 milionë vjet më parë

09:57 | 21/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar